VIDEO/ Parakalim i rrezikshëm në Librazhd, denoncimi: Shoferi rrezikoi jetën e qytetarëve, të ndëshkohet!
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer debatin për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura,...
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset sh...
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....
Dy automjete private të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht gjatë ndërhyrjes për evakuim...
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë p...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Ndërk...

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë shuar.
Vatrat ku po përqendrohen operacionet janë në Malin e Dajtit, Bardhaj të Shkodrës dhe në zonën e Fierit.
Në terren janë angazhuar qindra forca vendore, efektivë të Forcave të Armatosura, mjete zjarrfikëse dhe kapacitete ajrore.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në nivel kombëtar 735 forca vendore dhe 64 automjete zjarrfikëse.
Forcat e Armatosura kanë marrë pjesë në operacione me 475 efektivë, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.
Për ditën e sotme është parashikuar angazhimi i 160 forcave ushtarake në zonat ku vijon ndërhyrja.
Në Malin e Dajtit, operacioni po zhvillohet me pjesëmarrjen e strukturave bashkiake, ndërsa janë angazhuar edhe 77 forca ushtarake dhe një helikopter.
Në Bardhaj të Shkodrës, në terren ndodhen 5 automjete zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe strukturat e emergjencave civile.
Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionin me një automjet zjarrfikës dhe një helikopter, ndërsa sot ndërhyrjes i janë shtuar edhe 33 forca dhe një ambulancë.
Në Fier janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë dhe 90 forca të tjera.
Në operacion marrin pjesë edhe 90 ushtarakë, një helikopter dhe një avion Air Tractor, ndërsa për ditën e sotme vijon mbështetja me 33 forca.
Ndërkohë, zjarri në Himarë është shuar pas një operacioni të gjerë.
Për fikjen e tij u angazhuan 26 automjete zjarrfikëse, 120 efektivë, 40 vullnetarë, 67 forca bashkiake, 20 punonjës policie dhe 180 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy helikopterë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile.
Forcat dhe kapacitetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave, pasurisë dhe mjedisit.
Një opreacion antidrogë është zhvilluar gjatë mbrëmjes së 5 shtatorit në Sarandë. Në kuadër të aks...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një konflikt i dyshuar për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë stacionit të tren...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....
Dy automjete private të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht gjatë ndërhyrjes për evakuim...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Ndërk...
Shoqata “Manifaktura Shqiptare” i ka paraqitur Ministrisë së Financave gjashtë kërkesa prioritare për t’u përf...
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga fotografitë në Instagram, vera e vitit 2026 do të dukej thuajse e p&eum...
Sekuestrimi nga SPAK i rreth 150 milionë eurove pasuri të paluajtshme të krijuara nga tregtimi i drogës riktheu debatin mbi varësin&e...
CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete”...