Hetimi për grupin Çopja-Çela, SPAK sekuestron 77 milionë lekë pasuri! Tokë në Tiranë, kompani dhe 25 automjete
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka evidentuar shkelje serioze të sigurisë ushqimore gjatë kontrolleve të fundit në Tiranë, duke ndërhyrë në dy subjekte të përpunimit të qumështit dhe mishit.
Gjatë inspektimit në subjektin “Bonum” (baxho), u konstatuan kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, përfshirë prani myku, ndryshku dhe lagështie në ambientet e përpunimit. Si rezultat, AKU bllokoi aktivitetin dhe sekuestruan 328.7 kg djathë të bardhë dhie.
Ndaj subjektit u vendos edhe një gjobë prej 300 mijë lekësh.
Kontrolle u ushtruan edhe në subjektin “KMY”, ku u evidentuan shkelje në procesin e përpunimit të mishit, konkretisht në mënyrën e shkrirjes së produkteve në një ambient ndihmës jashtë standardeve. Për këtë arsye, u bllokuan: 588 kg fileto pule “Super Frango” dhe 150 kg gjoks pule “Pechungon”
Produktet janë marrë në analizë mikrobiologjike dhe do të qëndrojnë të bllokuara deri në daljen e rezultateve. Edhe ndaj këtij subjekti u vendos gjobë në vlerën 300 mijë lekë.

Njoftimi:
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), në vijim të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Tiranë, bazuar në planin mujor të kontrolleve me bazë risku në stabilimente me rrezikshmëri të lartë, kanë ushtruar kontrolle zyrtare në dy subjekte me aktivitet “Përpunim qumështi” dhe “Përpunim mishi”.
Gjatë kontrollit zyrtar në subjektin “Bonum” (Baxho), trupa inspektuese konstatoi kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, si dhe prani të mykut, ndryshkut dhe lagështisë në ambientin e përpunimit. Për këto shkelje, u mor masa e menjëhershme e bllokimit të aktivitetit si dhe bllokimi i produktit të pasigurt: 328.7 (triqind e njëzet e tetë pikë shtatë) kg djathë i bardhë dhie.
Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë për ushtrim të aktivitetit në kundërshtim me kërkesat ligjore mbi kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të higjienës së ushqimeve.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin “KMY” (Përpunim mishi), u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve:
588 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë) kg fileto pule “Super Frango”;
150 (njëqind e pesëdhjetë) kg gjoks pule “Pechungon”.
Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë.
AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të sigurisë ushqimore në e-mailin zyrtar [email protected] ose në numrin e gjelbër 08007575.
Fillimi i 13 të martave ka mbledhur besimtarë të shumtë, të cilët janë bërë bashkë për të ndarë...
Një qytetar ka ngritur shqetësimin për Piranjat News lidhur me zhurmat e vazhdueshme që vijnë nga lavazhet në Durrës, pran&...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në shpërthimin me tritol ndaj automjetit të Olt...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në shpërthimin me tritol ndaj automjetit të Olt...
Policia ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim për një rast dhune në familje në Durrës. Bëhet fjalë...
Ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit Gideon Sa’ar ka reaguar këtë të martë pas votimit të rezolutës së K...
Banorët të cilët jetojnë në rrugët “Azem Hajdari”dhe “Gjelberimi” në qytetin e Durrësit, prej ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua, pranë Gjykatës së Tiranës...
Në një segment të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa, pranë fshatit Rromës në Mallakastër, po zbatohet një proje...
Një hetim i nisur në muajin Korrik 2025 nga prokuroria e Korçës, ku në fokus janë veprimet ligjore të ish-drejtorit t&eum...