VIDEO/ Parakalim i rrezikshëm në Librazhd, denoncimi: Shoferi rrezikoi jetën e qytetarëve, të ndëshkohet!
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer debatin për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura,...
Një paketë të re masash ekonomike, që prek pensionistët, punonjësit, fermerët, familjet me fëmijë dhe bizneset sh...
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Rrjeti SafeJournalists shpreh shqetësim për një numër në rritje kufizimesh të pashpjeguara dhe problemesh me aksesin në llo...
Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syri i Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq....
Dy automjete private të punonjësve të Policisë së Fierit janë djegur plotësisht gjatë ndërhyrjes për evakuim...
Prezantuesja televizive egjiptiane Sarah Khalifa dhe 11 persona të tjerë janë dënuar me vdekje me varje, pasi u shpallën fajtorë p...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.4 lekë dhe do shitet me 79.7 lekë. Ndërk...

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka rikthyer debatin për ligjin 21/2024 për zonat e mbrojtura, duke ngritur shqetësimin se një territor i dëmtuar nga zjarri mund të humbasë statusin e tij dhe të marrë një tjetër destinacion.
Përmes një videoje nga interpelanca e prillit 2024 me ministren e atëhershme të Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, Zhupa shpjegon kundërshtimin e saj ndaj të ashtuquajturit “parim i përshtatshmërisë”. Sipas saj, ky parim mund të krijojë mundësi që një zonë e mbrojtur, pasi dëmtohet dhe nuk është më në gjendjen e mëparshme, të përdoret për ndërtime apo projekte të tjera.
Zhupa ka kundërshtuar ligjin edhe në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk pranoi kërkesën për shfuqizimin e tij. Tashmë, ajo ka depozituar në Kuvend një nismë të re për shfuqizimin e ligjit 21/2024.
Në videon e publikuar prej saj, Ina Zhupa përdor një çakmak për të ilustruar atë që e quan “parimi i shkrepëses”.
“A e shikoni këtë çakmakun këtu?”, shprehet ajo, duke argumentuar se një shkrepëse mund të mjaftojë që një zonë e mbrojtur të ndryshojë statusin, nëse zjarri dëmton territorin dhe ai nuk rikthehet në gjendjen e mëparshme.
Sipas Zhupës, neni 2 i ligjit parashikon “parimin e përshtatshmërisë”. Ajo e interpreton këtë si një mundësi që, në rast se një zonë e mbrojtur ndryshon gjatë kohës dhe nuk ruan më karakteristikat e saj, të humbasë kategorinë e mbrojtjes pa pasur domosdoshmërisht detyrimin për t'u rikthyer në gjendjen e mëparshme.
Për ta bërë më konkrete kritikën e saj, Zhupa sjell shembullin e Pishë-Poros. Sipas saj, nëse një zjarr përfshin pyjet e një zone të mbrojtur, pas dëmtimit të territorit mund të lindë mundësia që ai të konsiderohet më i përshtatshëm për një tjetër përdorim, në vend që të ripyllëzohet.
“Me parimin e përshtatshmërisë është më e përshtatshme ta kthejmë në resort sesa ta ripyllëzojmë përsëri”, shprehet Zhupa në videon e interpelancës.
Në postimin e saj, ajo përmend si destinacione të mundshme hotelet, resortet, parqet fotovoltaike dhe parqet eolike.
Zhupa e lidh këtë shqetësim drejtpërdrejt me ligjin 21/2024 dhe kërkon që ai të shfuqizohet. Sipas saj, heqja e këtij ligji do të ulte edhe mundësinë që zjarret të përdoren si pikënisje për ndryshimin e destinacionit të zonave të mbrojtura.
“Shfuqizoni ligjin 21/2024 dhe e sigurt që do kemi edhe më pak ‘zjarre të përshtatshme’”, shkruan Zhupa në reagimin e saj.
Edi Rama ka paralajmëruar rinisjen e podkastit të tij të propagandës “Flasim”, me një intervistë ndryshe, ku Rama nu...
Sot shënohet dita e 99-të e protestës kundër qeverisë. Edhe këtë ditë, qytetarët pritet të mblidhen para Kry...
Sesion i ri, beteja të vjetra. Më 8 shtator, deputetët rikthehen pas pushimeve në punë me detyra të mbartura, pasi në tryez&e...
Banorët e Divjakës u ngritën për të 37-tën ditë në protestë kundër shkrirjes së bashkisë dhe bashkim...
Përpara se të riktheheshin përpara selisë së ekzekutivit për mbylljen e ditës së 98-të të protestës, turm...
Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit jan&eu...
98 ditë protestë, 98 ditë përballje me qeverinë. Këtë të shtunë, qytetarët rikthehen sërish para Kryemini...
Duke folur në ditën e 98-të pa ndalim të protestës, një qytetare ka lëshuar akuza të forta ndaj Edi Ramës dhe Polic...
Aktivistja Sidorela Vatnikaj theksoi se në 98 ditë protestë, kërkesat e protestuesve kundër qeverisë janë shtuar. Ajo thekso...
Këtë të shtunë mbahet protesta e 98-të para kryeministrisë. Aktivisti Edison Lika u shpreh se protestuesit mezi po presin seanc&e...