Mediat greke shkruajnë sot se nga ana e policisë shqiptare është ushtruar kontroll në banesën e prindërve të 45-vjecarit Dhimiter Meci, i arrestuar në Greqi si pjesë e një grupi vrasësish me pagesë. Sipas mediave greke, gjatë kontrollit, në banesë është gjetur vetëm nëna 84-vjecare e tij, ndërsa dhoma e Dhimiter Mecit është gjetur e mbyllur me celës.
Gjatë kontrolleve janë gjetur 2 Kallashnikovë, 1 pistoletë automatike e mbështjellë me plastmas, dhjetra fishekë disa prej të cilave brenda qeseve me oriz dhe 5 krehëra Kallashnikovi. Sipas mediave greke, këto armë dyshohet se do kalonin ilegalisht kufirin për në Greqi.
Media greke ka publikuar dhe foto të armëve të sekuestruara gjatë operacionit, ku duken edhe mbishkrime shqip si “PUSHK DHELPRA RUSE” apo “TT RUSE”. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për armë të sekuestruara në Greqi apo Shqipëri, pasi nga autoritetet shqiptare nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për shtyp.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se policia greke dyshon se grupi prej 4 shqiptarësh e 4 grekësh, ishte pregatitur për kryerjen e një atentati ndaj një mafiozi grek në Pirea, ndoshta rreth Krishtlindjeve, ish bashkëpunëtor i Mihali Zampounit, i ekzekutuar më parë në atentat. Sipas burimeve, ata e kishin ndjekur viktimën e rradhës dhe po planifikonin goditjen, ndoshta me një nga armët e gjetura në një apartament në Marina Zeas të Greqisë.
Po ashtu, policia ka zbuluar se i njëjti grup, vec tentativës së vrasjes së Jani Lalës dhe djegies së një karburanti, ishte autor edhe vjedhjes së një automjeti në 22 korrik 2025, të cilit i kishin vendosur targa false.
Kujtojmë se gjatë operacionit të dy ditëve më parë, ranë në pranga Dhimiter alias Dhimo Meci, 45 vjec nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, Fatjon alias Fatjion Prendi, 39 vjec nga Lezha, Andrea Brokeri, 32 vjec nga Himara dhe u shpall në kërkim Vasil Theohari, 31 vjec nga Krongji i Finiqit. U identifikuan si pjesë e grupi edhe 4 grekë, disa prej të cilëve u arrestuan.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
11 Dhjetor17:12
Trafik narkotikësh, Gjykata e Posaçme dënon dy të pandehur me 10 vite burg (Emrat)
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në çështjen e vitit 2023 lidhur me narkotikët. N&eu...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:55
Trafikun 2.4 ton marijuanë dhe heroinë, GJKKO vendos për Rexhep Rrajën dhe 9 të tjerë
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të pranojë kërkesën e SPAK për vazhdimin e ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:53
Klodian Braho, kreu i ri i SPAK/ Ja anëtarët e KLP-së që e zgjodhën, zbardhet lista e votimit
Prokurori Klodian Braho është zgjedhur drejtuesi i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizu...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:49
Video/ Me gotë në çantë, kreu i ri i SPAK.. Çfarë nuk u pa në mbledhje?
Edhe pse tanimë, Klodian Braho është kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke q...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:46
Skandali Elbit/ Rama kontratë sekrete qindra milionë dollarë më kompaninë e pezulluar nga NATO për korrupsion
Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:43
Bushkolaj: Krimi ka kapur parlamentin, emri i Ramës emërues i përbashkët në dosjet e SPAK
Kandidati Klodian Braho ka marrë shumicën e votave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke u zgjedhur drejtuesi i ri i Pr...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:37
JJepnin para me fajde nga burime kriminale në“Exchange”/ Arrestohen 3 persona, 1 në kërkim
Në 2 subjekte “Exchange”, në Tiranë dhe në Gjirokastër, jepnin me fajde, para me burime kriminale, arrestohen 3 shtetas (nd...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:36
Goditen dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër/ Tre të arrestuar, një në kërkim
Policia ka goditur dy ‘Exchange’ që jepnin para me fajde në Tiranë e Gjirokastër. Gjatë operacionit u vunë n&e...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:31
Del foto/ Ky është Muçi Shaljani që mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit
Muçi Shaljani (Sheqeri) i cili mbeti i plagosur në atentatin e regjistruar këtë pasdite në Rinas dyshohet të jetë agjent ...
AKTUALITET
11 Dhjetor16:30
'Na duhet një Shqipëri e sigurt edhe për turistët tanë', deputeti polak: Ju mbështesim në procesin e integrimit
Shqipëria është në një moment kyç të rrugëtimit drejt Bashkimit Europian, ndërsa Polonia, vend që ka kalua...