Ministria e Mbrojtjes i jep tenderin 15 milionë euro kompanisë së përfshirë në skandalin evropian të korrupsionit
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Ndërsa Shqipëria përballet çdo verë me zjarre masive dhe mungesë të kapaciteteve për t’i përballuar ato, ...
Protesta e 66-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është shoqëruar edhe këtë herë me mesazhe simbo...
Për të dytën ditë radhazi, banorët e Këlcyrës, së bashku me punonjës të administratës bashkiake, dolë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdh&e...
Qytetarët kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë, në protestën kundër qeverisë së Edi Ramës...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit. Edhe pë...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Austria ka regjistruar temperaturën më të lartë në historinë e saj, pasi termometri arriti në 40.8°C të dielë...
Lista Serbe të martën dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Sup...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut...
Për të ndërtuar një stallë lopësh në fshatin Pezë e Madhe të Tiranës duhet firma e Kryeministrit.
Edhe për të ndërtuar një restorant njëkatësh në Vlorë, një shtesë kati në një ndërtesë dykatëshe në Lundër apo për vendosjen e disa kapanoneve prej druri në periferi të Çorovodës, në Skrapar.
Nëse lexon rendin e ditës së një mbledhjeje të zakonshme të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU), mund të mendosh se ke të bësh me një institucion të një minibashkie.
Por KKTU-ja—autoriteti më i lartë në vend në fushën e ndërtimit, që kryesohet nga Kryeministri—ka rrëmbyer kompetencat e njësive vendore, duke u kthyer në të vetmen agjenci shtetërore që vulos ndërtimet, pavarësisht llojit dhe vendndodhjes së tyre.
Për të rrëmbyer këto kompetenca janë bërë ndërhyrje në ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, në ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe jo pak, por 12 ndërhyrje të ndryshme në vendimin e qeverisë për rregulloren e zhvillimit të territorit.
Amendimi i ligjit për planifikimin e territorit u dha “të drejtën” autoriteteve vendore të delegojnë me marrëveshje përgjegjësi dhe funksione të caktuara. Ndryshimi i rregullores hapi dritën jeshile për t’i dhënë KKTU-së akses të pakufizuar në planifikimin dhe zhvillimin e territorit në çdo pjesë të vendit.
KKTU-ja mori të drejtën e dhënies së lejeve për komplekse ndërtimi multifunksionale, komplekse turistike, resorte, fshatra turistikë tradicionalë, komplekse rezidenciale, komplekse parqesh ujore, argëtimi apo zbavitjeje...
Gjithashtu, KKTU-ja mori të drejtën e dhënies së lejeve për objekte industriale, kulturore dhe turistike, pavarësisht madhësisë dhe vendndodhjes.
“KKTU-ja është përgjegjëse për lejet e veprave të infrastrukturës apo/dhe objektet ndërtimore, pavarësisht kushteve dhe kritereve të zhvillimit, kur shtrihen brenda zonës së brezit bregdetar, si dhe për çdo objekt mbi 6 kate, kur shtrihet jashtë kësaj zone”, thotë rregullorja e zhvillimit të territorit.
Rezultati është i thjeshtë: Kryeministri praktikisht vendos për çdo ndërtim në Shqipëri, pavarësisht madhësisë dhe rëndësisë së tij.
Për të krijuar një ide mbi lejet e ndërtimit, Exit.al ka hulumtuar vendimet e shpallura publikisht në faqen zyrtare të KKTU-së, ku paraqiten edhe vendimet e institucioneve paraardhëse, KRRTRSH-së dhe KKT-së.
Fatkeqësisht, në shumë raste dokumentacioni i bërë publik është i mangët dhe jotransparent.
Ka vendime që nuk kanë të bashkëlidhura dokumentet, por vetëm titullin; ka të tjera ku projektet janë përfshirë vetëm në rendin e ditës, por jo vendimi i marrë; sikurse ka raste kur, pa u publikuar vendimi i dhënies së lejes, publikohet ndryshimi i saj.
Bazuar vetëm në të dhënat e botuara, për periudhën shtator 2013–korrik 2026, në të gjithë territorin e vendit janë dhënë leje për më shumë se 13 milionë m² sipërfaqe ndërtimi.
Kjo do të thotë se gjatë rreth 13 viteve të qeverisjes socialiste janë firmosur mesatarisht leje për 2 755 m² ndërtim në ditë. E shprehur ndryshe, gjatë kësaj periudhe janë dhënë mesatarisht leje për të ndërtuar 5,6 m² për banor.
Në këtë llogaritje përfshihen vetëm lejet e firmosura nga KKTU-ja e drejtuar nga Kryeministri Rama, pa përfshirë bashkitë për periudhën përpara se t’u merreshin kompetencat me ndërhyrjet ligjore.
Mbi të gjitha, në këtë periudhë është shënuar një veprimtari e dendur ndërtimore në të gjitha zonat bregdetare dhe në kryeqytet.
Në territorin e pesë bashkive bregdetare dhe në Tiranë janë dhënë leje për mbi 11,5 milionë m² ndërtim, ose pothuajse 90% e të gjithë volumit të lejeve në vend.
Vetëm në Tiranë janë dhënë mbi 5,7 milionë m² leje për ndërtime kullash, godinash multifunksionale etj.—pothuajse 44% e të gjithë volumit në vend. Në Tiranë dallohen lejet e shumta për ndërtesa të larta, numri i të cilave ka ardhur duke u rritur veçanërisht vitet e fundit.
Zona e dytë më e goditur nga ndërtimet është Himara, me mbi 2 milionë m², dhe pastaj, me radhë, Durrësi, Vlora dhe Saranda, sikurse shihet në tabelën më poshtë.
Nga ardhja në pushtet e qeverisë socialiste deri tani janë dhënë 1 873 leje ndërtimi nga KKTU-ja—pa llogaritur ato që nuk janë publikuar në faqen zyrtare të këshillit.
Shumica e vendimeve janë dhënë vetëm në gjashtë vitet e fundit, nga viti 2020 deri më sot.
Rekordin e vendimeve të dhëna e mban viti 2024, me 314 vendime, që përkon edhe me periudhën në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Një panoramë e tillë ngre një pikëpyetje serioze mbi planifikimin e territorit.
A janë dhënë këto leje të shumta mbi bazën e një plani të qartë urban për zhvillimin e zonave të bregdetit apo të kryeqytetit?
Nëse përshkon sot vijën bregdetare nga Vlora, Palasa, Dhërmiu, Jali dhe Himara deri në Sarandë e Ksamil, apo nga Durrësi drejt veriut, në Shëngjin e Velipojë, konstaton një sundim betoni që nuk ka harmoni me natyrën dhe mjedisin ku është ndërtuar.
Vërehet gjithashtu se ndërtesat janë të paharmonizuara me njëra-tjetrën. Duket sikur kudo është ndërtuar sipas dëshirës dhe interesit të ngushtë.
Nga ana tjetër, ky urbanizim nuk është shoqëruar me zhvillimin e infrastrukturës dhe të shërbimeve urbane.
Trajtimi i mbetjeve është i mangët dhe pasqyrohet në ndotjen e detit. Furnizimi me ujë mbetet një tjetër sfidë, sikurse është edhe trajtimi i ujërave të zeza, të cilat derdhen rëndom në det.
Në Tiranë, ndërtimet pa zhvilluar infrastrukturën urbane janë edhe më të dukshme.
Objektet e reja të ndërtimit do të duhet të bashkëjetojnë në një qytet ku asgjë tjetër nuk ka ndryshuar. Rrugët janë të njëjtat. Kanalizimet e ujërave të zeza janë ato që ishin. Kapaciteti i furnizimit me ujë nuk ka pësuar ndryshime. Rrjeti elektrik ka njohur vetëm investime të vogla. Pretendimi për hapësira të gjelbra duket luks, sepse për to nuk ka planifikuar askush.
Ndërsa Tirana dhe bregdeti duken si kauza të humbura në beton, tashmë duket se radha u ka ardhur zonave malore. Pyetja tani është: a do ta zhvendosë “Paketa e Maleve” sulmin e betonit drejt pasurive malore? /Exit/
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për zgjidhjen e kontratës koncesionare të Aeroportit Ndërkombët...
Ka përfunduar afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në garë janë regjistruar pesë...
Agjencia e Prokurimit Publik ka përjashtuar për 12 muaj nga e drejta për të fituar kontrata publike kompanitë “R&T” dhe...
Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha. ...
Valon Bela, i cili u shpall “non grata” nga Ministria e Brendshme për veprime në dëm të Shqipërisë, ka reaguar me an...
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Petrit Çelës, babait të Suel Çelës, për përjashtimin e dre...
SPAK ka reaguar pas padisë së kompanisë Meral sh.p.k. ndaj prokurorit të Përgjithshëm, Altin Dumani në shtetin italian. N&...
Banorët e kompleksit të ri Univers City kanë ngritur ankesë për mungesën e furnizimit me ujë, që vazhdon prej rreth 24...
Ministria e Brendshme ka shpallur “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Valon Beljan,...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka kundërshtuar filozofinë mbi të cilën është ngritur raporti mbi reformën...