I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Në muajin tetor 2024, mijëra ton mish i infektuar me salmonelë u importua nga subjekti “Bajraktari Food”. Sipas autoritetit kombëtar të ushqimit bëhet fjalë për mbi 26 mijë kg mish pule të importuar, e cila është përdorur si lëndë e parë për prodhimin e 17 mijë e 500 kg gjiro. Siç i njohim ndryshe, sufllaqe pule. Kur dolën analizat që konfirmuan praninë e salmonelës, kjo sasi kishte përfunduar në treg. Subjekti u gjobit për dy shkelje të ndryshme në vlerën e 600 mijë lekëve. Por, ishte tepër vonë. Sasia prej tonelatash mish të rrezikshëm kishte përfunduar tek konsumatori.
“Ka një sërë problematikash për sigurinë ushqimore në Shqipëri. Legjislacioni ka mungesa të theksuara, ose ndonjëherë, për të qetësuar biznesin ekspozon konsumatorin ndaj ngarkesave të caktuara mikrobike”, u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.
“Ajo që ka çeduar në të gjithë historinë e shpërthimit të salmonelave është fakti që njoftimi shpesh është bërë me vonesë, duke mos lënë kohë që të merren masa për të mos përhapur infeksionin me tej apo ekspozimin me patogjenë tek popullata”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe ushqimit, UBT.
Kompania Bajraktari, hodhi në treg mijëra kilogram mish të kontaminuar, pa pritur rezultatin e analizave. Nuk është e qartë harta e përhapjes së produktit në treg. Ajo që dihet është se lidhur me këtë ngarkesë, nuk ka pasur njoftime publike për konsumatorin. Ne i jemi drejtuar kompanisë me një kërkesë për informacion rreth hartës së përhapjes së produktit, apo nëse mori masa për informimin e konsumatorit. Por, nuk morëm asnjë përgjigje deri në transmetimin e dokumentarit. Sipas rregullave të sigurisë, duhej bërë gjurmimi i plotë, tërheqja dhe asgjësimi i produktit, gjë e cila nuk dihet nëse është realizuar.
Nëse bizneset mund t”ja hedhin me një gjobë prej vetëm 600 mijë lekësh, kjo nuk ka asnjë efekt për eliminimin e rrezikut. Përkundrazi, historia mund të përsëritet siç edhe ka ndodhur.
“Në vitin 2023 janë 76 mijë raste me salmonelë në të gjithë vendet e BE, pra është masive. Shqipëria nuk është e vetmja”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore
Ngarkesat e mishit të kontaminuar erdhën nga Brazili, si u dyfishuan importet nga ky shtet dhe problemet me gjurmueshmërinë
Brazili është vendi nga ku më së shumti Shqipëria importon mishin. Pikërisht me origjinë nga ai vend janë konstatuar edhe ngarkesat problematike në shumicën e rasteve. Sipas të dhënave të doganës, importet e mishit nga ky vend po rriten me ritme të frikshme dhe vetëm për një periudhë katërvjeçare janë dyfishuar. Kështu nëse në vitin 2020 u importuan rreth 6500 ton mish, në vitin 2024 u importuan plot 13 mijë ton.
Në të gjitha rastet, Shqipëria importon nga ferma të certifikuara nga BE. Por, kjo nuk e përjashton mundësinë që të ketë edhe raste abuzimesh.
“A mund të ndodhë që produktet e importit të mishit të hyjnë të tjetërsuara dhe të mos jenë pjesë e licencimit të Be, po mund të ndodhë”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe ushqimit, UBT
Çfarë rreziqesh i kanosen një personi nëse infektohet me salmonelë?
Salmonela është një infeksion bakterial që shkakton diarre, ethe dhe dhimbje stomaku. Në disa raste mund të zhvillojë komplikime të rënda për shëndetin, deri në rrezik për jetën.
“Salmonelat janë baktere patogjene që kërcënojnë direkt jetën e konsumatorit. Varet nga infeksioni, nga lloji i shtameve mund të kërcënojnë në nivele të ndryshme, që nga nivelet e thejshta deri tek ato më të komplikuar që mund të shoqëruar edhe me vdekje”, u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe ushqimit, UBT
Salmonelat transmetohen nga kafshët, shpendët kryesisht por edhe njerëzit. Në krye të listës qëndron konsumimi i mishit të papërpunuar ose të papjekur, konsumimi i vezëve apo qumështit që nuk ka kaluar në pasterizim. Alarmi i kuq ndizet edhe për faktin se salmonella është ngjitëse. Në mjaft raste qëndron e fshehur.
“Ne duhet të dimë që kemi një numër të madh të fluskit të turistëve, që mund të jenë bartës të salmonelave, pra mund të jetë burim kafshët por edhe njerëzit që duke kontaminuar produktet sipërfaqet” u shpreh Kapllan Sulaj, Dekan i Bioteknologjisë dhe ushqimit, UBT.
Rastet e shpeshta me salmonelë, dëshmojnë se pavarësisht detyrimeve ligjore, institucionet kanë dështuar të garantojnë sigurinë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit të kontrollit.
“Zinxhiri i kontrollit të sigurisë ushqimore mund të çedojë në një nga hallkat por mund të çedojnë edhe në të gjitha hallkat e tij” u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.
ABC-ja e sigurisë ushqimore është gjurmueshmëria, një proces që shërben për të garantuar rrugën që ka përshkruar një produkt “nga ferma në tavolinë”. Të dhënat e konfirmuara dhe intervistat me ekspertë flasin për një realitet të përmbysur, shumë larg garantimit të sigurisë.
“Cirqet eksperimentale me ngritje dhe shuraje te inestitucioneve e ka bërë sigurinë ushqimore, duke e ekspozuar ndaj rreziqeve apo ndaj abuzeve të cilët shfrytëzojnë këto gap dhe abuzojnë me produktet që hedhin në treg” u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore.
Problemi i ushqimeve bëhet më i mprehtë kur vjen puna te produktet me bazë shtazore, siç është mishi, vezët apo qumështi, të cilët kanë protokolle më të rrepta sigurie.
Për ekspertët një nga dobësitë më të mëdha është zinxhiri i shkëputur i kontrollit, i cili është i fragmentuar. Si pasojë institucionet bëjnë ping pong kur vjen puna për të mbajtur përgjegjësi.
Ngërçi i parë nis që nga pikat e inspektimit kufitar, ku mungesa e ambienteve frigoriferike të standardizuara cënon çdo protokoll që lidhet me sigurinë e produkteve.
“Porti i Durrësit, sot nuk ka ambiente frigoriferike që do të mundësonte marrjen e mostrës në kushtet e duhura sipas standardeve,. Që do të thotë se të gjithë mishrat e grirë vjen në temp -18 që do të thotë se kjo temperaturë do të zbresë qofte edhe me 1 gradë se kjo ngarkesë mund të kontaminohet me patogenë të ndryshëm” u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore
Edhe Granit Sokolaj, që drejton një organizatë që merret me sigurinë ushqimore, thotë se situata është veçanërisht shqetësuese në portin e Durrësit. Sipas tij, në mjaft raste kamionët frigoriferikë që importojnë mish iu nënshtrohen kontrolleve për drogë apo ngarkesa të tjera të paligjshme. Por, mënyra se si policia i hap nuk është e denjë për sigurinë ushqimore.
Kjo konsiderohet një praktikë e rrezikshme, që shpërfill çdo parim të sigurisë ushqimore. Për më tepër, dëshmon për një moskoordinim ndërinstitucional dhe mungesë profesionalizmi.
“Kur kontejnerët janë në ngrirje kalojnë në skaneri për drogë, herë pas here skaneri nxjerr disa pika të kuqe që presupozon që mund të jetë drogë apo arme dhe duhet të hapen. Kur hapen rezultojnë topa të ndryshme akulli, sepse ai mund të jetë 1-2 muaj për të mbërritur”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore.
Kjo është një praktikë që ndiqet vetëm në Shqipëri në këtë formë. Ekspertët sugjerojnë që AKU dhe ministria e Bujqësisë duhet të marrin për të shmangur risqet e kontaminimit.
