Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Qeveria ka miratuar vendimin që efektivet e burgjeve mund të mbajnë armë edhe jashtë shërbimit, por duke plotësuar disa kushte. Sipas vendimit të qeverisë, që punonjësi i policisë së burgjeve të mbajë armë edhe jashtë shërbimit duhet që ndaj tij të mos ketë nisur ndjekja penale. Po ashtu, në banesën e tij të jetë instaluar kaseta e posaçme për ruajtjen e armës.
“Jashtë orëve të shërbimit, arma mbahet nën veshje e paekspozuar, në brez ose nën sqetull, e futur në këllëf të siguruar me kapëse që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, në gjendje të shkrehur dhe e vendosur në siguresë, pa fishekë në folenë e fishekut dhe pa krehër”, thuhet ne vendim.
Sipas vendimit, në banesë, arma ruhet brenda ambientit të saj, në kasetë metalike të posaçme, të siguruar me çelës, që mbahet nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, për të mos u përdorur nga persona të tjerë, si dhe të mos ketë elemente të dukshme ekspozimi apo perceptimi.
“Arma në kasetë ruhet e vendosur në siguresë dhe e ndarë nga municioni dhe duhet të sigurohet me kavo bllokimi, i cili kalon në fyellin e tytës ose me bllokues të këmbëzës së shkrepjes, të kyçur me çelës, i cili mbahet nga përdoruesi i certifikuar i armës së zjarrit.
Verifikimi i kushteve të ruajtjes së armëve në banesë realizohet nga një specialist policie, i autorizuar nga titullari, gjatë shqyrtimit të kërkesës sipas pikës 6, të këtij vendimi.
Në rastet kur punonjësi pezullohet, lirohet ose largohet nga Policia e Burgjeve automatikisht humb të drejtën e mbajtjes së armës personale jashtë orëve të shërbimit, si dhe detyrohet ta dorëzojë menjëherë këtë të fundit,” thuhet në vendim.
PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE PËR MBAJTJEN E ARMËS NË PËRDORIM PERSONAL, EDHE JASHTË ORËVE TË SHËRBIMIT, NGA PUNONJËSI I POLICISË SË BURGJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 14, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, i cili, për shkak të detyrës, pajiset më armë në përdorim personal, ka të drejtë që këtë armë ta mbajë me vete, edhe jashtë orëve të shërbimit, sipas kushteve të përcaktuara në këtë vendim.
2. Punonjësi i Policisë së Burgjeve për të mbajtur armën në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit, duhet të plotësojë këto kushte:
a) Ndaj tij të mos ketë nisur ndjekja penale.
b) Në banesën e tij të jetë instaluar kaseta e posaçme për ruajtjen e armës.
3. Për qëllime të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Armë në përdorim personal”, pistoleta ose arma e shkurtër e vënë në dispozicion nga institucioni, në të cilin është emëruar punonjësi i Policisë së Burgjeve.
b) “Institucion i Vuajtjes së Veprës Penale” (IEVP), institucionet e paraburgimit dhe institucionet e ekzekutimit të dënimit me burgim.
c) “Kasetë”, një mbajtëse e bërë posaçërisht për të mbajtur armë zjarri, e blinduar, me trashësi e mekanizëm dhe çelës sigurie, e cila duhet të betonohet ose të saldohet në mënyrë të palëvizshme në mur, për të hequr mundësinë e rrëmbimit së bashku me armën.
ç) “Punonjës i Policisë së Burgjeve”, punonjësi, i cili ushtron detyra të natyrës drejtuese, organizuese, mbikëqyrëse ose ekzekutuese për garantimin e rendit e të sigurisë në IEVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
d) “Titullar”, drejtuesi i IEVP-së ose drejtori i Policisë së Burgjeve për rastet kur kërkuesi është i emëruar në strukturën qendrore të Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
4. Për t’u pajisur me autorizim për të mbajtur armën në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit, punonjësi bën një kërkesë drejtuar titullarit.
5. Titullari për shqyrtimin e kërkesave ngre një komision, i cili kryesohet prej tij dhe ka në përbërje:
a) eprorin e drejtpërdrejtë të kërkuesit;
b) drejtorin e burimeve njerëzore të strukturës në të cilin është emëruar kërkuesi;
c) shefin e Policisë së strukturës në të cilën është emëruar kërkuesi;
ç) përgjegjësin e armatimit të strukturës në të cilën është emëruar kërkuesi.
