Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mision mbledhjen e kredive të këqija të ish-bankave të nivelit të dytë në favor të buxhetit të shtetit. Por në të vërtetë kjo agjenci nuk ka vepruar në favor të buxhetit të shtetit.
Në një auditim që ka kryer Kontrolli i Lartë i Shtetit, Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera është në kushtet e pamundësisë së vjeljeve të detyrimeve të debitorëve për shkak të shumë problematikave. Ka mbi 18 mijë persona që nuk kanë shlyer borxhet dhe punonjësit e agjencisë duket se nuk e kanë marrë seriozisht punën për arritjen e objektivave.
Agjencia ka marrëveshje bashkëpunimi vetëm me drejtorinë e tatimeve, me zyrën e pasurive të paluajtshme dhe bankën e Shqipërisë. Mirëpo edhe në bashkëpunimin me këto tre institucione nuk janë shfrytëzuar të gjitha hapësirat për të bërë të mundur ekzekutimin e detyrimeve. Mbi të gjitha mungon një marrëveshje me drejtorinë e gjendjes civile për të identifikuar statusin dhe adresën e debitorëve. Kjo procedurë nisi dikur të bëhej gati, por nuk u finalizua. Nisur nga këto mangësi, të dhënat që disponon agjencia për debitorët e saj, jo vetëm janë të mangëta, por shpesh herë edhe qesharake. Për shembull njëri prej debitorëve është i datëlindjes 2056, ndërsa mosha e tre debitorëve është 1000 vjeç.
Sipas KLSh, nuk është vepruar me çelje trashëgimie për asnjë debitor që ka ndërruar jetë. Madje në raport nënkuptohet se ka pasur edhe favorizime, pasi për 66 kompani pa status aktiv, agjencia nuk i është drejtuar gjykatës për shpallje falimenti dhe caktim likuidatori.
Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, agjencia ka ende për të mbyllur një kredi në Bankën Gjermane për Zhvillim, e cila është rritur vit pas viti për shkak të moshlyerjes së kësteve 6-mujore. Nga 1.800.000 euro në vitin 2021, kjo kredi ka arritur në shifrën 2.200.000 euro ne 2023-n. Pra, në vetëm dy vite shifra është rritur me 400 mijë euro.
Në lidhje me këto problematika, Piranjat ju drejtuan ish-ministrit të finanacve, Ervin Mete, por ai nuk dha asnjë përgjigje. Mirëpo, pak ditë më vonë pati ndryshime në qeveri dhe postin e ministrit të finanacve e zuri Petrit Malaj. Kështu, Piranjat ju drejtuan sërish këtij të fundit, i cili tha se ka nisur punën për të caktuar drejtorin e ri të agjencisë.
At Nikolla Xhufka ELBASAN- Një chat mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kis...
SHIJAK- Në një kohë kur çdo vit qindra e mijëra shqiptarë lënë vendin e tyre për të emigruar drejt Europ&e...
SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokale dhe qendrore. Edh...
Belinda Balluku, Florian Binaj dhe Ardi Veliu THUMANË- Projekti për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar ishte pjesë e paket&...
TIRANA- Kur thyhet një pasqyrë, janë 7 vet fatkeqësi. Po macja e zezë? Po ta preu rrugën, tërë dita ters. Po u th...
Të përfshirët KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila nj&e...
Një sërë institucionesh publike, që i ngarkojnë qytetarët me tarifa të rënduara, i lejojnë vetes që të ...
Foto ilustruese TIRANË - Prej një jave shërbimi i ashensorit në repartin e neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitar...
Valbona DURRËS- Valbona, është një nënë nga Durrësi, e cila rrit e vetme tre fëmijët e saj. Jeta për...
Foto ilustruese PEQIN - Problemet me pagesat në privat janë një temë që njihen në realitetin shqiptar, por këtë her...