“Policia hap një produkt që duhet të rrijë në -18 gradë e hap në 40 gradë, e hap pa asnjë kusht higjieno sanitar, fut qentë për kontroll dhe këtu është cënuar siguria ushqimore”, u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore
Gjatë kontrollit në doganë ka dy procedura: kontrolli fizik që nënkupton kontrollin fizik të mjetit, të ngarkesës apo të dokumentacionit dhe më pas është kontrolli analitik. Pikërisht ky proces ekspertët sugjerojnë të kryhet diku tjetër duke ruajtuar të gjitha veçoritë e identitetit të ngarkesës.
“Kontejnerët nuk duhet të hapen aty, ose në magazinat frigeroferike ose në magazinat e importuesit, gjurmohet me polici, çohet në magazinat dhe aty hapet. Mishi futet në dhoma frigiferike, në mënyrë që mishi që vjen tek ne të mos jetë i kontaminuar” u shpreh Granit Sokolaj, ekspert i sigurisë ushqimore
Për Ervin Resulin, i cili thotë se situata ka ndryshuar vitin e fundit në portin e Durrësit, në shumë raste janë vetë institucionet që e komplikojnë situatën.
“Para një viti është ndërtuar një pikë frigoriferike në portin e Durrësit sepse vetë institucionet shtetërore i hapnin kontejnerët në sheshin e portit, në temperaturë me 40 gradë dhe bënin mostroimin...që do të thotë se vetë institucionet e komplikojnë situatën dhe i vendos edhe në konflikt me operatorët e biznesit' u shpreh Ervin Resuli, ekspert i sigurisë ushqimore
Për Ana Vuksanën, ish drejtuese e AKU, edhe nëse kamionët kontrollohen në ambientet e subjektit konkret, sërish zinxhiri është i shkëputur dhe çedon. Sipas saj inspektorët e AKU-së nuk kanë pajisje të sigurta për transportimin e mostrave drejt laboratorit të ISUV.
“Problem edhe më i rëndë është fakti se inspektori për ta çuar në ISUV, ku edhe bëhen analizat, nuk arrin të arrijë regjimin termik të duhur pra -18 gradë sepse inspektori e merr me ato frigobokset që ne shkojmë në plazh”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore.
Ekspertët këmbëngulin se mosfunksionimi i kësaj hallke vë në pikëpyetje edhe rezultatin e analizave që mund t”ju nënshtrohet kjo ngarkesë.
“Sado i akredituar të jetë laboratori, apo analizat, në momentin që cedon që në mostër, detyrimisht kjo kompromenton edhe analizat”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore
E gjithë kjo procedurë ka një tjetër problematikë. Për shkak të mungesës së pajisjeve të duhura, nuk garantohet anonimati i mostrës që cohet për analizë. Kjo mund të kompromentojë procesin.
“Problem tjetër është ruajtja e anonimatit të mostrës, pasi inspektorët nuk kanë plumcet që ai të mbyllet pas marrjes së mostrës që mund të cënojë edhe mostrën dhe cilësinë e analizës”, u shpreh Ana Vuksana, eksperte e sigurisë ushqimore./ Inside Story
Të tjera detaje kanë dalë nga sherri masiv në Bilisht. Mësohet se konflikti mes tyre ka nisur, për shkak se të dyja pal&eum...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së dhe ka rikthyer në detyrës prokurorin Milan Laskaj. KPK pretendonte s...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi në konferencë për media se po punohet edhe për një plan për reduk...
Një sherr masiv është regjistruar në qytetin e Bilishtit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 3 persona kanë goditur dhe dh...
Dy persona mbetën të plagosur pas një sherri me sende të forta në Bilisht. Të paktën tre persona kanë goditur me sende t...
Nga Adrian Lemmenmeier, Schweizer Radio und Fernsehen Dy javë na u deshëm të duronim. Pastaj një person hyn në fushën e shik...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, kur një shtetase e mitur, rreth 16 vjeçe, dyshohet se ka vetëhe...
IKMT ka vazhduar aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku janë shembur disa ndërtime pa leje. Kryeministri Edi Rama ka ndar&...
Një infermier në Tepelenë është vënë nën hetim për shpërdorim detyre, pasi ka regjistruar një person n&eu...
Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë ka publikuar një mesazh për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, për...