Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
Qeveria fitoi rreth 17 milionë euro vitin e kaluar nga shitja e dokumenteve të identifikimit tek qytetarët shqiptarë. Të dhënat nga bilanci i kompanisë publike Identitek, tregojnë se prodhimi dhe shitja e pasaportave mbeten një nga bizneset më fitimprurëse në vend me norma fitimi të ngjashme me fajdet ose trafikun e kokainës.
Sipas bilancit, gjatë vitit të kaluar kompania Identitek arkëtoi në total 3.68 miliardë lekë ose rreth 38 milionë euro nga shitja e dokumenteve të identifikimit, ndërkohë që fitimi para taksave rezultoi 17 milionë euro (1 euro=97 lekë). Kjo nënkupton një normë fitimi rreth 45 për qind mbi xhiron.
Norma fitimi fajdexhinjsh për Identitek
Prodhimi dhe shpërndarja e dokumenteve të identifikimi ka qenë një nga koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri. Kompania Aleat u kontraktua nga qeveria shqiptare për koncesionin ekskluziv në vitin 2008, fillimisht për një periudhë 5 vjeçare. Marrëveshja e koncesionit u shoqërua me rritje të ndjeshme të çmimeve të pasaportave dhe kartave të identitetit për qytetarët.
Në atë kohë, qeveria e justifikoi koncesionin si një masë të domosdoshme për të plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave dhe rritjen e sigurisë kombëtare. Por në vitin 2013, qeveria e zgjati koncesionin edhe me 10 vjet të tjera pa garë, njësoj si koncesionet e Aeroportit të Rinasit dhe minierës së kromit në Bulqizë.
Për 15 vjet me radhë, Aleat ka qenë një nga ndërmarrjet më fitimprurëse në Shqipëri, duke regjistruar norma fitimi që kanë variuar nga 25 deri në 50 për qind të xhiros.

Të dhënat historike tregojnë se për të gjithë periudhën 15 vjeçare Aleat arkëtoi 52.5 miliardë lekë ose 540 milionë euro nga shitja e pasaportave dhe kartave të identitetit, si dhe regjistroi një fitim neto prej mbi 150 milionë eurosh.
Monopoli i artë i qeverisë
Koncesioni 15 vjeçar i dokumentave të identifikimit përfundoi në fund tëdhe qeveria e shtetëzoi shërbimin duke krijuar për këtë qëllim kompaninë shtetërore Identitek.

“Politikisht kemi vullnetin për të riparë çmimin në mënyrë që ta ulim atë”, theksoi ish minstri i Brendshëm Blendi Çuçi kur njoftoi shtetëzimin e shërbimit. Por pak muaj më pas qeveria ndryshoi qëndrim 180 gradë dhe nuk i uli tarifat duke lënë ato që kishte kompania koncesionare. Tashmë fitimet marramendëse të këtij shërbimi po i shkojnë qeverisë.
Tarifat e dokumenteve të identifikimit
Mbajtja e pandryshuar e çmimeve është qartazi një vendim i padrejtë, për shkak se dhënia me koncesion e këtij shërbimi për 15 vitet e shkuara u justifikua me faktin se privati do të kryejë investimet dhe do të lërë gati infrastrukturën pa kosto për qeverinë. Por pavarësisht kësaj, qeveria nuk i uli çmimet.
Shqipëria është një nga vendet me çmimet më të larta të dokumenteve të identifikimit. Përveç kostove padrejtësisht të larta që u ngarkohen qytetarëve, kjo çështje ka dhe implikime politike, ku në zgjedhje shumë qytetarë nuk lejohen të votojnë për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë çmimet e kripura të dokumenteve të identifikimit. Rasti më i fundit ishte ai i zgjedhjeve lokale në Himarë, ku mijëra qytetarë nuk u lejuan të votonin pasi u kishin skaduar dokumentet e identifikimit. /Kapitali.al
Gjatë 72 orëve të fundit policia Rrugore e Tiranës ka vënë në pranga dhe ka proceduar penalisht 11 drejtues automjetesh pas...
Janë zbardhur detaje të reja nga thirrja në SPAK e biznesmenit Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, i cili nj...
Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në Tiranë, ku Sindi Allushi, djali i Saimir Allushit, kryetar i njësisë administrative ...
Një tërmet u regjistrua pasditen e sotme në vendin tonë. Tërmeti me magnitutë 3 ballë i shkallës rihter u regjistrua rr...
Prokuroria e Dibrës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Islam Metën, i cili në janar të 2024 vrau me ar...
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku raportohet se ka mbetur i plagosur një qytetar. Mësohet se qytetar...
Policia e Torontos ka identifikuar viktimën e një të shtëne me armë zjarri në një qendër tregtare në lindje të...
Pas denoncimeve të vazhdueshme nga JOQ ALBANIA për platformat online "TXEX” dhe “XUEX” (njohur ndryshe si XEUX), pak ditë m&e...
Policia ka arrestuar 2 persona, pasi të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros d...
Dy skema të reja mashtrimi janë zbuluar nga agjentë të infiltruar të Policisë së Fierit dhe ata të sektorit të Ki...