Flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit në Tërbun të Pukës
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi t&eu...
Dhoma Kombëtare e Avokatisë mblidhet sot për të vendosur hapat që do të ndërmerren kundër rregullores së re t&eum...
Një konflikt i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka përfunduar me një viktimë dhe dy persona t&...
Finlanda ka përuruar një gardh rreth 200 kilometra të gjatë, të ndërtuar në segmente përgjatë kufirit me Rusin&eu...
Qytetarët do të mblidhen sot në shesh për të 101-tën ditë në revoltën e tyre kundër qeverisë së Ed...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në...
Shqipëria është vendi ku ndërtimi zë peshën më të lartë në ekonomi në Europë, por bumi i apartamen...
Tirana vijon të ketë avantazhin më të madh në nivelin e pagave, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, fi...
Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Ne asnjë moment nuk do lindin mosmarrëveshje dhe probleme, prand...
Ish zv/kryeministri bën akuza të forta ndaj kryeministrit Rama duke deklaruar se Rama ka firmosur 'Eko Parkun' për të marrë para fë...

Ndryshimet e reja ligjore për mediat dhe shpifjen, të miratuara nga mazhoranca socialiste, rrezikojnë të instalojnë një mekanizëm kontrolli shtetëror mbi gazetarët dhe të minojnë pavarësinë e medias. Ky është thelbi i kritikave të ashpra, sipas të cilave mazhoranca ka hedhur poshtë një proces njëvjeçar konsultimi me të gjithë aktorët, të financuar nga Bashkimi Europian, për të kaluar një draft që i shërben vetëm interesave të saj.
Sipas deputetes së PD Ina Zhupa që ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, procesi i vërtetë përfshiu një dialog intensiv me mbi 95% të aktorëve mediatikë, shoqatave dhe institucioneve, nga i cili doli një draft i dakordësuar. Ai draft parashikonte vetërregullim për komunitetin e gazetarëve dhe jo regjistrim shtetëror, si dhe fokusohej te siguria e gazetarëve, aksesi në informacion dhe transparenca e pronësisë. Ky proces u braktis nga Partia Socialiste, e cila "preu në besë" të gjithë palët e interesit për të imponuar versionin e saj.
Ina Zhupa: Fillimisht duhet të kuptojmë që është investuar në një proces përpara se të shkonte në ndryshimet në seancën plenare dhe në komision.
Një vit është investuar dhe është financuar nga Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, dialogu për media, ku kanë marrë pjesë, mund të them pa asnjë dyshim, mbi 95% e aktorëve të fortë mediatik, shoqatave, organizatave, institucioneve publike, të Kuvendit të Shqipërisë, për të ardhur në një draft të dakordësuar, i cili nuk kishte vetëm këtë element që diskutojmë ne sot, por kishte disa shtylla, katër shtylla po aq të rëndësishme të dialogut, që bëhej fjalë për sigurinë e gazetarëve, për aksesin e tyre në informacion, për transparencën e pronësisë dhe për vetërregullimin, pra të gazetarëve dhe jo elementët e regjistrimit të tyre.
Ajo që bëri Partia Socialiste, është ajo që di të bëjë më mirë. I preu në besë, hodhi poshtë të gjithë procesin e bërë, edhe si investim i Bashkimit Europian dhe kaloi një draft i cili i shërben vetëm interesave okulte të mazhorancës. Pse? Sepse regjistri në fakt nuk do të thotë asgjë më shumë sesa lista e gazetarëve që janë në borderonë e qeverisë. Po e them, në borderonë e qeverisë, jo sepse detyrimisht të gjithë do të marrin para nga qeveria, por favore, para, shkelje syri. Pra ata të zgjedhurit e mazhorancës për të qenë me statusin gazetar. Që këtu fillon ndarja në ca të nënës dhe ca të njerkës, sepse nuk mund të jetë shteti që përcakton profesionin e gazetarit, kush e ushtron atë dhe kush duhet të jetë i regjistruar dhe kush nuk duhet të jetë i regjistruar. Kjo është një praktikë shumë e rrezikshme dhe një praktikë që u shkon shteteve autokratike.
