Horoskopi/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me personin qe keni ...
Një person që prezantohet me emrin "Arseni" po kontakton qytetarë duke pretenduar se është bashkëpunëtor i emisionit investig...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit të Shteteve të Bashkuara ka miratuar me votim 19-3 emërimin e Eric Wendt si Amb...
Berlini dhe Parisi, në një dokument joformal, i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian që të hartojë propozime për t...
Mijëra qytetarë para kryeministrisë kanë shpalosur pesë kërkesat për qeverinë. "Dorëheqjen e të gjith&eum...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta Kujtim Cakrani ka lëshuar akuza të rënda lidhur me trajtimin e klientit të tij gjatë procesit gjyqësor, duke pretenduar se ai po mbahet i mbyllur në një “kafaz qelqi” në shkelje flagrante të të drejtave themelore. Sipas tij, kjo praktikë është “mesjetare” dhe përbën një akt persekutimi, ndërsa ka drejtuar gishtin drejt kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar se po ndjek një agjendë personale.
Në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri tv, avokati shpjegoi se ka paraqitur një kërkesë zyrtare, ku kërkon që ish-Presidenti të mos mbahet i izoluar në kafazin e qelqtë. “Kjo nuk lejohet as nga Kushtetuta, as nga Konventa Evropiane,” deklaroi ai, duke shtuar se një masë e tillë i mohon të pandehurit komunikimin konfidencial me mbrojtjen dhe cenon privatësinë e strategjisë ligjore.
Duke e cilësuar situatën si një regres të thellë për standardet e drejtësisë, avokati tha se “Edhe Enver Hoxha nuk i mbyllte kundërshtarët politikë në kafaz,” tha ai, duke kujtuar se edhe në gjyqet e profilit të lartë në vitet '90, të akuzuarit nuk ishin të izoluar në këtë formë. “Sot në vitin 2025, presidenti, kryetarë bashkish, deputetë e ministra mbyllen në kafaz. Kjo është anormale dhe tregon se drejtësia në këtë vend ka marrë fund,” theksoi ai.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri ai ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në procesin gjyqësor nëse Meta nuk lejohet të ulet pranë avokatit të tij, duke e quajtur këtë një “betejë ligjore për liri dhe të drejta”.
Sipas Cakranit, problemi thellohet edhe nga pengesat procedurale. Ai bëri të ditur se dosja voluminoze prej 70,000 faqesh i është dorëzuar në formë digjitale, por Meta nuk ka asnjë mundësi ta aksesojë atë nga paraburgimi, ku nuk lejohet as telefoni, e jo më një kompjuter. “Imazhi i madh i Ilir Metës me pasuri përrallore nuk ekziston dhe SPAK tani nuk di çfarë të bëjë,” shtoi ai me ironi.
Në vijim, avokati zbuloi atë që e quajti një skemë politike për shkatërrimin e opozitës, e njohur si “Trekëndëshi i Bermudës”. Sipas tij, i gjithë procesi kundër Metës është një agjendë personale e Altin Dumanit, në bashkëpunim me ish-ambasadoren Yuri Kim dhe aktorë të tjerë. “Qëllimi ishte të goditej Sali Berisha dhe Ilir Meta, të mbahej në pushtet Lul Basha dhe më pas ndoshta të goditej edhe Edi Rama,” deklaroi ai, duke e pozicionuar çështjen si një përplasje të pastër politike dhe jo si një akt drejtësie.
Kujtim Cakrani: Meta komunikon me avokatin, ai përgjohet sepse ka aparaturë dhe i mohohen liritë themelore. Dhe kushtetuta, por edhe Konventa Europiane e ka të ndaluar, sepse këtë e quan, e quan këtë moment, e quan moment persekucioni.
