Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
VLORË- Më 15 qershor 2021, qeveria jonë firmosi kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës me shoqëritë MABCO CONSTRUCTION SA, YDA INSAAT SANAYIVE dhe 2A GROUP Investimi për këtë vepër që do të kushtojë 104.3 milion euro do të jetë privat dhe të ardhurat koncesionari do t’i përfitojë nga tarifat e operimit për 35 vjet që do të ketë menaxhimin e tij.
Më 11 qershor 2024 Drejtoria e tensionit të lartë të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes hapi garën për të ndërtuar një nënstacion të ri me kapacitet 110 kilovolt me vlerë 4.2 milion euro, me afat përfundimi pas 14 muajsh.
Pra, nëse e marrim të mirëqenë që punimet e aeroportit përfundojë në Dhjetor, i bie që nënstancioni që po ndërtohet për t’i shërbyer kësaj vepre, do të përfundojë një vit pas tij. Koordinim perfekt.
Por nuk ka shumë vend për t’u çuditur, sepse kësaj anomalie i është gjetur zgjidhja. Në dokumentat e tenderit propozohet që në shërbim të koncesionarit derisa të përfundojë nënstacioni të vihet në dispozicion njësia e lëvizshme që shërben për emergjenca. Po a është normale kjo, për një vepër e cila është e gjitha në duart e kompanive private?
Pse shteti duhet të financojë për nënstacion elektrik për furnizimin me energji, një detyrë që duhet ta marrë përsipër privati, me fondet dhe kapacitetet e tij? Dhe jo vetëm një herë, sepse një vit më parë, në tetor 2023 u hap tenderi për “Furnizimin e Aeroportit të Vlorës” dhe ndërtimi I linjës kabllore 35 kilovolt nga Nënstacioni I Mifolit në Aeroport.” Vlera e kontratës ishte 630 mijë euro, por punimet shkuan dëm sepse nënstacioni i Mifolit nuk e përballon kërkesën për të furnizuar me energji elektrike aeroportin.
Ndaj u desh ky tender i dytë, këtë herë me vlerë 4.2 milion euro.
Këto tendera për furnizimin me energji të aeroportit janë hapur nga OSSh, që do të thotë se veprat do të financohen nga buxheti i kompanisë publike. Ndërsa në kontratën që është lidhur mes Ministrisë se Infrastrukturës dhe Energjisë me koncesionarin e aeroportit, përgjgegjësia për punimet e infrastructures për furnizimin me energji elektrike i ngarkohet koncesionarit.
Pra kompanive private që kanë marrë përsipër të menaxhojnë aeroportin për 35 vitet e ardhshme, por në projektin e detajuar Teknik, ky detaj për ndërtimin e një nënstacioni është harruar dhe për të mbuluar shpenzimin e 4.8 milion eurove, OSSH e ka quajtur projektin e aeroportit të Vlorës strategjik. Por ky është një desinformim i publikut, sepse nëse sheh vendimet e shpallura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, ky status nuk është dhënë për aeroportin e Vlorës. Madje plani për të ndërtuar këtë nënstacion nuk ka qënë as në programin ekonomik të OSSH në vitin 2023, por ka ndryshuar gjatë këtij viti.
Mos ndoshta 3 kompanitë e aeroportit kanë marrë edhe OSSH-në me koncesion dhe ne nuk dimë gjë? Lidhur me këto pyetje, drejtori i OSSH-së, Blendian Dalipi u shpreh, se nuk i intereson kontrata që lidh koncensionari me ministrinë dhe se është detyrë e institucionit të tij për të furnizyar me energji aeroportin. Por kjo nuk do të thotë, që kjo drejtori duhet të hapë tendera për të ndërtuar nënstacione elektrike.
Ndërkohë që, qytetarët duhet të paguajnë vetë për matësin, kur kërkojnë shtimin e fuqisë në linjën që I furnizon shtëpinë dhe për çdo gjë tjetër, investitorët strategjikë dhe koncesionarët përjashtohen nga këto pagesa. Madje për investimet e tyre ndryshohen dhe planet e investimit sepse qytetarët mund të presin pak, që të kenë kushte më të mira turistët. Mos harroni, të gjitha këto para për investimet e tyre, i paguajmë në fund të çdo muaji te fatura e dritave.
Aeroporti i Vlorës VLORË- Aeroporti i Vlorës, një nga projektet më skandaloze të qeverisë Rama, për të ci...
Mesazhet TIRANË- Në Tiranën 1 milion banorëshe, ku paralel me ritmin galopant të metropolit ecën edhe paligjshmëria, ind...
ITALI- Javën që shkoi ju treguam historinë e tmerrshme të përdhunimit të një vajze të mitur, asokohe 11 vjeçare...
Foto TIRANË- Nuk e kishte menduar kurrë, se ai, miku i tij i afërt do arrinte deri në atë pikë sa të thurte një pl...
Të përfshirët KAVAJA- Emisioni “Piranjat” trajtuan çështjen e një vajze vetëm 12 vjeçe, e cila...
TIRANA- Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera, një institucion me rreth 30 punonjës ka si mision mbledhjen e kredive...
At Nikolla Xhufka ELBASAN- Një chat mes dy meshkujve të cilët po organizohen për një takim intim mes tyre, nuk do të kis...
SHIJAK- Në një kohë kur çdo vit qindra e mijëra shqiptarë lënë vendin e tyre për të emigruar drejt Europ&e...
SELENICA- Keqmenaxhimi i fondeve publike në institucionet e qeverisjes vendore, denoncohet çdo ditë nga mediat, lokale dhe qendrore. Edh...
Belinda Balluku, Florian Binaj dhe Ardi Veliu THUMANË- Projekti për ndërtimin e segmentit Thumanë-Kashar ishte pjesë e paket&...