Apel për qytetarët/ KUJDES nga ky person, prezantohet si “Arseni” dhe hiqet si bashkëpunëtor i Piranjave
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...

Procesi i votimit në Bashkinë e Matit është mbyllur zyrtarisht, duke i hapur rrugë numërimit të votave për të zgjedhur kryetarin e ri. Dita e zgjedhjeve të pjesshme vendore në këtë bashki, u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, por edhe nga akuza për presion ndaj votuesve dhe sfida logjistike që pritet të vonojnë shpalljen e rezultatit.
Sipas të dhënave paraprake nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bazuar në 33 nga 47 qendrat e votimit, pjesëmarrja ka arritur në 38.78%, ose rreth 8,146 votues, një shifër e konsideruar e lartë, në krahasim me bashkitë e tjera. Pas mbylljes së kutive, komisionerët kanë nisur procedurat e vulosjes dhe përgatitjes së materialit zgjedhor për transport drejt KZAZ-së numër 16, të vendosur në Pallatin e Sportit në Burrel. Megjithatë, procesi i numërimit pritet të nisë me vonesë. Terreni i vështirë dhe moti i keq parashikohet të vonojnë mbërritjen e kutive nga zonat më të thella. Konkretisht, kutitë nga zona e Masukthit mund të kërkojnë deri në dy orë e gjysmë për të arritur në qendrën e numërimit, duke shtyrë kështu nisjen e procesit për të gjithë bashkinë.
Gara për drejtimin e bashkisë, e cila do të qeverisë deri në vitin 2027, përfshin tre kandidatë. Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita, Eduard Brahilika, ka hedhur akuza të forta pas votimit. Ai denoncoi presione dhe intimidime ndaj votuesve, duke pretenduar se administrata zgjedhore dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komisione janë punonjës të bashkisë. Brahilika deklaroi se ka ngritur një shtab elektoral për të evidentuar këto shkelje, të cilat do të bëhen publike dhe do t'i referohen organeve të drejtësisë. Në garë janë gjithashtu kandidati i Partisë Socialiste, Altim Boni, dhe një tjetër kandidate e pavarur, Suzana Pasha, e cila më herët ka mbajtur poste drejtuese në forumin e gruas socialiste në Mat. Pasha argumentoi kandidimin e saj me bindjen se Partia Socialiste duhej të kishte propozuar një grua për këtë post.
Tashmë, vëmendja është përqendruar te procesi i numërimit dhe te rezultati final, ndërsa mbetet për t'u parë nëse pjesëmarrja në këto zgjedhje të pjesshme do të arrijë nivelet e zgjedhjeve të vitit 2023, ku në listat e votuesve figuronin rreth 29,292 qytetarë.
Atëherë, jemi sërish në shkollën 31 Korriku, në të cilën ka dy qendra votimi, të cilat i përkasin Bashkisë së Matit. Këtu zyrtarisht tashmë mund të themi që procesi i votimit është mbyllur dhe komisionet e votimit në këto dy qendra po kryejnë procedurat për, le të themi, mbylljen e kutive, vulosjen dhe përcaktimin e fletëve të cilët janë përdorur, për t'u shoqëruar më pas nga kryetari i komisionit dhe sekretari, siç përcakton dhe ligji zgjedhor i përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për t'u shoqëruar më pas nga forcat e policisë drejt KZAZ-së numër 16 këtu në qytetin e Burrelit, e cila është përcaktuar se do të jetë në Pallatin e Sportit.
Ndërkohë, duhet theksuar që në këtë bashki, pikërisht në Bashkinë e Matit, ka pasur, le të themi, një pjesëmarrje të lartë në krahasim me bashkitë e tjera, siç raporton edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të paktën deri në këto momente, teksa janë rifreskuar 33 nga 47 qendra votimi, përqindja e pjesëmarrjes është 38.78%, rreth 8146 votues, ndërkohë që, me sa duket, ka dhe disa qendra të cilat ende nuk janë raportuar. Megjithatë, do të duhet dhe disa kohë që kutitë e votimit të shkojnë drejt KZAZ-së dhe mund të kemi një rifreskim të plotë të pjesëmarrjes dhe të numrit të votuesve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ende është e paqartë se sa kohë do të duhet që këto kuti të mbërrijnë pikërisht në KZAZ-në numër 16 dhe kur do të nisë procesi i numërimit. Nga burime, ne jemi interesuar për të kuptuar se kur mund të nisë ky proces, megjithatë do të ketë ndoshta pak vonesa për shkak të kohës dhe terrenit të vështirë që disa zona të thella të Bashkisë së Matit kanë për të sjellë kutitë e votimit.