Dhe unë i kam bërë një kërkesë, dhe pres në datën 22 që kemi seancën, që të shqyrtohet, ku i kam thënë, Presidenti nuk duhet të mbyllet në dhomën e qelqtë, në kafazin e qelqtë, sepse nuk e lejon kushtetuta dhe konventa. Dhe ka mbështetje të bazuar këtë. Ligji ynë nuk e lejon që ti ta mbash personin të mbyllur në një kafaz me qelq dhe ai mos ketë asnjë të drejtë gjatë gjykimit të tij të komunikojë me avokatin. Unë dua t'i them një fjalë, ai duhet të më thotë një fjalë, pra të jetë konfidencialiteti, privatësi që mos të dëgjohet nga, pra, strategjia e mbrojtjes. Ndërkohë që këtu nuk lejohet dhe ata tani kanë mbetur dhe nuk dinë çfarë përgjigje të japin, sepse mbyllja e të pandehurit, e qytetarit në kafaz është e mesjetës Flavio. Nuk ka sot në Europë që një qytetar të gjykohet, të hetohet, një president republike të hetohet, të gjykohet në kafaz. Në kafaz e ka përdorur ISIS para shtatë vitesh. Edhe Enver Hoxha po të shikoni gjyqet, kundërshtarët politikë nuk i mbyllte në kafaz më.
Kujtim Cakrani: Janë bërë gjyqe këtu në 93-shin, 94, Fatos Nano dhe grupi i gjithë atyre banditëve, sa ishin ata, janë 70-80 ish-zyrtarë të lartë, të gjithë u dënuan për krime kundër njerëzimit. Gjithë krimet kundër njerëzimit, u dënuan krime të rënda,? Besoj se i dini. Dhe ata nuk u mbyllën në kafaz më. Ishin aty, në atë bankë me avokatët, flisnin, pinin dhe Coca-Cola po të deshe ti, ua jepnin dhe këtë luks dhe vazhdonin, vazhdonin gjyqet pra. Sot në vitin 2025, 2025, sot mbyllet presidenti, kryetar i bashkisë, deputetët, ministrat që hetohen, që janë në paraburgim, mbyllen në kafaz. E kupton? Dhe unë i kam bërë kërkesë, ndoshta jam avokat i çmendur se kështu të quajnë këta, edhe kolegët. Po kjo është një e drejtë kushtetuese o Flavio. Sepse nuk mund të bësh një proces të rregullt ligjor thotë Gjykata Evropiane dhe është një shkelje e procedurës. Ja kjo është. Dhe ne tani nuk bëjmë proces gjyqësor, nëse ata nuk do ta nxjerrin presidentin, që ai të ulet me avokatin.
Kjo është betejë ligjore Flavio, është betejë për liri dhe për të drejta, sepse në këtë vend është themelore kjo punë. Ka marrë fund këtu drejtësia në këtë vend. Dhe ai gjyqtari, ose ai, në momentin që ju do vini në sallë të gjyqit të shikoni procesin gjyqësor, do shikoni një president të mbyllur në kafaz më. Është normale kjo apo është anormale? Ma shpjegoni pak. Jo presidenti, por çdo lloj qytetari që nuk përbën rrezikshmëri. Sepse ok, dakord, një që bën rrezikshmëri të lartë shoqërore, s'mund të rri aty se mund të kryejë veprime. Ok, do ta mbyllësh, pra ta izolosh. Po jo presidentin, mor. Tani që këtu ka marrë fund drejtësia. Që në këtë moment ka marrë fund drejtësia.
Flavio Qarri: Në ç'pikë është procesi Meta aktualisht?
Kujtim Cakrani: Është në pikën që jemi në seancën paraprake, kërkesën për gjyq, e cila nuk ka kaluar akoma, s'kemi bërë asnjë seancë gjyqësore, për shkak se, sepse prokuroria nuk i ka vendosur në dispozicion aktet, provat presidentit, edhe ne kemi kërkuar këtë. Ata më i kanë vendosur mua në mënyrën dixhitale, pra në mënyrën me CD dhe por presidenti nuk i njihet sepse ai nuk ka kompjuter atje, as s'flet dot në telefon, imagjino të ketë kompjuter që të hapi CD-të dhe të kontrollojë, të kontrollojë dosjet, 70.000 faqe, 134 fashikuj. Edhe miun e shtëpisë e kanë pyetur se mos kishte pasuri, e kupton? Ato pasuritë e famshme që thoshin këta në Angli, në këtë... ku di gjë unë, në çfarë ishujsh, artikujt që kishte gazetat e ndryshme, edhe i kanë marrë këta dhe i kanë ashtu, i kanë kontrolluar. Tani këtyre ju ka mbetur dopjo gjashta në dorë sepse ai imazhi i madh i Ilir Metës që kishe aq e kishe kaq, nuk ekziston më dhe kështu që SPAK-u tani nuk di çfarë të bëjë më. Dhe nuk ka formuluar akoma, nuk...
Flavio Qarri: Nuk po gjen rrugën e daljes?
Kujtim Cakrani: Jo, nuk po e gjen dot rrugën e daljes se duhet të iki Altin Dumani. Altin Dumani ka qenë problemi i kësaj historie. Pra, zoti Meta nuk... Ka qenë agjendë personale e Dumanit?
Flavio Qarri: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo?
Kujtim Cakrani: Ka qenë agjendë personale e Dumanit kjo. Edhe më vjen keq për ata dy prokurorët e tjerë, zoti Kraja dhe zotin Kllapi sepse ata, për mend, gjykimin tim...
Flavio Qarri: Kanë dhënë sinjale që mund të tërhiqen?
Kujtim Cakrani: Jo, jo, ky është gjykimin tim, ne jemi edhe psikolog tani, që kuptojmë edhe çdo veprim të prokurorit. Më vjen shumë keq edhe për ata, të cilët kanë rënë pre e grackës së Dumanit, Yuri Kim edhe të gjithë atyre bandës që kishte qëllimin të shkatërronte, të fuste zotin Meta në burg. Pra ta merrte ta arrestonte. Jo përgjegjësi penale, se përgjegjësi penale ishte dakord që të vente, por jo në këtë masë, në këtë lloj mënyre inkuizicioni, që të arrestohej, të tërhiqej zvarrë, të mbaje paraburgim.
Flavio Qarri: Cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj?
Kujtim Cakrani: Qëllimi ishte të shkatërronte opozitën, goditën Sali Berishën, goditëm Ilir Metën, do ndërtonin, do mbanin në pushtet Lul Bashën dhe, iksin, ypsilonin, dhe më pas pastaj mund të godisnin dhe Edi Ramën. Pra ka qenë një skemë kjo, besoj se Lul Basha ju kujtohet, çfarë thoshte trekëndëshi i Bermudës, dhe trekëndëshi i Bermudës ka qenë qëllimi për të goditur dhe u goditëm. Besoj se jemi të qartë, Fatmir Mediu është në ndjekje penale. Jo ndjekje penale, ka mbaruar, është në gjyq ai, Fatmir Mediu do ta dënojnë këta, në gjykimin tim.
Në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë po zhvillohet sot dëgjesa publike që do të përcaktojë ...
Kandidati për kreun e ri të SPAK, Adnan Xholi ka shpalosur programin e tij për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Para të...
Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa në Bashkimin Europian “Menaxherët e shitjeve, marketingut ...
Votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK do të zhvillohet me një procedurë të ndryshme nga herët e tjera. M&eum...
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që do të konkludojë me zgjedhjen e kreut të ri të Pro...
Dhimitër Meçi Armë, plumba dhe karikatorë u gjetën në shtëpinë e shqiptarit Dhimitër Meçi, i njohur s...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zgjedhë këtë të enjte kreun e ri të Strukturës së Posaç...
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm pranë urës së Telit, në njësinë administrative ...
Ritmet e rritjes së pagave janë ngadalësuar ndjeshëm gjatë këtij viti, ndryshe nga 2024-a, kur ato shënuan përmirë...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje (11 dhjetor) në aksin Fier- Levan në vendin e quajtur “ Kthesa ...