Nga ana tjetër, përkundrejt rekomandimeve dhe diskutimeve që u bë në proces për një dekriminalizim, dhe e theksoj, depenalizim të plotë, sepse nuk është liçensë për të gënjyer, nuk është liçensë për të shpifur. Kjo është një mbrojtje që i jepet qytetarit, do duhet t'i jepet qytetarit, kujtdo, gazetarit, që shpifja të trajtohet si një padi civile, pra si një problem administrativ dhe jo penal, sepse këtu nuk mund të trajtosh një gazetar me një shkrim me frikën e burgut, me penalitetin e burgut, ndërkohë që nuk ka bërë asnjë krim në ndjekjen e interesit publik.
Pastaj janë munduar që duke bërë këtë veshjen, medemek procesit të dekriminalizimit, të bëjnë dy procese. E para, mos i ngushtojnë asgjë ngjarjeve që ishin, dhe shembulli që mori Fisari me padinë e vet është shembull tipikisht i saktë. Sot janë 77 gazetarë të cilët i kanë paditë dhe në Komisionin Europian dhe Bashkimin Europian diskutohet për ato që quhen paditë SLAPP, pra paditë që përdoren për t'ju mbyllur gojën gazetarëve dhe duke u shtyrë, ja siç po shtyhet me vite procesi i Fisarit, deri për t'i mbajtur nën kontroll. Dhe kjo nuk e zgjidh, pra çfarë bëri ligji? Asgjë. Pra s'po zgjidh problem. Dhe nga ana tjetër, i ngushton më shumë hapësirën, sepse i çon gazetarët drejt një regjistrimi shtetëror, drejt një pakti, në qoftë se mund ta them në thonjëza, për t'u njohur dhe për t'u konvaliduar nga qeveria për atë që janë, që kjo e bën edhe më të kapur dhe më të pamundur gazetarinë e pavarur, gazetarinë investigative, gazetarinë e cila ka për synim të mbrojë interesin publik. Dhe në këtë vend, kryeministri del dhe thotë që është shpifje që nuk ekziston inceneratori i Tiranës, nuk e thotë para 10 vjetësh, e thotë para një jave dhe akuzon gazetaren Klodiana Lala.
Për të kuptuar që ky koncept i shpifjes sipas qeverisë është një koncept shumë evaziv, ndërkohë që edhe kur nuk ekzistonte e dinte gjithë Shqipëria që ke fushë me baltë. Pra krijohet si mjet presioni më shumë sesa si një lehtësim për gazetarët. Dhe këto janë të gjitha arsyet pse ne e kundërshtojmë.
Dhe uroj që fakti që çdo organizatë e medias, çdo organizatë e brendshme, që nga Safe Journalists, tek asociacioni i gazetarëve, dhe të gjithë organizatat ndërkombëtare e kanë kundërshtuar, uroj që ta çojnë drejt presidentit të Republikës dhe të kemi një qasje për ta rikthyer Kodin Penal, presidenti i Republikës në Kuvend, në mënyrë që të bëhet një dekriminalizim i plotë i shpifjes, në shërbim të gazetarëve, në shërbim të interesit publik, por edhe në shërbim të qytetarëve sepse me të drejtë e kanë asociuar si një ligj që është për shkak të detyrës, pra sikur të shpif vetëm se je gazetar, ndërkohë që mund të jenë dhe rrethanat të caktuara të mospasjes së informacionit të plotë, për të cilët ti mund të shkohet drejt një informacioni të pasaktë të dhënë në publik.
Nga Giorgio Liuzzo – La Sicilia Sot në Palermo, në selinë e Asamblesë Rajonale të Siçilisë , u mbajt ...
Moti i keq që ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej pasdites së të mërkurës ka shkaktuar probleme në lundrim...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar përmes një videoje në rrjetet sociale kolapsin e shërbimeve digjitale t&...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e djeshme në urën e Spatharit në Vaun e Dejës, ku një automjet përfundoi në li...
Kodra mbi qytetin e Laçit, pranë kishës së Shna Ndout, vazhdon të jetë e zhveshur nga pyjet për shkak të zjarreve t&...
Prokuroria e posacme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë për ish-kryeprokurorin e Sarandës Kledian Llaho. Fajtor u gj...
Princ Leka ka kujtuar mamanë e tij të ndjerë me një postim prekës në ditën e saj të lindjes. Teksa kaq shpërndar...
Procedohen dy shtetase braziliane, të cilat kishin përshtatur apartamentin për ushtrim prostitucioni. Policia bën me dije se ka nisur pro...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do të shitet me 81.5 lekë. Nd...
Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se...