VIDEO/ Denoncimi: Në plazhin e Tales në Lezhë vendosen kamera që regjistrojnë edhe zërin
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Një qytetar ka ngritur shqetësime në redaksinë e “Piranjat news”, se në plazhin e Tales në Lezhë, janë vendo...
Gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes zona e Gjirokastrës është përfshirë nga moti i keq me reshje intensive dhe s...
Të shtunën një protestë kombëtare është paralajmëruar sërish ditën e sotme përpara Kryeministrisë. S...
Një çift nga Birminghami është dënuar pasi në banesën e tyre u gjetën kanabis dhe një shumë e madhe parash...
Pankartat me mesazhe ironike dhe kritika ndaj qeverisë kanë spikatur edhe në protestën e 26-të radhazi për largimin e kryeminist...
Pas organizimit të protestuesve në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka nisur marshimi drejt Kryeministrisë. Sot mbahet ...
Nga Lutfi Dervishi Nuk ka asnjë përgjigje zyrtare për pyetjen e thjeshtë: pse po protestojnë qytetarët? Por ka katër narrati...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestat dhe debatet pë...
Ish- deputeti socialist Piro Lutaj, ka replikuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një dokument duke e ...
Surpriza më e madhe e fazës në grupe të këtij Botërori është padyshim Meksika. Një nga tre vendet organizator...

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në një dalje për mediat foli për çështjen e kriminalitetit në vend, rastet e dekonspirimeve në radhët e policisë si dhe për deklaratën e prokurorit italian Roberto Rossi.
Ky i fundit deklaroi se “mafia shqiptare është më e rrezikshme në Europë, paratë i pastrojnë në Shqipëri dhe kanë kontroll mbi strukturat institucionale”.
Gjatë fjalës së tij, Lamallari tha se ka pasur raste të dekonspirimeve në radhët e policisë, ndërsa shtoi se janë marrë masat e nevojshme ligjore për ngjarje të tilla.
Po ashtu ai tha se termi ‘mafie’ nuk i përkon realitetit shqiptar, ndërsa shtoi se të tilla epitetet nuk i shërbejnë për mirë vendit.
“Fakti që unë raportova në parlament një rritje me 61% të evidentimit të veprave penale në fushën e krimit kibernetik, varet se si e interpreton, si rritje të forcës goditëse, apo rritje të kriminalitetit. Unë e di që ajo që kërkohet, është që të bëhet më shumë transparencë, të ketë më shumë personal, por nuk duhet të interpretohet sikur ka më shumë kriminalitet. Se nuk është ashtu. Sa i përket të shumëkërkuarve, raportohet se vitin e shkuar kemi pasur një rritje me 110 % të kapjes dhe vënies para drejtësisë të personave të kërkuar nga drejtësia. Nëse shkojmë me logjikën e parë, i bie kemi më shumë të kërkuar, por në fakt kjo është tregues i rritjes së forcës së goditjes. Sot shoh më shumë drejtësi, kur këta të shumëkërkuar vihen para drejtësie. Sa i përket elementit të dekonspirim, nuk mund ta mohoj që të ketë pasur raste të tilla. Por me rëndësi është që të çohet para drejtësisë çdo kush që ka dekonspiruar. Ka pasur disa raste, kur kam qenë dhe në ministrinë e Brendshme, kur punonjës të policisë kanë ndarë informacione të ndaluara me persona të inrkiminuara, masat kanë qenë të menjëhershme. Përjashtim nga radhët e policisë dhe çuarja para ligjit. S’do të toleroj raste të tilla.
Për pyetjen e tretë dua ta them me kuptim të plotë; përdoromi i termit ‘mafie’ mund të jetë shumë sensitiv, që shet për median, por nuk është korrekt. Pasi i referohemi ligjit shqiptar dhe atij ndërkombëtar, përdoret vetëm termi; grup i strukturuar kriminal. Termi mafie, vjen nga vendi fqinj, Italia, dhe ka elementë social-kulturor, si në rastin e Palermos. Termi mafie në përdorimin e termit shqiptar, është i gabuar. Termi më korrekt do të ishte rrjet kriminal. Përtej ndershmërisë apo etiketimeve që shesin në raportet akademike apo mediatike, nuk është korrekte. Sa i përket grupeve kriminale shqiptare që veprojnë me ato italiane apo të vendeve të rajonit dhe BE, janë njohur dhe nga autoritetet shqiptare dhe raportet e tjera ndërkombëtare. Por duhet të jemi të kujdesshëm me etiketime të tilla apo me postime që citohen sa i takon sigurisë së vendit. Ata që janë ekspertë e dinë se cilët janë termat korrektë. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos të lejojmë të etiketohet Shqipëria dhe shqiptarët me të tilla epitete. Këto duhet t’i përkasin të shkuarës. Ashtu siç ka qytetarë nga e gjithë bota pjesë e krimit, ka dhe shumë shqiptarë të ndershëm, që arsimohen dhe punojnë në mënyrë të ndershme kudo.”, tha ai.
Ministri i Brendshëm Besford Lamallari, është pyetur sot nga gazetarët ndërkohë ë mbante një konferencë mbi proce...
Policia e Tiranës, pas një hetimi 3-mujor, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka goditur një rast të shfrytëzimit të ...
Vetëm pak minuta më parë është rrethuar përsëri vendngjarja në fshatin Bulgarec të Korçës, për n...
Çmimi i Platts Gasoil CIF (USD/TON), një çmim reference ndërkombëtar për naftën (diesel/gasoil) që përdoret n...
Alarmi i Bashkimit Europian për largimin e menjëhershëm nga tregu të qumështit Aptamil, i cili ka rezultuar i kontaminuar me toksin&e...
Policia e Korçës po heton rrethanat e vdekjes së një 78-vjeçari, i cili është gjetur pa jetë në banesën ...
Klotilda Bushka, një nga të pandehurat e dosjes “Veliaj” ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Avokati Henrik Ligori deklaroi se Klo...
Shqipëria është në alarm pasi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë paralajmëroi për kërcënime t&e...
Seanca në themel për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë është shoq&...
Në vitin 2018, Hamza Kazazi trokiti në zyrat e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, ICMP, me shpresën se ardhja n&eum...