AKTUALITET

Çollaku: Dosja ‘Black Eagle’ dhe Aruba të çojnë te Rama, SPAK po shmang majën e piramidës

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Qershor 2026, 18:39
Çollaku: Dosja ‘Black Eagle’ dhe Aruba të

Gazetari Basir Çollaku ngriti pikëpyetje të forta mbi hetimin e SPAK për dosjen e njohur si ‘Black Eagle’, duke deklaruar se çështja nuk mund të shkëputet nga dosje të tjera që sipas tij lidhen me afera të mëdha korruptive dhe me zyrtarë të lartë të qeverisë.

I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, Çollaku tha se në dosjen e fundit ka të pandehur që sipas tij shfaqen edhe në çështje të tjera, si dosja e Akshit, ajo e Ballukut dhe ajo që është njohur publikisht si ‘Aruba’.

Sipas gazetarit, problemi kryesor i hetimit është se mungon verifikimi i niveleve më të larta të pushtetit. Çollaku u ndal veçanërisht te përmendja në dokumente e ‘funksionarëve të lartë shtetërorë dhe autoriteteve politike’, duke pretenduar se SPAK disponon emra, pamje dhe materiale që sipas tij duhet të çojnë hetimin drejt niveleve më të larta politike.

Një nga pyetjet kryesore të ngritura nga Çollaku kishte të bënte me rolin e kryeministrit në këtë histori. Gazetari kujtoi gjithashtu pretendimet e përfshira në dokumentacion për një orë me vlerë 400 mijë euro që, sipas tij, rezulton t’i jetë dhuruar një ministri.

Sipas Çollakut, dosja përmban elementë që lidhen me trafik ndërkombëtar kokaine, pastrim parash dhe investime të dyshuara me para kriminale.

‘Ka diçka në këtë dosje të sapo nisur. Ka disa gjëra që unë, duke sjellë në ndihmë edhe kujtesën e hershme me shumë informacione rreth kësaj ngjarjeje, po shoh këtu.

Kemi dosjen e Akshit, dosjen e Ballukut dhe Arubën, ‘samitin’, siç i thoshit ju.

Aty ka të pandehur që janë të lidhur edhe me Akshin dhe me dosjen e Ballukut. Dhe kjo çështje duhet të jetë e bashkëlidhur me ato. Janë të kryqëzuara.

Po çfarë i mungon kësaj çështjeje sipas asaj që kam parë unë?

Ndoshta Struktura e Posaçme ka njoftuar që është procedimi penal numër 278, 278/1, mund të ketë fraksione të mëtejshme. Por kujtoj një thënie të një prej kryeministrave të Singaporit, themeluesit, kur thotë: ‘Korrupsioni, krimi i organizuar janë si shkallët, pastrohen nga lart’.

Ne tani, nga lart, këtu mungon gjëja nga lart.

Kur flet për letërporosi të dërguara në Spanjë, në Belgjikë, në Francë, sigurisht ka ndonjë informacion të marrë nga Italia dhe Gjermania. Materialet që i përcillen vendimeve të gjykatës thonë se janë bërë takime andej-këtej.

Në ‘samitin e kokainës’. Disa samite. Po, po, sepse janë bërë disa. Harta e Shqipërisë nuk ndahet për dy orë. Kanë pasur punë ata për ta bërë.

Dhe ka pasur, thuhet, funksionarë të lartë shtetërorë dhe autoritete politike.

Funksionarë të lartë shtetërorë dhe autoritete politike.

Tani, këto dy fjali i kanë përcjellë të gjithë, duke shtrydhur pjesën tjetër.

Dosja i ka emrat e këtyre. Do t’i bëjnë dhe këta publikë. Sepse kanë marrë kasetat, pamjet, emrat, i kanë marrë të gjitha.

Mund të ketë ndoshta presione. Nuk e di pse nuk e fillojnë nga kreu. Aty niset.

Dhe vijmë te informacioni. Te kjo dosja ‘Black Eagle’, që i referohen edhe strukturat e posaçme.

Pyetja është: A është Edi Rama i përmendur aty?

Edi Rama që është kryeministër.

Aty thuhet ashiqare që në një nga samitet një orë me vlerë 400 mijë euro i është dhuruar një ministri.

Ore, Edi Rama e di kush e ka këtë orë?

Një nga ministrat është në kabinet. E ka një ministër tjetër?

Shërbimet dhe prokuroria e kanë vënë në dijeni kryeministrin që një prej anëtarëve të kabinetit të tij, sipas asaj dosjeje, paska një orë 400 mijë euroshe?

Sepse aty njerëz të përfaqësuar të qeverisë që kanë marrë pjesë kanë ofruar garancitë për lejet e shumta të ndërtimit, për investime strategjike, që nga Ksamili deri në Vermosh.

Ka përmendje me emër konkret dhe postin që mbajnë zyrtarët në qeveri. Këtë e di Struktura e Posaçme.

Ka edhe një episod tjetër interesant. Në vendimet e gjykatës përmendet toka te Juvenilja, pastaj pas stadiumit.

Tirana nuk është sa Kina. Është në qendër kjo mesele.

Dhe aty prapë ndërpritet vazhdimësia e SPAK-ut. Thotë: hetimi i ndërlikuar.

Pra ka disa njolla të cilat ata mund t’i zbardhin në 278/2.

Por unë shoh këtu një qasje si te inceneratorët. Mos ta parcelizojmë dhe ta shkëpusim pjesë-pjesë.

Kur ndërtimet që janë bërë gati në samit janë dhënë dhe këtu lejet i jep Edi Rama, nuk i japim ne që jemi këtu.

Ka një numër të madh pyetjesh për të cilat Struktura e Posaçme duhet ta kishte ftuar Edi Ramën përpara se të firmoste urdhër-arrestet për biznesmenët dhe anëtarët e tjerë.

Dhe bashkimi i këtyre dosjeve, Akshi, Balluku, Aruba, është lëndë e përbashkët që shkon te njëra-tjetra.

Një pjesë e përgjimeve flet për të pandehurit e trafikut të drogës. Dhe thonë: ‘Hajde t’i themi Belës ta firmosë’.

Gjithsesi duhet ta sqarojë Struktura e Posaçme se kush është ‘Bela’.

Pra, duke mbetur te funksionarët shtetërorë, Bela këtej, Rama andej, këtu kemi korrupsionin, trafikun, pastrimin e parave dhe gjithë ato miliarda që qarkullojnë.

Kam lexuar rreth 300 faqe të asaj historie.

Akuzat që nxjerr SPAK-u janë: ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’, ‘Veprime të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Organizata kriminale’.

Artur Shehu dhe Alfred Hamzaj, sipas letërporosive spanjolle, belge dhe franceze, rezultojnë të akuzuar. Hamzaj është dënuar me 8 vjet burg në Belgjikë.

Procesi vazhdon, është ende i pambyllur.

Akuzohen si dy nga krerët e organizatës me 40 të pandehur shqiptarë dhe kolumbianë për trafik ndërkombëtar kokaine.

Thuhet se ky aktivitet ka sjellë trafikun e tonelatave kokainë.

Këto tonelata kokainë kanë pjellë miliarda euro dhe, sipas pretendimeve, janë ndarë në investime.

Dhe këtu mungon akuza për trafik droge.

Unë prapë po shpresoj që Struktura e Posaçme këto ‘peshq të rëndë’ i ka rezervuar për 278/2, 278/3 apo 278/4.

Por kam frikë se denoncimet janë pafund.

Madje një mik më thotë: ‘Jam zbatues i një projekti dhe më kërkojnë 9 studio arkitekture’.

Pra, ky është ai korrupsioni burokratik, procedurial’, theksoi gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?