6. Kërkesa përgatitet me shkrim dhe shoqërohet me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Vetëdeklarimin për pajisjen me kasetë metalike për mbajtjen e armës në banesë.
b) Dëshminë nga gjykata dhe prokuroria në juridiksionin territorial të të cilit punonjësi ka vendbanimin që nuk është në ndjekje penale.
c) Dëshminë e aftësisë për punë, e lëshuar nga organet kompetente.
7. Komisioni merr në shqyrtim dhe shprehet me vendim të arsyetuar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga marrja e kërkesës së punonjësit të Policisë së Burgjeve.
8. Në rast se vlerësohet e nevojshme, Komisioni mund të njoftojë kërkuesin që të paraqitet për t’u pyetur ose për t’i kërkuar dokumentacion shtesë, duke i caktuar edhe një afat për këtë.
9. Në rastin e parashikuar në pikën 7, të këtij vendimi, afati i shqyrtimit pezullohet derisa kërkuesi të përmbushë kërkesat e Komisionit ose deri në përfundimin e afatit të caktuar. Në rast se ky i fundit nuk paraqitet ose nuk përcjell dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të caktuar, Komisioni vendos mospranimin e kërkesës.
10. Për rastet kur kërkuesi plotëson kushtet, Komisioni nxjerr autorizimin për mbajtjen e armës në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit.
11. Në rastet kur Komisioni vlerëson që kërkuesi nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e armës në përdorim personal, edhe jashtë orëve të shërbimit, vendos refuzimin e kërkesës, me vendim të arsyetuar dhe ia komunikon kërkuesit.
12. Kundër vendimit të refuzimit kërkuesi ka të drejtën e ankimit në gjykatën kompetente.
13. Jashtë orëve të shërbimit, arma mbahet nën veshje e paekspozuar, në brez ose nën sqetull, e futur në këllëf të siguruar me kapëse që të mos dalë në mënyrë të pavullnetshme, në gjendje të shkrehur dhe e vendosur në siguresë, pa fishekë në folenë e fishekut dhe pa krehër.
14. Në banesë, arma ruhet brenda ambientit të saj, në kasetë metalike të posaçme, të siguruar me çelës, që mbahet nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, për të mos u përdorur nga persona të tjerë, si dhe të mos ketë elemente të dukshme ekspozimi apo perceptimi.
15. Arma në kasetë ruhet e vendosur në siguresë dhe e ndarë nga municioni dhe duhet të sigurohet me kavo bllokimi, i cili kalon në fyellin e tytës ose me bllokues të këmbëzës së shkrepjes, të kyçur me çelës, i cili mbahet nga përdoruesi i certifikuar i armës së zjarrit.
16. Verifikimi i kushteve të ruajtjes së armëve në banesë realizohet nga një specialist policie, i autorizuar nga titullari, gjatë shqyrtimit të kërkesës sipas pikës 6, të këtij vendimi.
17. Në rastet kur punonjësi pezullohet, lirohet ose largohet nga Policia e Burgjeve automatikisht humb të drejtën e mbajtjes së armës personale jashtë orëve të shërbimit, si dhe detyrohet ta dorëzojë menjëherë këtë të fundit.
18. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin dhe ndjekjen e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Sigu...
Babai i autorit TIRANË- Prindërit e Lulzim Toçi i cili mbyti bashkëshorten në sy të dy fëmijëve të mitur n&e...
Admir Beqiri SARANDË- Gjykata e Sarandës ka vendosur ditën e sotme për të lënë në burg Admir Beqirin, autorin e dys...
pamje nga vrasja GREQI - Një vrasje e ndodhur pak ditë më parë në Athinë, ku dy vëllezër, qëlluan me thikë...
DIBËR- Një ditë më parë një lajm i hidhur ka tronditur fshatin Grezhdan në Peshkopi. Por lajmin më të hidhur...
Banoret PESHKOPI- Banorët në fshatin Grezhdan në Peshkopi, ku jeton familja e 24-vjeçares shqiptare Eleonora Toci që u vra ...
Foto DIMAL- Një grua nga Dimali është proceduar penalisht pas denoncimit të avokatit të saj. Sipas njoftimit të policisë...
Foto ITALI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 24-vjeçares shqiptare, Eleonor Toci nga bashkëshorti i saj....
bruno jazaj VLORË- Një punonjës i policisë bashkiake të Vlorës, është dhunuar brutalisht nga dy persona, mbrëm...
foto e snapejristeve TIRANË- Kryeqyteti është blinduar me forca sigurie për ardhjen e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. N&eu...