Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca paraqet 5 kërkesa: SPAK të japë informacion, si është administruar kallëzimi nga Nesti Angoni
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Në seancën gjyqësore që po zhvillohet këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dh...
Bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begoña Gomez, u informua nga hetuesi Juan Carlos Peinado se çështja e saj po shk...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz foli për një “dritare mundësie në diplomaci” që mund të hapet ngadalë pë...
Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar autorët dhe i ka sh...
Një aksident i rëndë detar është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirin e Ksamilit, ku sipas informacioneve paraprake nj&eu...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e së hënës në zonën e Repsit, në Mird...
Sot mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin sot i nënshtrohen testit të Matematikës. Ky është provimi i tret&eu...
Sot zhvillohet seanca e parë e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO). ...
Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i trishtë &eum...
Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA. Skuadra nga Suh...
Policia greke ka goditur një organizatë kriminale të specializuar në vjedhjen, falsifikimin dhe shitjen e automjeteve në zona të ndryshme të Athinës, duke arrestuar 13 persona, mes tyre 11 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë.
Operacioni u zhvillua në orët e para të mëngjesit nga Departamenti i Hetimit dhe Ndjekjes së Krimeve Spata-Artemis, me mbështetjen e forcave të tjera policore, pas një hetimi të gjatë që zbardhi aktivitetin e grupit kriminal.
Sipas autoriteteve greke, të arrestuarit, të moshës nga 22 deri në 38 vjeç, akuzohen për krijim dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, vjedhje të automjeteve në bashkëpunim, falsifikim dokumentesh, mashtrim dhe pastrim parash.
Hetimet kanë zbuluar se grupi vepronte që prej marsit të vitit 2023. Anëtarët e tij vidhnin automjete në zona të ndryshme të Athinës, më pas manipulonin të dhënat identifikuese të mjeteve duke hequr pjesët origjinale me numrat e shasisë dhe duke i zëvendësuar me numra të falsifikuar.
Në këtë mënyrë, automjetet e vjedhura “legalizoheshin” dhe nxirreshin në treg për t’u shitur si mjete të rregullta.
Po ashtu, policia zbuloi se anëtarët e organizatës deklaronin në mënyrë të rreme vjedhjen e automjeteve për të përfituar dëmshpërblime nga kompanitë e sigurimit, duke siguruar fitime të paligjshme.
Gjatë hetimeve disamujore u sekuestruan gjithsej 36 automjete. Nga këto, 19 rezultuan të vjedhura dhe me dokumente të falsifikuara, ndërsa iu kthyen pronarëve të ligjshëm pas verifikimeve teknike.
Në kontrollet e kryera në banesat e të arrestuarve, policia sekuestroi 6 automjete, pajisje për kopjimin e çelësave të makinave, sisteme diagnostikuese ECU, mjete speciale për hapjen e bravave, pajisje gjeolokacioni, dhjetëra telefona celularë dhe kompjuterë, dy pistoleta imituese, një thikë palosëse, si dhe rreth 30 mijë euro para cash.
Autoritetet greke kanë dokumentuar deri tani 33 raste të vjedhjes së automjeteve dhe 9 raste të deklarimeve të rreme për vjedhje.
Sipas vlerësimeve të policisë, organizata kriminale ka përfituar rreth 1 milion euro nga aktiviteti i saj i paligjshëm.
Të arrestuarit janë dërguar para prokurorisë kompetente, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit.
Ish-shefi i Policisë Vlorë, Dritan Zagani ka publikuar një video të kryeministris Edi Rama në lokalet e Zvicrës, shtet ky ish-efek...
Qytetarët kanë përfunduar fjalimet para kryeministrisë, ndërsa tani të udhëhequr nga studentët ta kanë nisur marshi...
Një prej folëset në protestë ka bërë të ditur se, protestuesit nuk frikësohen as nga presionet as nga patronazhistë...
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për bllokimin e aksit rrugor në drejtim të Aeroportit Nd&eu...
Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sa...
Një qyetare ka denoncuar në podiumin para Kryeministrisë se ka marrë telefonata kërcnuese sepse ka dalë në protestë...
Aksident i rëndë detar në Gjirin e Ksamilit. Një mjet lundrues është përplasur me skafin e policisë kufitare të Sa...
Policia e Shtetit ka bërë disa emërime të reja në nivelet drejtuese të policive vendore, duke sjellë ndryshime në tre qa...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku një i ri dyshohet se ka humbur jetën teksa po lundront...
Gazetari Basir Çollaku ngriti pikëpyetje të forta mbi hetimin e SPAK për dosjen e njohur si ‘Black Eagle’, duke deklaruar se &...