Shpërthim me tritol në Kurbin
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura". Bisedat e zbardhura Në SKY ECC mes anëtarëve të organizatës së trafikimit të narkotikëve kanë zbuluar rolin aktiv të Gertin Aliut. Sipas dosjes hetimore Gertin Aliu bashkëpunonte me persona si Adi Çoba i njohur me pseudonimin “Bazholi”, Orges Molla (Gesi) dhe Ervis Deti.
Në komunikimet e përgjuara, dalin detaje të qarta për porositë, pagesat, vendtakimet dhe transportin e lëndës narkotike, duke përfshirë edhe rrugët përmes tragetit Durrës–Bari dhe dorëzimet tek anëtarët e grupit në Itali që drejtohej nga Adi Çoba.
Nga përgjimet e telekomunikimeve rezulton një lidhje e drejtpërdrejtë e Gertin Aliut me Ervis Deti. Gjatë bisedave që kanë zhvilluar me njeri tjetrin, rezulton se ata janë takuar së bashku, ku Gertin Aliu i thotë Ervis Detit: "masdite do vi të takoj se s'kam qenë në Durrës kto dit prandaj...se kam një muhabet për të konsumar"
Rezulton se Gertin Aliu jo vetëm ka njohje me Adi Çoba, por i referohet “Bazholit” si emër që ka një rëndësi. Gertin Aliu rezulton të ketë njohje dhe me Orges Mollën. Ky i fundit rezulton në përgjimin telefonik, përshkruar më sipër, por dhe nga përgjimet ambientale të pergjuara nga Autorietet Italiane, si person i dyshuar në gjetjen dhe shpërndarjen e lëndës narkotike të llojit "Heroine". Nga transkripti i bisedës së përgjuar ambientale të datës 01.06.2022, ora 17:45, kryer nga Autoritetet Italiane në automjetin e Genci Telollari, rezulton biseda më interes midis Gencit dhe Gertin Aliut, si vijon:
Gerti: i thashë, dëgjo, zbrit sepse nuk i kam paratë! Nuk është se nuk i kam paratë por për herë parë po sforcohem, herën e dytë nuk merkaosem më. Tani në lojë është futur Gesi dhe jo Spiro. Tani Gesi më tha kështu: "këtë herë merre më para! Sepse mua mi kanë marrë..... më duket se kunati i tij ka ikur" ....
Gerti: i kanë hyrë në shtëpi kunatit të Gesit, ai që takuat ju...
Genci: Çfarë po thua?...
Gerti: Po! Më tha (Gesi), "Unë i kam bërë tashmë në gjashtë e gjyëm 1 me 4"...
Gerti: nuk do marrim atë, do marrim vetem këto të dyja........ biseda vijon.
Ervis Deti: hic me, ca bon ti?..
Gertin Aliu masdite do vi te takoj se s'kam qen ne Durres kto dit, prandaj, ik se s'ashtu, mir vilai jot?...
Ervis Deti-mir mir jo kot, un mora me shum per merak se ca esht...
Gertin Aliu-jo jo po se kam nje muhabet per te konsumu, hajd, kam nje muhabet per te konsumu, mir te keqen mir, ciao.
Bisedë tjetër me interes e përgjuar më datë 08.05.2022, ora 10:49, në bazë të vendimit mr.315, datë 19.04.2022, vendimit nr.333, date 05.05.2022, re Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Gertin Aliu-si ja kalove? Ku je me?...
Ervis Deti-mir me, un tashi sa po sa po leviz i cik ktu te..
Gesi, sa po leviz, ku tak, ku te pres?..
Gertin Aliu-ku ku, me makine je?...
Ervis Deti me makine e villa...
Gertin Aliu direkt un nga Vila Zogut po zbres aty te
Kjo bisedë e zhvilluar më datë 08.05.2022, ora 10:49 vërteton takimin e Gertit dhe Visit, direkt pasi ky i fundit kishte zhvilluar një takim me Gesin. Po në të njëjtën datë, duke ju referuar hyrje-daljeve të sistemit Tims, rezulton se Ervis Deti është nisur me linjën e tragetit "Rigel Duni" në drejtim të Barit, Itali dhe është kthyer në Shqipëri me datë 20.05.2022 me të njëjtën linjë trageti. Bisedat e mëvonshme telefonike midis këtyre subjekteve datojnë më 10.05.2022-13.05.2022, periudhë në të cilën Visi ndodhej në Itali.
