"Shqipëria nuk shitet"/ Nis protesta e pestë për Zvërnecin, qytetarët: Dorëheqje e Ramës dhe qeverisë
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
TIRANË- Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pasi mijëra besimtarë humbën faljen e namazit për shkak të ndërrimit të orarit të nisjes së ceremonisë. Në reagimin e mëposhtëm thuhet se KMSH merr përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të Bajramit sipas lajmërimit të bërë më parë, ndërsa shton se kjo u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.
Ndërkohë në postimin e tyre, KMSH udhëzon besimtarët myslimanë se si të veprojnë në këtë, pra në humbjen e faljes së namazit pas një muaj agjërimi. Sipas tyre besimtarët që nuk arritën të falin namazin, mund ta falin ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.
POSTIMI I PLOTË:
Reagim mbi shqetësimin e besimtarëve në lidhje me faljen e Namazit të Bajramit në Sheshin Skënderbej
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për moszbatimin e orarit të faljes së namazit të bajramit në mënyrë konçize sipas lajmërimit të bërë më parë, ndan shqetësimet mëse me vend të besimtarëve. Kjo është një ngjarje që ka ndodhur për herë të parë në organizimin e bajramit, e cila u shkaktua për arsye teknike të komunikimit në Sheshin Skënderbej.
Krahas kësaj shprehim sqarimin e mëposhtëm se si të veprojnë besimtarët në këtë rast.
Në histori ka ndodhur shumë herë që një pjesë e besimtarëve të mos arrijnë faljen e namazit të bajramit. Kjo ka ndodhur edhe në kohën e Profetit (s.a.s), ku Enes b. Malik (r.a) nuk e ka arritur faljen e namazit të bajramit. Profeti (a.s) i ka treguar atij që ta falë namazin në shtëpi individualisht ose kolektivisht së bashku me familjen e tij, pa mbajtur hytbe. Dhe Enes b. Malik (r.a) e ka falur namazin e bajramit së bashku me familjen e tij.
Shumica e juristëve bazuar në këtë transmetim “hasen” të gjendur në veprën el-Musannef i Ibn Ebu Shejbe dhe mendimit që ndajnë Ibn Abbas, Ibn Mes’ud dhe Ali Ibn Ebu Talib (r.a), kanë shprehur se kush nuk ka arritur ta falë namazin e bajramit me bashkësinë e bësimtarëve, mund ta falë atë, në formën tradicionale, individualisht ose së bashku me familjarët.
Çdo besimtar që nuk ka arritur të falë namazin e bajramit ditën e sotme, mund ta kryejë atë ashtu siç ka vepruar Enes b. Malik (r.a), ditën e parë të bajramit ose ditën e dytë në kohën e paradites, duke nisur tek rreth 30 minuta pas lindjes së diellit deri rreth 30 minuta para se të hyjë vakti i drekës.
Duke shprehur ndjesën tonë për rastin në fjalë, kërkojmë mirëkuptimin tuaj të vyer. Ju urojmë edhe një herë Gëzuar Festën e Fitër Bajramit!
Mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit. Por mijëra të tjerë e kanë humbur momentin e ceremonisë së faljes, për shkak të ndryshimit të papritur të orarit të njoftuar për nisjen e ceremonisë. Komuniteti Mysliman i Shqipëris kishte lajmëruar faljen e Bajramit në orën 7:30 në sheshin Skënderbej. Ndërkohë sot drejtues të këtij komuniteti e kanë falur namazin në orën 7:15, duke lënë mijëra besimtarë pa kryer ritin për të cilin kishin mbërritur në qendër të kryeqytetit. Kjo është hera e parë që një skandal i tillë ndodh, ndërkohë që arsyet e ndryshimit të orarit të faljes ende nuk dihen, ose më saktë, i dinë vetëm drejtuesit e Komunitetit Mysliman.
Në rrjetet sociale, qytetarët e kanë cilësuar këtë si akti më i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm ndaj mijëra besimtarëve që ishin mbledhur në sheshin Skënderbej për të kryer ritin e faljes së Bajramit. Të shumta kanë qenë komentet që kanë kritikuar ndryshimin e orarit, ku disa prej tyre kanë kërkuar që personat përgjegjës të japin dorëheqjen.
"Ju muloft turpi sa të keni jetën!", "Skandal, turp tju vije dhe Zoti ju gjykofte per kete qe keni bere sot. Nuk arritem ta falnim dot. Turp sakrifikuam muajin dhe morem mbrapsht kete paturpesi. Dikush te mbaj pergjegjesi e te japi doreheqje", "Pse e falet me heret , turp i madh as me organizu nuk dini, turp i madh nuk respektuat besimtaret per sakrificen qe ben nje muaj", "Sa rremuje ka qene sot. Mezi kapem namazin. Ska bere vaki si asnjehere. As shtresa namazi lere qe Zeri sdegjohej fare ne fund.", "Gratë i latë pa namaz! Filluat herët dhe audio skandal.", ishin disa nga komentet në videon e faljes së namazit të postuar nga KMSH.
foto ilustruese BRITANI- Kriminelët shqiptarë po përdorin TikTok për të reklamuar vende pune si tregtarë droge që m...
foto ilustruese TIRANË- Mëngjesin e sotëm në sheshin "Skënderbej" në kryqytet besimtarët myslimanë kanë falur ...
muhamed bin abdulkerim el-isa TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Botërore të Islamit, Muhamed Bin Abdulkerim El-Is...
pamje nga operacioni TIRANË- Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në ...
kisha ne tirane TIRANË- Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan Pelushi po mban liturgjin&eum...
falja e namazit TIRANË- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërish...
foto ilustruese MIANMAR- Në menaxhimin e krizës humanitare, vëmendja gradualisht po zhvendoset në Mianmar, pasi shpresat për...
foto ilustruese TIRANË- Nga ora 02:00, e datës 30 mars, akrepat e orës kanë shkuar 60 minuta para. Kjo bën që të humbas...
foto ilustruese TIRANË- Qeveria vendosi dy referenca për efekt taksimi të hoteleve duke pasur parasysh dy periudha të ndryshme të ...
foto ilustruese TIRANË- Me rritjen e konkurrencës dhe sfidave në treg, bizneset po përballen me një nevojë në...