Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Më 8 korrik 2026, Gjykata e Përgjithshme e Bashkimit Evropian rrëzoi një tjetër përpjekje të oligarkut rus Oleg Deripaska p...
Policia e Ersekës ka arrestuar një 75-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi qëllimisht një zjarr, flakët e të cilave u pë...
Hakerë të lidhur me Iranin kanë zgjeruar përpjekjet për të goditur infrastrukturën kritike amerikane, duke vënë n...
Euro vijon të këmbehet me 91.8 lekë në blerje dhe 92.5 lekë në shitje, sipas kursit të publikuar në mëngjesin e 3...
Moti gjatë ditës së sotme, pritet të jetë kryesisht i nxehtë, por me zhvillime të paqëndrueshme në disa qarqe t&e...
Temperaturat e larta, jo të zakonshme për periudhën e vjeshtës, po shoqërohen me përhapjen e virozave, të cilat këtë...
DASHI Hëna hyn te Binjakët dhe mendja hapet ndaj ideve të reja dhe lidhjeve të papritura. Ne mund të kapim njohuri të dobishme ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Llukarë të Prishtinës, ku një person ka mbetur i vdekur. Viktima e aks...
34 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës, të cilët edhe mbrëmjen e së mërkurës kan&e...
“Nuk jeni vetëm”, kanë qenë këto thirrjet e protestuesve ndërsa kanë mbërritur te Blloku i Sigurisë, në...
Në një lidhje të drejtpërdrejtë para Kryeministrisë në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, aktivisti Andi Tepelena, deklaroi se protesta do të hyjë në një fazë të re mobilizimi qytetar, duke paralajmëruar përfshirjen e mëtejshme të të rinjve dhe studentëve.
Tepelena tha se protesta do të shkojë drejt një “radikalizimi civil”, të cilin e përkufizoi si një mobilizim shumë më të fuqishëm qytetar, ndërsa theksoi se qytetarët nuk do të tërhiqen përballë presionit policor.
Tepelena:Është një skenar tashmë i përsëritur që në ditën e parë të protestave. Janë bërë të gjitha përpjekjet, të gjitha përpjekjet për të na shfaqur si një turmë ekstremistësh, një turmë të dhunshme, anti-europiane. Një turmë e cila është pa kokë, pa bisht. Pra, në sytë e botës demokratike, ka bërë çmos që të nxjerri një lëvizje e cila nuk ka lidhje me parimet e demokracisë liberale. Ka bërë të gjitha skenarët e mundshëm, biles edhe duke u përpjekur të fusin individë të caktuar për të korruptuar lëvizjen, apo për të nxitur një farë dhune midis vetë protestuesve. Gjë që nuk i ka funksionuar.
Nuk i ka funksionuar sepse qytetarët aty në shesh, jo vetëm që janë një popull jashtëzakonisht i emancipuar, një popull i bukur, e them dhe në mënyrë estetike, popull i jashtëzakonshëm, rini e jashtëzakonshme, e emancipuar, po dhe një popull i cili do në fund fare të ditës të arrijë ato standarde të një bote demokratike, sidomos asaj europiane.
Fakti që janë gati 100 ditë bëhen dhe kërkohet shfuqizimi i atyre modifikimeve të ligjit përsa i përket zonave të mbrojtura, kërkohet transparencë për projektin. Ndërkohë Edi Rama nuk ka reflektuar akoma, bën akrobacira, i jep kohë vetes për të mos e çuar përpara këtë kërkesë që është vënë dhe nga vetë Bashkimi Europian. Nga komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, por edhe nga protesta, nga sheshi këtu, tregon që ai nuk është i sinqertë. Rama nuk është i sinqertë. Pra, ka një agjendë tjetër që shkon ndesh me frymën e protestës. Protestë e cila, për hir të së vërtetës, ka frymëzuar jo vetëm shqiptarët, por dhe botën perëndimore.
'Flamingo Revolution' sot është një nga gjërat më të bukura që po i ndodh shqiptarëve, Shqipërisë, por dhe imazhit të shqiptarëve kudo në botë.
Për hir të së vërtetës, dje nuk është se kishte një skenar. Ishte diçka shumë spontane, ku disa nga aktivistët protestues pikasën që kryeministri po hynte në kryeministri dhe i bënë thirrje dhe njerëzve që ishin këtu në shesh, ku mblidhen çdo ditë tek qendra e zërit apo të tjerëve, të afroheshin. Sepse kjo është zona e protestës le të themi, i gjithë perimetri i kryeministrisë.
Dhe ishte një thirrje që u bë për të gjithë, dhe u bashkuan aty ku ishte dhe hyrja kryesore e kryeministrit. Në mënyrë shumë civile, me pankarta, me slogane, me thirrje që e karakterizojnë çdo ditë protestën apo marshimin, ishte dhe kjo pjesë e protestës. Por u pa një polici iracionale, e verbër. Të kujton pak si policinë e pararënies së komunizmit, të regjimit komunist, kur me sampistët e famshëm të cilët ndërsenin publikun apo protestuesit në mënyrë gati si të droguar, dhe duke ushtruar dhunë. Në fakt ishte një protestë e cila nuk është se ka një pikë të caktuar, por është e gjithë zona. Pra është legjitime që të protestohet edhe në atë zonë, përmes mesazheve që kemi përcjellë gjithmonë. Pra, leja është marrë, siç merret çdo ditë leja, kështu që nuk kishte asgjë antiligjore në këtë sens.
Ne duam që kryeministri ta marrë mesazhin, protesta e ka paralajmëruar që do shkojë drejt një radikalizimi civil. Që do të thotë një mobilizim shumë i fuqishëm qytetar, pritet që të kthehen nga pushimet njerëzit. Kemi kaluar një sfidë të jashtëzakonshme, verën e nxehtë, kampionatin europian, dhe kjo ka qenë një verë rezistence le të themi. Tashmë ka ardhur momenti ku të kemi një mobilizim shumë më të madh qytetar. Presim studentët, të rinjtë të na afrohen, derisa të arrijmë objektivin që ne i kemi vënë vetes, që është i panegociueshëm: dorëheqja, dhe vetëm dorëheqja e Ramës.
Në këtë aspekt, ishte një fillim i mirë, i mbarë për protestën, sepse ky represion policor në një farë mënyre ka prekur dhe publikun, dhe ka shkaktuar të kundërtën e asaj që mendoi. Se Rama mund të intimidojë protestuesit. Unë jam i bindur 100% që jo vetëm që s'do tremben, por do mobilizohen akoma më shumë në ditët në vijim.
Pas organizimit të qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë. Qytetarët kë...
Një turist ka rënë në një humnerë në fshatin Kaprre, në Njësinë Administrative Shalë. Pas marrjes së...
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike në disa zona të Elb...
Një tatuazh i dukshëm në qafë ka ngjallur dyshime te një i moshuar dhe ka kontribuar në zbulimin e një mashtrimi. Karabinier&...
Mbi 3 kilogramë kokainë, e konsideruar me pastërti të lartë, dhe 2.780 euro cash. Kjo është shuma sekuestruar nga efektiv&eum...
Një projektligj i hedhur për konsultim publik nga Ministria e Kulturës, synon të krijojë një skemë trajtimi financiar pë...
Njëri nga tre personat e arrestuar për vjedhjen e 27 milion lekëve dhe bizhuterive me vlerë 5 mijë euro në shtëpinë e nj...
Një zjarr është shfaqur pasditen e sotme në hyrje të fshatit Kllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri. Njoft...
Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk. B...
Një stacion për karikimin e automjeteve elektrike është përfshirë nga flakët në Kamëz, duke alarmuar qytetarë...