Të dy bisedojnë për një takim që Visi duhej të bënte me disa të njohur të përbashkët me qëllim lidhjen e kontakteve dhe dorëzimin e lëndës narkotike te disa persona që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ende të pa identifikuar. Dyshohet se roli i Visit është marrja dhe dorëzimi i lëndës narkotike (korrier) në emër dhe për llogari të Gertit apo Gesit.
Më konkretisht bisedat zhvillohen si më poshtë: Bisede me interes e përgjuar më datë 10.05.2022, ora 10:57, në bazë të vendimit ar. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar:
Gerti Aliu (Gerti) - ca bone ti me?
Ervis Deti-Hic tu bo xhiro, tu nejte.
Gerti Aliu-t'rujt zoti, tashti ti ktu je?...
Ervis Deti- Jo une jam ktu (i referohet Italisë)..
Gerti Aliu - E mire, jo sepse e kemi mik te perbashket prandaj po them a m'nigjon?...
Gerti Aliu ate shokun tim e kemi mik te perbashket, kshu qe e zgidhte vete me ty ai, kjo eshte ideja...
Ervis Deti- E zgjidh vete me mu ai?..
Ervis Deti-ku ku esht qe si e zgjidh me mu ai
Gerti Aliu-e pra tashi, kur t'jesh ktu pastaj te flas une pra ca t'them une ty tashi, se di si me ta shpjegu...
Ervis Deti-Po mire mo, maroje ti ca problemi ka?...
Gerti Aliu-Mire pra mire, jo jo se e maroj une e maroj une nuk e kam problem fare ate pjese, se kam fare problem me vila jo, une do ta maroj, nuk e kam problem une ate po e kom lone per sot ne darke pranej...
Ervis Deti Po mire mo edhe mu neser m'duhesh, po qe se shkon, shko me plakun neser...
Gerti Aliu Mire ik se e zgjidhim vete tashi, ik se s'ashu dot me teper hajd...
Ervis Deti - Po pra po te degjoj...
Gerti Aliu-Mire te morsha te keqen, hajde shpirto hajt, t'njifte vete me pranaj po te them t'njifte vete...
Ervis Deti-Po mire mo po pastaj...
Gerti Aliu-Jo jo, shyqyr me mu bo qejfi qe te njifte vete (qesh)Ervis Detie pra, hajd...
Bisede me interes e përgjuar më datë 11.05.2022, ora 12:43, në bazë të vendimit nr. 315, datë 29.04.2022, vendimit nr.333, datë 05.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
Ervis Deti-hic e mir, ja knej tu llogarit
Gerti Aliu-marshalla, tashi kupton, si esht thelbi apo jo?...
Ervis Deti jo un mora vesh qe ti do vish ktu me i llaf apo jo?..
Gerti Aliu po pra e, e aq do vi un aty edhe, jan miq te perbashket, kshuqe nuk kam lidhje mo un, ne kuptimin e asajt se ata flasin vet a me kupton e? Neqoftese esht po i njejti, se te njofin mir, a me kupton Gertin, kjo esht ideja, maroi filmi...
Ervis Deti-po mir pra ti kur vjen ktu se un se kam iden se sssss....
TIRANA- Kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të koduara në aplikacionin Sky ECC të anëtarëve të organizat...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore në lidhje me operacionin "Ura". Në dosje është zbardhur edhe r...
TIRANA- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve t&eum...
KUKËS- Një 32- vjeçar është arrestuar nga Policia e Kukësit pasi dyshohet se së bashku me vëllain e tij një vit...
TIRANA- Pas operacionit "Ura" zhvilluar në Shqipëri dhe Itali, tashmë kanë dalë dhe transkripte të komunikimeve të kod...
TIRANË- GJKKO ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg vëllezërit Flori dhe Fredi Pali të akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal n...
TIRANA- Çifti shqiptar Elvis dhe Belina Pupa po përballen me akuza nga drejtësia australiane. Media australiane 'The Advertiser' shkruan se&n...
TIRANA- Mirela Dhono Lame ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për bashkëshortin e saj, Artan Lame, i cili ndërroi j...
KOSOVA- Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së fuqisë punëtore për tremujorin e katër...
TIRANA- Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) njoftoi se kishte shpallur 86 ndërmarrje të mikro, të vogla dhe të mesm...