AKTUALITET

"Morën hak" ndaj kushëririt që abuzoi seksualisht me to, zbardhet DËSHMIA e dy vëllëzërve: Jetonte afër nesh, edhe pasi ikëm në Greqi na shkruante...

r.ll Përditësimi i fundit 10 Tetor 2024, 13:48
"Morën hak" ndaj kushëririt që abuzoi seksualisht me
pamje nga vrasja

GREQI - Një vrasje e ndodhur pak ditë më parë në Athinë, ku dy vëllezër, qëlluan me thikë vdekje kushëririn e tyre, zbuloi një tjetër ngjarje po aq të rëndë.  Enis dhe Aleksandros Loka pasi vranë kushëririn e tyre, Denis Lokën, deklaruan në polici se arsyeja e krimit ishte se viktima kishte abuzuar seksualisht me autorët, kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç dhe jetonin në Shqipëri. 

Media greke "Protothema" ka zbardhur sot edhe dëshminë e plotë të dy autorëve, ku kanë treguar makthin e përjetuar 12 vite më parë në duart e viktimës, i cili dyshohet se i ka abuzuar seksualisht kushërinjtë e tij.

Autorët kanë përshkruar se si kushëriri 28-vjeçar i abuzoi kur ishin vetëm 4 dhe 6 vjeç, ndërsa u shprehën se përdhunuesi i tyre nuk pushoi së shqetësuari deri pak kohë më parë. 19-vjeçari ka rrëfyer se vetëm para 3 vitesh, ka folur lidhur me tmerrin e përjetuar, pasi kishte vënë re se vëllai i tij i vogël ishte i mbyllur në vetvete dhe dyshoi se dhe ai mund të kishte kaluar të njëjtën gjë. Më tej tregoi se prindërit e tyre e kishin marrë vesh gushtin e vitit të kaluar. 

“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje përgjatë dy viteve. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe shumë i mbyllur. 

Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd. Ndërkohë, pashë që edhe vëllai im ishte shumë i mbyllur dhe nuk më fliste, mendova se edhe ai kishte përjetuar të njëjtën gjë. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri ishte përdhunuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur ia thamë. Të dy menduam se ai na kishte shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë. Ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes mesazherit për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai më kërkoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam takimin në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20:30-21:00”, ka deklaruar 19-vjeçari në dëshminë e tij.

Nga ana tjetër, 17-vjeçari ka konfirmuar fjalët e të vëllait, duke theksuar, njëkohësisht, se makthi për fëmijët nuk u ndal 12 vite më parë. Shpesh 28-vjeçari komunikonte me të duke dërguar mesazhe nga rrjetet sociale.

“LN është kushëriri ynë. Kur ishim të vegjël ai ngacmoi seksualisht mua dhe vëllain tim kundër dëshirës tonë në Shqipëri ku jetonim të gjithë bashkë. Që atëherë nuk e kam parë, por herë pas here më dërgon mesazhe në aplikacionin Instagram dhe më pyet se çfarë po bëj. Sot na tha që të takohemi të gjithë bashkë në mbrëmje në rrugën Chanion. E kisha me vete një thikë për siguri”, ka rrëfyer në dëshminë e tij 17-vjeçari. 

Në dosjen e çështjes përfshihen dy fotografi me qark të mbyllur të një dyqani në zonën ku ndodhi vrasja, nga ku u identifikuan dy autorët.

vrasje ne athine denis loka aleksandros loka enis loka

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë