Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...

Donald Trump deklaroi se negociatat me Iranin do të rifillojnë të hënën, pasi anuloi sulme ushtarake në shkallë të gjerë, duke bërë që çmimet e naftës të bien ndjeshëm, mes shpresave për një zbutje të konfliktit sipas Financial Times.
Presidenti amerikan tha të dielën se Shtetet e Bashkuara kishin qenë gati të ndërmerrnin të shtunën “sulmin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore”, por kishte vendosur të tërhiqej pas kërkesës së aleatëve të SHBA-së.
“Gjithçka ishte gati, por kur aleatët të kërkojnë ta anulosh, duhet të thuash: mirë, të shohim”, u tha Trump gazetarëve.
Ai tha se partnerët e SHBA-së në Gjirin Persik besonin se ishte e mundur të arrihej një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe për të bindur Iranin të tërhiqej nga programi i tij bërthamor.
Trump shtoi se kishte biseduar me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe se Riadi besonte se marrëveshja ishte e afërt, si për Ngushticën e Hormuzit, ashtu edhe për çarmatimin bërthamor të Iranit.
Megjithatë, të hënën në mëngjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, deklaroi se Teherani nuk ishte aktualisht i përfshirë në negociata me Shtetet e Bashkuara dhe se ishte përqendruar në bisedimet me Omanin për përcaktimin e një korridori “të përkohshëm”, që do të mundësonte rifillimin e trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit.
“Për momentin, nuk kemi negociata me SHBA-në. Bisedimet tona me Omanin janë përqendruar në arritjen e një mirëkuptimi mbi një rrugë që do të mundësonte kalimin e sigurt të anijeve dhe rifillimin e transportit në Ngushticën e Hormuzit”, tha Baghaei.
Kërcënimet e përsëritura të presidentit amerikan për sulme kishin rikthyer frikën në rajon për një konflikt të gjithanshëm, në një kohë kur trafiku në këtë korridor jetik detar, që përpara luftës përpunonte një të pestën e naftës së botës, është reduktuar në minimum.
Megjithatë, sinjalet për përparim në bisedime ulën çmimet e naftës, pas rritjes së fortë të tyre gjatë korrikut.
Çmimi i naftës Brent, referenca ndërkombëtare e tregut, ra me 5%, në 83.53 dollarë për fuçi, në nisje të javës së tregtimit në tregjet aziatike.
Më herët të dielën, diplomatë iranianë deklaruan se Teherani ishte pranë një marrëveshjeje të re me Omanin për administrimin e transportit detar përmes Ngushticës së Hormuzit, një marrëveshje që konsiderohet thelbësore për të parandaluar përshkallëzimin e luftës mes SHBA-së dhe Iranit./Monitor
Në shtatë vitet e fundit, çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur me ritme të forta në të gjitha njës...
Sot vendi ynë parashikohet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët...
Dashi Ditë shumë e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të merreni ...
Pas deklaratave të Trump se bisedimet e reja me Iranin do të fillojnë të hënën, teksa anuloi atë që ai tha se do të...
Disa persona kanë mbetur të asfiksuar nga tymi i shpërndarë pasi një zjarr përfshiu një apartament në një pallat t&...
Artikulli i plotë larena.it Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashk&e...
Protestuesit kanë mbërritur këtë pasdite përpara Kryeministrisë, në vijim të tubimit të 65-të kundër qeve...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Peqin-Elbasan, pranë fshatit Murras, ku janë...
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë&rdq...
Një 13-vjeçar ka përjetuar momente të vështira në Tiranë, pasi dyshohet se është mbajtur kundër dëshir&...