Pikërisht bëhet fjalë për zonën e Macukllit, që me sa jemi informuar, do të duhet rreth dy orë apo dy orë e gjysmë për të sjellë kuti drejt KZAZ-së numër 16. Kjo, siç e thashë, për shkak të, le të themi, infrastrukturës rrugore dhe për shkak të motit të keq, i cili ka shoqëruar gjatë gjithë ditës së sotme Bashkinë e Matit. Ndërkohë që në total, e gjithë Bashkia e Matit ka 47 qendra votimi dhe tetë njësi administrative. Qytetarët e kësaj bashkie kanë votuar ditën e sotme për kryetarin e ri të bashkisë, i cili do t'i qeverisë deri në vitin 2027. Ndërkohë që në garë kanë qenë pikërisht tre kandidatë. Një kandidat nga Partia Socialiste, zoti Altin Bojni, i cili ka votuar që mëngjesin e sotëm në qendrën e tij të votimit në lagjen e re në Burrel. Gjithashtu Eduard Brahilika, kandidati i pavarur i mbështetur nga Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i cili pas votimit, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka vënë në dukje atë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike, pikërisht deputetja Denisa Vata, ka evidentuar, presionin dhe intimidimin ndaj votuesve.
Sipas zotit Brahilika, e gjithë administrata në të 47 qendrat e votimit, administrata zgjedhore dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste në komisionet e qendrave të votimit, janë punonjës të Bashkisë së Matit. Megjithatë, ai u shpreh se ka ngritur një shtab elektoral, i cili do të evidentojë të gjitha këto shkelje. Një pjesë e tyre, tha ai, do të bëhen publike, një pjesë tjetër do t'i adresohen organeve të drejtësisë. Ndërkohë, dhe një tjetër kandidate e pavarur, por le të themi që ka dalë nga gjiri i Partisë Socialiste, është pikërisht zonja Suzana Pasha, e cila ka mbajtur postin e kryetares së Forumit të Gruas të Partisë Socialiste në Bashkinë e Matit dhe ajo votoi së bashku me familjen e saj dhe kërkoi që të gjithë qytetarët t'i bashkohen këtij procesi dhe, le të themi, argumentoi dhe arsyen pse vendosi të kandidonte.
Ajo tha se Partia Socialiste, në bindjen e saj, do të kishte vendosur një grua dhe pikërisht zonjën Suzana Pasha si kandidate për këtë bashki, dhe për këtë arsye ajo mori këtë vendim për të kandiduar si e pavarur në Bashkinë e Matit. Megjithatë, Armela, ajo që ngelet, le të themi, kurioziteti pas pa nisur numërimi i votave në këtë bashki, është nëse pjesëmarrja e zgjedhjeve të vitit 2025, zgjedhjeve të pjesshme për këtë bashki, do të arrijë atë të vitit 2023. Megjithëse siç kemi, le të themi, evidentuar dhe më parë, në vitin 2023 ka pasur rreth 29,292 votues në këtë bashki./syri
Kandidati i Pavarur për bashkinë e Cërrikut, Amarildo Hoxha ka vijuar punën e tij si mjek, pasi votoi këtë mëngjes për...
Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena. Në qyt...
Është mbyllur procesi i votimit në 5 bashkitë që sot shkuan në zgjedhje të pjesshme për të zgjedhur kryetarin e r...
Dita e zgjedhjeve lokale në pesë bashki të vendit nuk ka kaluar pa incidente. Raportime të shumta nga terreni tregojnë për shkel...
Largimi i kompanive perëndimore dhe zëvendësimi i tyre me kompani vendase e turko-arabo-kineze favorizon ekonominë klienteliste dhe kontro...
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha ka qenë pjëse e një incidenti të ndodhur pak më parë këtë të diel në...
Në përditësimin e tij të radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka raportuar të dhënat e pjesëmarrjes në zgjedhje...
Për diplomatin Agim Nesho, zgjedhjet e pjesshme vendore që mbahen në 5 bashki të vendit, po tregojnë një pjesëmarrje të...
Reshjet e dendura të shiut kanë përmbytur sot disa zona të Vlorës, duke krijuar kaos në rrugë dhe në disa qe...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në daljen e radhës për mediat, ka deklaruar deri më tani, janë shfaqur vetëm dy problematik...