Sherr në Sukth të Durrësit, daja plagos me thikë nipin
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit. Nj&e...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte, në Sukth, të Durrësit. Nj&e...
Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e Piranjat News mësohet se rreth 50 kursantë të Akademisë së Sig...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike përgjatë vitit 2026 kanë pësuar një rishikim të ndjeshëm...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.3 lekë, në shitje me 83.6 lekë. Euro do të blihet me 93...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rrug...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...

Në një deklaratë për mediat Ina Zhupa u shpreh se ligji për portet është antikushtetues.
Ajo thekson se procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore.
Gjithashtu shtoi se këtë ligj do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese,
“Portet, edhe kur klasifikohen si turistike, përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit. Si mund një investitor privat të ketë përjetë një port?!”, shprehet më tej Zhupa.
Sot, në tre komisione, do të shqyrtohet me shpejtësi projektligji i porteve, me urdhër për ta kaluar në seancën e së enjtes.
Aktualisht, legjislacioni për portet turistike përcakton që ndërtimi i tyre realizohet përmes procedurave koncesionare. Megjithatë, ndryshimi i propozuar synon të lejojë që subjektet që gëzojnë statusin e “Investitorit Strategjik” të mos jenë të detyruara t’i nënshtrohen këtij procesi.
Sipas draftit, në rast se një kompani ka marrë statusin e “Investitorit Strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike (KIS), dhe ndërtimi i portit është pjesë e projektit të saj, ajo përjashtohet nga detyrimi për konkurrim të hapur. Në praktikë, kjo nënkupton që zhvilluesi i një resorti privat përfiton automatikisht të drejtën për të ndërtuar dhe menaxhuar edhe portin përkatës.
Në skemën e koncesionit, investimi kryhet nga sektori privat, por pas një periudhe të caktuar, objekti i ndërtuar i rikthehet shtetit. Ndërkohë, me ndryshimet e reja ligjore, porti turistik mbetet pronë e përhershme e investitorit privat.
Edhe pse këto porte konsiderohen si pasuri me interes publik, projektligji parashikon që procedurat dhe kriteret për lidhjen e kontratave me investitorët strategjikë do të përcaktohen përmes vendimeve të Këshillit të Ministrave. Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat.
Kjo situatë ngre shqetësime lidhur me mungesën e konkurrencës dhe transparencës, si dhe hap debat mbi përfitimin afatgjatë: a është më i favorshëm për shtetin apo për sektorin privat?
Ligji që duan të kalojnë me shpejtësi është antikushtetues. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon parimin e shtetit të së drejtës, i cili kërkon:
stabilitet dhe koherencë normative;
transparencë në vendimmarrje;
kufizim të diskrecionit administrativ;
mbrojtje të interesit publik në administrimin e pronës shtetërore.
Kujtoj që ligji për investimet strategjike mbaron më 31 dhjetor 2026. Si qenka e nevojshme kjo ndërhyrje për 6 muaj që i kanë ngelur ligjit?! Ndryshimi i një ligji sektorial me karakter të përhershëm për t’iu përshtatur një skeme të përkohshme për investime strategjike cenon parimin e sigurisë juridike dhe krijon paqartësi në rendin normativ.
Kushtetuta garanton barazinë para ligjit dhe ndalon trajtimin e diferencuar pa justifikim objektiv dhe proporcional.
Përjashtimi i një kategorie subjektesh (investitorët strategjikë) nga detyrimi për procedurë konkurruese:
kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë;
cenon barazinë e mundësive në treg.
Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore.
Portet, edhe kur klasifikohen si turistike, përbëjnë infrastrukturë kritike kombëtare, e lidhur drejtpërdrejt me sovranitetin territorial, sigurinë detare, kontrollin kufitar, zhvillimin ekonomik dhe menaxhimin e hapësirës bregdetare. Ato janë pjesë e pasurisë publike me regjim të posaçëm juridik dhe, si të tilla, administrimi i tyre duhet të udhëhiqet nga parimi i interesit publik maksimal dhe jo nga përjashtime sipas gjykimeve preferenciale të kryeministrit. Si mund një investitor privat të ketë përjetë një port?!
Republika e Shqipërisë ka detyrim kushtetues të harmonizojë legjislacionin me të drejtën e Bashkimit Evropian.
Standardet evropiane në fushën e:
kërkojnë transparencë, mosdiskriminim dhe procedura të hapura.
Nga sa më sipër rezulton se projektligji:
cenon parimin e barazisë para ligjit;
paralizon konkurrencën e lirë pa justifikim proporcional;
shkatërron mekanizmat e transparencës dhe llogaridhënies;
dhuron pronën publike, si portet, te një privat përjetësisht;
bie ndesh me parimin e sigurisë juridike;
krijon mospërputhje me angazhimet evropiane të Republikës së Shqipërisë.
Për këto arsye, Partia Demokratike do ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, do të informojë Bashkimin Evropian dhe do ta ndjekë këtë çështje në vazhdimësi.
Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur përpara ministrisë së Bujqësisë, minist...
U denoncua nga emisioni investigativ Piranjat, duke ngritur dyshime të forta për abuzim me detyrën në Bashkinë e Tropojës, sot p...
Gjatë takimit, Hita kërkoi më shumë angazhim, përkushtim dhe profesionalizëm për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e k...
Mijëra studentë shqiptarë dhe qytetarë kanë vërshuar në sheshet e Shkupit në një protestë masive, duke k&eum...
Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrtoi sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së siguris&eu...
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana...
Një skemë e sofistikuar korrupsioni dhe pastrimi parash po transformon zyrtarë të niveleve të ulëta dhe të mesme në ad...
Apeli i Gjykatës së Posaçme shqyrton sot ankimimin e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së siguris&eu...
Në më pak se një javë, mes 10 dhe 17 marsit, Policia e Tiranës goditi dy raste të trafikimit të armëve. Fillimisht, m&...
Rritja e shpejtë e klinikave dentare në vend, e nxitur edhe nga kërkesa në rritje për turizëm dentar, po shoqërohet me nj&e...