AKTUALITET

"METE" u bë "Meta"/ Avokati i Ilir Metës: Ja si u ndryshua qëllimisht dëshmia e Josef Hejsek

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Prill 2026, 12:41

"METE" u bë "Meta"/ Avokati i Ilir Metës: Ja si u

Mbrojtja e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka paraqitur fakte të reja në lidhje me çështjen e shumëdebatuar CEZ-DIA, duke pretenduar se Prokuroria po anashkalon prova thelbësore që dëshmojnë pafajësinë e tij.

Avokati Kujtim Cakrani, në një dalje publike, ka zbardhur pjesë nga dëshmia e një prej përfaqësuesve kryesorë të kompanisë çeke CEZ, e cila hedh poshtë të gjithë konstruktin e akuzës.

Në qendër të argumentit të mbrojtjes qëndron dëshmia e dhënë në vitin 2011 nga shtetasi çek, Jozef Hejsek, një prej drejtuesve të CEZ në Shqipëri.

Sipas avokatit Cakrani, Hejsek ka deklaruar para prokurorit të çështjes se përzgjedhja e kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve ka qenë një proces tërësisht transparent.

Ai ka shpjeguar se vendimi nuk ishte i menjëhershëm, por erdhi pas shqyrtimit të disa propozimeve të ndryshme që kishin mbërritur deri në selinë qendrore të CEZ në Pragë.

Më tej, në dëshminë e tij, përfaqësuesi i CEZ ka theksuar se i gjithë procesi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e bordit, ku pjesëmarrës ishte edhe shteti shqiptar. Kjo, sipas mbrojtjes, tregon se pala shqiptare, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë së asaj kohe, ka qenë në dijeni të plotë të procedurave.

"Përzgjedhja e DIA ka qenë gjithmonë transparente", citohet të ketë thënë Hejsek, një deklaratë që, sipas avokatit Cakrani, është anashkaluar qëllimisht nga organi i akuzës.

Avokati ka akuzuar prokurorët për keqinterpretim të fakteve. Ai vuri në dukje se në transkriptimin e dëshmisë përmendet termi "Mete", (Ministria e Ekonomisë Transportit dhe Energjitikës të asaj kohe ka qenë në dijeni të procedurave) të cilin prokuroria e ka lidhur direkt me Ilir Metën, duke e paraqitur si personin që ka lidhur kontratën.

Mbrojtja argumenton se ky është një interpretim i gabuar dhe keqdashës, pasi dëshmia i referohet ministrisë përkatëse dhe jo individit.

Sipas avokatit, provat tregojnë se kontrata ishte një marrëveshje mes dy subjekteve private, CEZ dhe DIA, dhe vendimi u mor nga bordi drejtues i kompanisë çeke pas një procesi transparent përzgjedhjeje.

“Në daljen e kaluar, ne folëm për dëshminë e zotit Dritan Prifti, për veprimet e zotit Dritan Prifti si ministër i ekonomisë së kohës dhe dijeninë, firmosjen dhe angazhimin e tij që të lidhej kontrata ndërmjet ÇEZ-it dhe DIA-s dhe sot po vazhdoj me publikimin e fakteve të reja.

 Në çështjen ÇEZ-DIA janë përfshirë, pra, në hetimin e maturuar, janë përfshirë edhe, janë pyetur në cilësinë e personave që ka dijeni në procesin ndaj Kastriot Ismailajt, janë pyetur edhe Jozef Hejsek dhe Peshkash, të cilët janë dy përfaqësuesit kryesorë të ÇEZ-it në Shqipëri.

Ne, dëshmia e tyre është shumë, shumë e rëndësishme, dëshmi të cilën organi i akuzës nuk e ka pasqyruar në asnjë rresht të akuzës së tyre, të kërkesës për gjykim, por besojmë që edhe në kërkesën, edhe gjatë çështjes së themel, nuk do t'i pasqyrojë sepse ato tregojnë realitetin, pasqyrojnë të vërtetën, si është lidhur kontrata e ÇEZ-it me DIA-n dhe kush kanë qenë arsyet, kush kanë qenë bashkëpunëtorët dhe kështu me radhë.

Nisur nga kjo, ne kemi nxjerrë nga nga dosja, dëshminë e shtetasit Jozef Hejsek, e vënë kjo në vitin 2011, në datën 20 dhjetor, përpara prokurorit të çështjes, Ndini Tavani, prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Pasi ai është pyetur, është njohur me anë të përkthyesit dhe janë bërë, i janë vendosur në dispozicion të drejtat e tij që gëzonin procedurale që ka një një person, një dëshmitar, ai është pyetur për siç është lidhur kontrata ndërmjet ÇEZ-DIA dhe kush janë personat të cilët kanë qenë aktivë dhe kanë pasur interesin për ta lidhur këtë kontratë.

Në një pyetje, në pyetjen që ka bërë prokurori thuhet, ë, jeni, ju flisni për një kontratë për identifikimin e debitorëve të, pra, të ÇEZ-it në Shqipëri.

Përgjigja është, bazuar në këtë kontratë, ne vendosëm që kjo kompani të vazhdojë duke u bazuar në propozimet e tyre për mbledhjen e borxheve. Kjo ishte gjithmonë nën mbikëqyrjen e bordit mbikëqyrës, ku pjesëmarrësi ishte shteti shqiptar, ishte gjithmonë i pranishëm.

Kështu që përzgjedhja e DIA ka qenë gjithmonë transparente. Përzgjedhja e DIA-s, pra përzgjedhja që kanë bërë ÇEZ-i me DIA-n ka qenë gjithmonë transparente, thotë Jozef Hejsek. Me të gjithë të dhënat e njohura për Ministrinë e Ekonomisë, Transportit dhe Energjetikës së kohës dhe është cituar këtu Mete.

Po këtu ka një problem, sepse duke qenë se Prokuroria e shkallës së parë, pra prokurori që e ka pyetur zotin Hejsek, nuk e ka cituar Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës e kështu me radhë, po e ka cituar shkurt Mete.

Dhe prokurorët, sa nga padijenia, sa nga keqdashësia ose nga diabolizmi që ata që kanë, e kanë cilësuar që kontrata është lidhur nga Mete, pra nga Meta. Pra, kanë cituar sikur kontratën e ka lidhur vetë zoti Meta, që kjo tashmë nuk është, nuk është e vërtetë.

Në 21 shkurt 2011, bordi miratoi vendimin e bordit drejtuesve për në, për ngarkim të DIA-s mbi mbledhjen e borxheve. Pyetje, a e kujtoni cili ka qenë personi konkret që ka bërë propozimin për këtë shoqëri? Pra, kush ka qenë personi konkret që ka bërë propozimin për të lidhur kontratën ÇEZ-i me DIA-n? Dhe përgjigja e zotit Hejsek ka qenë, nuk më kujtohet personi konkret dhe disa propozime kanë shkuar, kanë shkuar edhe në Pragë.

Pra, nuk ka qenë vetëm një propozim, por kanë qenë disa propozime dhe që kanë shkuar në Pragë me qëllim që ÇEZ-i të përzgjidhte ndërmjet këtyre propozimeve dhe pra, ka qenë shumë transparente përzgjedhja dhe e DIA-s, në këtë kontratë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan