Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Është miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave “Strategjia e Menaxhimit të Financave Publike”. Dokumenti iu nënshtrua fillimit procesit të konsultimit publik nga Ministria e Financave, duke nisur nga fillimi i muajit prill.
Bëhet fjalë për strategjinë e tretë që ka në fokus marrjen e masave në funksion të forcimit të mëtejshëm të Financave Publike, një document i dakordësuar me Bashkimin European, edhe në kuadër të procesit të integrimit në BE.
Qeveria angazhohet në implementimin e këtyre masave deri në vitin 2030. Në strategji, masat e parashikuara janë të kategorizuara në gjashtë shtylla kryesore, të cilat kanë të bëjnë me programimin makroekonomik dhe monitorimin e riskut, planifikimin e integruar strategjik dhe buxhetor, menaxhimin dhe mobilizimin e të ardhurave, kontabilitetin dhe menaxhimin e zbatimit te buxhetit, kontrollin e brendshëm financiar publik, si edhe mbikëqyrjen e jashtme.
Sa i përket shtyllës së parë, disa nga objektivat kanë të bëjnë me mirëmbajtjen dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemeve për zhvillimin dhe monitorimin e një politike të shëndoshë fiskale, realizimin e parashikimeve të avancuara makroekonomike, si edhe ndërmarrjen e praktikave sa më të qëndrueshme sa i përket menaxhimit të riskut fiskal.
Në lidhje me planifikimin e integruar dhe monitorimin e raportimin transparent, strategjia ka si objektiva përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe praktikave të planifikimit strategjik të integruar dhe planifikimin buxhetor afatmesëm në të gjitha nivelet e qeverisjes, rritjen e monitorimit dhe raportimit transparent, si edhe një përfshirje edhe më të gjerë të publikut në proceset buxhetore.
Referuar të ardhurave, synohet rritja e mobilizimit të tyre përmes zhvillimit dhe zbatimit të politikave të avancuara tatimore, përmirësimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit të taksave, si edhe modernizimi i sistemeve të menaxhimit të riskut të administratës doganore, në përputhje edhe me kërkesat e BE-së.
Një tjetër objektiv, i lënë edhe nga FMN dhe i kërkuar tashmë edhe nga BE, është miratimi dhe zbatimi i Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave, me fokus rritjen e mirëadministrimit, shmangien e evazionit dhe thellimin e luftës ndaj informalitetit.
Në shtyllën e katërt, reformat që synohet të ndërmerren synojnë forcimin e praktikave të menaxhimit të zbatimit të buxhetit, duke përfshirë përmirësimin dhe rritjen e përdorimit të Sistemit Informativ Financiar Qeveritar (SIFQ), zbatimin e reformave të Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit Publik, si edhe forcimin e raportimit të praktikave të menaxhimit të borxhit.
Ndërsa referuar kontrollit të brendshëm financiar, synohet të përmirësohen më tej sistemet për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik në përputhje me praktikat e pranuara nga BE-ja, si edhe forcimi i mëtejshëm i sistemeve të menaxhimit financiar për të absorbuar sa më mirë mbështetjen financiare të BE-së.
Sa i përket mbikëqyrjes së jashtme, disa nga objektivat e synuara në strategji kanë të bëjnë me rritjen e kontrollit dhe mbikëqyrjen e institucioneve të tjera në drejtim të menaxhimit të financave publike, ku përfshihen Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe KLSH.
Marre nga Monitor
Tritoli në Shkodër SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një...
Foto ilustruese SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit të sotëm raportohet se është regjistruar një sh...
Foto ilustruese TIRANË- Importet në sasi u rritën me 15.5 për qind në 5 mujorin e parë të vitit, ky ishte niveli m&...
Foto ilustruese TIRANË- Gjetja e forcës punëtore po bëhet e vështirë edhe në sektorin e blegtorisë. Pas ofrimit t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndruesh...
Foto nga vendi i ngjarjes DURRËS- Një makinë është përfshirë pjesërisht nga flakët mbrëmjen e sotme ...
SELANIK- Një 44-vjeçare shqiptare ka përjetuar një tmerr, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh. B&e...
Foto ilustruese EUROPA- Një sasi prej 35 ton kokainë ,e cila ishte destinuar për në Bashkimin Europian, është sekuestrua...
BERAT- Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. ...
BERAT- Një ngjarje e frikshme ka ndodhur ditën e stome në lagjen “30 Vjetori” të Beratit, në banesën e shtetasit Lul...