INVESTIGIME

Miliona euro të shkuara dëm, skandali i KESH me anijet gjenerator

n.f Përditësimi i fundit 20 Shtator 2024, 22:22
Miliona euro të shkuara dëm, skandali i KESH me anijet gjenerator
Foto

TIRANË- Për plot dy sezone, Piranjat kanë treguar me fakte se si përmes një tenderi emergjent të shpallur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare në shkelje të ligjit, janë shpenzuar disa miliona euro në mënyrë të panevojshme për një krizë që ka kaluar dhe është harruar, për atë energjitike të vitit 2022.

Me shpalljen e krizës së energjisë elektrike KESH u ngarkua me një vendim nga qeveria shqiptare që të nisë negociatat për të marrë dy Tece lundruese që prodhojnë energji. Tenderi u bë emergjent, dhe me dokumenta të parregullta dhe fituese u shpall një kompani amerikane me të cilën u lidh kontrata disa javë më vonë. 

Por anijet mbërritën në Shqipëri në përfundim të krizës dhe kur çmimet në bursë kishin nisur të normalizoheshin. Kriza përfundoi dhe anijet që prodhojnë energji po vihen në punë dy vjet më vonë.

Ndezja e Teceve në gjirin e Vlorës do të krijojë probleme të shumta mjedisore dhe nuk ka aspak leverdi, pasi kosto e prodhimit të energjisë përmes tyre është 284 euro për megavat orë, ndërsa çmimi mesatar i energjisë ne bursën hungareze hupex këtë muaj ka qënë 80 euro për megavat orë, 3 fish më i ulët.

Anijet u blenë 15 milion dollarë, por KESH ka marrë përsipër në kontratë të paguajë qira për dy vjet 46.5 milion dollarë, ndërsa për operimin e tyre do të paguhen 22.5 milion dollarë të tjera. Këto absurditete do të bënin të ulëriste çdo ekonomist.

Ministria e Infrasrukturës dhe Energjisë bashkë me KESH e shitën publikisht se anijet që do të prodhojnë energji janë sjellë nga kompania e madhe amerikane Excelerate Energy, por rezulton se firma që është marrë me këtë çështje ka vetëm emrin e ngjashëm, pasi bazën e ka në shtetin offshore Delaware, shtet i cili nuk publikon emrat e pronarëve të kompanisë. 

Në ofertën që i është dorëzuar KESH-it rezulton se aplikimi është bërë nga firma prestigjoze Excelerate Energy, oferta shoqërohet dhe me logon e saj, por brenda dokumentave rezulton se është dorëzuar certifikata e regjistrimit të një tjetër firme: Excelerate Global Operations LLC, ndërsa personi që ka firmosur ofertën është Daniel Bustos shefi i njësisë tregtare i një tjetër Excelerate, asaj Limited Partnership. Të dyja kompanitë, si Excelerate Global Operations ashtu edhe Excelerate Energy Limited Partnership rezultojnë me seli në Delaware, shtet ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, e njohur si parajsë fiskale. 

Nëse lidhja e kontratës është bërë mes KESH, firmës italiane Renco dhe Excelerate Global Operations LLC, adresa nuk është e vendosur e kësaj të fundit që është në Marshall Island Delaëare, por e kompanisë Excelerate Energy : në Texas, The Ëoodlands, 77381, SHBA. 

Gjatë gjithë kësaj kohe, KESH ka shpenzuar 2 milion euro për sigurimin e anijeve, 7.2 milion euro për qiranë e depozitave të lëndës djegëse, afro 4 milion euro për lëndën djegëse, 1.7 milion euro për zhdoganimin dhe 460 mijë euro për vajin lubrifikues. Plot 15.3 milion euro, pa numëruar truallin dhe kapanonët që janë në pronësi të KESH, të cilat i ka përdorur si të vetat!

Edhe pse gjithë kjo shumë u shpenzua pa arritur të japë qoftë dhe një kontribut modest në krizën e energjisë, përkundrazi rëndoi faturën e saj, ajo që kishte më shumë rëndësi është shpëtimi i pjesës më të madhe të tortës: parave që do të jepeshin për pagesën e qirasë dhe operimit, 68 milion dollarë, të cilat po shpëtonin sepse anijet nuk po viheshin në punë. 

Pagesat për qiranë e dy Teceve sipas kontratës, nisin kur dy anijet termike ndizen dhe kalojnë testin 72 orë me presion për të prodhuar energji pa ndërprerje, certefikatë e cila lëshohet nga një inxhinier i certefikuar.

Dhe testimi i tyre u tentua disa herë, por pa patur sukses. Por testi u tentua sërish dhe ja ku jemi: KESH i ka marrë në dorëzim plot 3 vjet pas nisjes së krizës dhe miliona euro tashmë do të shkojnë qetë qetë në xhepat e një kompanie offshore me pronarë të fshehtë.

Në një përgjigje që Korporata Elektroenergjitike ka kthyer për "Piranjat", pranohet se kolaudimi dhe certefikimi i dy aseteve termike ka përfunduar në datën 17 gusht 2024 dhe tashmë fillon dhënia e pagesave sipas skedulit të rënë dakord.

“Testi është bërë dhe ka përfunduar në datën 17.08.2024, ora 10:10. Asetet prodhuan energji gjatë 72 orëve pa ndërprerje, në përputhje me Specifikimet Minimale Funksionale të parashikuara në kontratë. Asetet janë të gatshme për punë, ndërsa vendosja dhe operimi masiv varen nga kushtet e tregjeve, çmimet e energjisë dhe ardhja e lëndës djegëse HFO, si edhe përfundimi i procedurave të brendshme. Me dorëzimin e objektit, fillojnë pagesat sipas skedulit financiar të Operimit dhe Mirëmbajtjes të specifikuara në kontratë”, thuhet në përgjigje.

Nga ajo që kuptojmë në këtë përgjigje është kjo: anijet po merren në dorëzim, KESH do të paguajë paratë, por nuk dihet nëse do të vihen në punë, sepse për momentin kushtet e motit janë të mira, rezerva energjitike është në nivelet e mesatares shumëvjeçare dhe madje disa ditë më parë KESH eksportoi një sasi të vogël energjie.

kesh anije gjenerator

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan