'Rama jepe dorëheqjen'/ Protesta kundër qeverisë në ditën e 62-të, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Qindra qytetarë u mblodhën këtë të premte në Tiranë, ku po zhvillohet protesta e 62-të radhazi kundër qeverisë...
Nga sheshi i protestës në ditën e 62-të, doli në podiumin para Kryeministrisë edhe një studente. Ajo akuzoi qeverinë jo...
Protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e saj të 62-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar t&...
Protesta kundër qeverisë është sot në ditën e saj të 62-të, duke shënuar mbi dy muaj mobilizim të pandërp...
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodepute...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi i është drejtuar selive diplomatike në vend dhe institucioneve ndërkombëtare p&...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Interi është gati për provën e parë të madhe të kësaj vere. Të shtunën, zikaltrit do të përballen ...
Një skemë e posaçme vizash po u mundëson shtetasve turq të hyjnë më lehtë në 12 ishuj grekë të Egjeut...
Edhe banorët e Divjakës, kanë dalë kundër propozimit të mazhorancës, për shkrirjen e bashkisë me bashkinë e ...
Pas gati dy vitesh kërkimesh, duket se i ka ardhur fundi misterit të zhdukjes së Mark Joris, 72-vjeçarit nga Mortsel i Belgjikës, i cili humbi gjurmët në shtator të vitit 2024 gjatë një ekspedite malore në Shqipëri.
Mbetjet mortore dhe sendet personale të tij janë gjetur gjatë fundjavës në një shpat mali në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe pse analiza e ADN-së ende nuk ka përfunduar, familjarët dhe burime pranë çështjes bëjnë me dije se ka shumë gjasa që ato t’i përkasin turistit të zhdukur belg.
Mark Joris ishte nisur më 11 shtator 2024 nga Peshkopia, për të përshkuar itinerarin malor High Scardus Trail, një rrugë e gjatë ecjeje që shtrihet në zonën kufitare mes Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Më 15 shtator, gjatë etapës së 19-të dhe të fundit të udhëtimit, ai humbi çdo kontakt dhe prej tij nuk pati më asnjë gjurmë.
Zbulimi u bë nga policia kufitare e Maqedonisë së Veriut, e cila gjatë një operacioni tjetër kërkimi gjeti mbetjet mortore dhe sendet personale në një terren të thepisur malor, mes zonës së njohur si Black Stone (pika kufitare E33) dhe liqenit Podgoreçko. Sipas autoriteteve, pranë vendit të ngjarjes u gjetën edhe çanta e shpinës, tenda, thesi i gjumit, një këpucë për ecje malore, një kapele dhe dy telefona celularë.
“Hetimi me ADN është ende në vijim, por ka prova të forta që tregojnë se bëhet fjalë për personin e zhdukur”, tha Lieselotte Claessens nga Prokuroria e Antverpit.
Autoritetet kanë mundur gjithashtu të lidhin një nga telefonat e gjetur me Mark Joris përmes numrit IMEI, një kod unik identifikues i pajisjeve celulare. Pas zhdukjes së tij, për gjetjen e 72-vjeçarit u angazhuan shërbimet lokale të emergjencës, ndërsa edhe familjarë e miq të tij udhëtuan drejt Shqipërisë për të ndihmuar në kërkimet.
Sipas të dhënave të publikuara, gjatë operacioneve të mëparshme ata kishin kaluar shumë pranë zonës ku më vonë u gjetën mbetjet e tij.
Mark Joris, banues në Mortsel, ishte pensionist dhe një pasionant i ecjeve malore. Përpara pensionimit, ai kishte qenë për shumë vite trombonist në orkestrën Brussels Philharmonic. Gjithashtu kishte drejtuar Orkestrën Harmonike të Edegem dhe kishte qenë pjesë e bandës muzikore 't Akkoord në Borgerhout.
Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Mallakastër, duke përfshirë një zonë pranë qendrës s&e...
Pas disa orësh marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protestuesit janë rikthyer sërish në bulevardin “Dëshm...
Pas protestës në Poliçan dhe thirrjes së qytetarëve të Maliqit, edhe qytetarët në Bashkinë Dimal kanë bë...
Pas protestës së banorëve të Poliçanit, një tjetër bashki në juglindje të vendit ngre zërin kundër re...
Një qytetar ka dërguar në redaksinë Piranjat news një denoncim, ku pretendon se në Rajonin 1 të Bashkisë Berat, pran&e...
Një tjetër tender me hije të forta dyshimi dhe pa asnjë konkurrencë reale është mbyllur pranë shoqërisë shtet&...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka propozimin e opozitës për kërkesën e 100 njësive vendore, duke e cilë...
Kryetari i Partisë Socialiste në Poliçan, Erion Zylyftari, ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i degës së partisë, duke shp...
Qindra banorë të Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara Qendrës Kulturore për të protestuar kundër plani...
Një video e publikuar nga Gjiri i Lalzit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi në pamje duket një fenomen i pazakont...