
Në një intervistë për "Ora News", eksperti i çështjeve të sigurisë, Ergys Muzhaqi, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke theksuar se institucionet e shtetit i janë dorëzuar plotësisht strukturave kriminale dhe krimit të organizuar.
Ai ka komentuar zhvillimet e fundit që lidhen me ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke e cilësuar situatën si një tjetër rast që ngre pikëpyetje të forta mbi sigurinë dhe funksionimin e institucioneve.
Muzhaqi tha se rasti, sipas tij, tregon për një cenim serioz të institucioneve shtetërore dhe ngriti pretendimin se krimi i organizuar ka krijuar lidhje me struktura të pushtetit.
prej vitit 2013. Bëhet fjalë për një sistem të mirëorganizuar, ku operohet paralelisht në të gjitha fushat korruptive, duke lënë institucionet në duart e personazheve problematike.
"E kemi dorëzuar strukturave kriminale, e kemi dorëzuar krimit, minimalisht të organizuar, edhe nuk e dimë nëse ka lidhje të tjera të cilat shfrytëzohen".
Duke iu referuar qeverisjes së Edi Ramës, Muzhaqi e vendosi rastin në një kontekst më të gjerë, duke e lidhur me atë që ai i cilësoi si një seri skandalesh të përsëritura. Sipas tij, problemi nuk qëndron vetëm te një rast i veçantë, por te mënyra se si funksionojnë disa institucione dhe marrëdhëniet mes politikës dhe krimit.
Eksperti i sigurisë ngriti gjithashtu akuza për ndikimin e grupeve kriminale në emërimet dhe funksionimin e strukturave shtetërore.
“Politikanët edhe pushtetarët janë ata që zënë radhën para krimit”, deklaroi Muzhaqi, duke pretenduar se lidhjet me krimin e organizuar janë kthyer në një faktor ndikues në jetën publike.
Muzhaqi u ndal edhe te roli i SHISH-it, duke thënë se zhvillime të tilla dëmtojnë besueshmërinë e institucioneve shqiptare, veçanërisht në një kohë kur Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm në rajon.
Sipas tij, pasojat nuk lidhen vetëm me sigurinë kombëtare, por edhe me imazhin ndërkombëtar të vendit dhe besimin e qytetarëve te institucionet.
Në fund, eksperti e lidhi situatën edhe me emigracionin dhe largimin e shqiptarëve nga vendi. Ai pretendoi se rreth 1 milion persona janë larguar gjatë viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste, duke e paraqitur këtë si një tjetër pasojë të problemeve që, sipas tij, kanë prekur vendin.
Ergys Muzhaqi: Tregon që ne shtetin e kemi dorëzuar. E kemi dorëzuar strukturave kriminale, e kemi dorëzuar krimit, minimalisht të organizuar, edhe nuk e dimë nëse ka lidhje të tjera të cilat shfrytëzohen.
Kjo ishte e thënë teorikisht pra, si deduksion, si konkluzion pas përfundimit të kësaj që ka ndodhur.
Pastaj po të hyjmë pak më thellë, kjo nuk është fillimi i skandaleve të mëdha që e kanë shoqëruar qeverinë Rama që nga 2013-a e në vazhdim.
Hajde le të themi 2014-a t'i bëjmë qejfin opinionit publik, kur kanë filluar me u shfaq realisht se çfarë ishin. Kjo është vazhdë e skandaleve të rënda, që ndodhin vazhdimisht. Pra jo me intervale të gjata, ndodhin vazhdimisht, pse? Sepse të gjitha janë organizuar qartazi, pra dukshëm, janë organizuar dhe operohet njëherazi në të gjitha fushat korruptive, në të gjitha fushat problematike, nga grupacioni që e drejton kryeministri Edi Rama. Tashmë është e qartë.
Pra është e qartë besoj edhe për opinionin publik po e po, por edhe për atë grup patronazhistësh që me vetëmohim mbyll sytë edhe thotë jo se ne kemi kryeministrin dhe qeverinë e mirë. Pra është super e qartë se çfarë operacionesh makabre, përvetësuese, vjedhëse, shpërdoruese të të mirave tona publike bëhen nga ky grup. Dhe tashmë është e qartë se sa keq është lënë shteti, pra institucionet shtetërore në duart pikërisht të personazheve problematike apo personazheve që i përgjigjen lidhjes së pushtetit, pra politik me krimin.
Shiko, është fakt që probleme të tilla ka në vende të ndryshme të botës, edhe në vende shumë të zhvilluara ka. Por ka një devizë e cila nuk ndryshon. Është përherë krimi ai që përpiqet të mbijetojë, edhe që përpiqet të përvetësojë diçka sado pak apo çfarë më shumë me mënyrat e veta prej pushtetit dhe prej politikës.
A jemi të qartë, a biem dot dakord që në Shqipëri kjo është krejtësisht e përmbysur?
A biem dot dakord që politikanët edhe pushtetarët janë ata që zënë radhën para krimit për të futur emrin në listë deputeti? Për të futur veten e vete drejtoria, me i dhënë Kadastra, me i dhënë ku di unë, një strukturë shtetërore. Unë besoj që këtë tashmë veç po s'pate sy ta shikosh, se në Shqipëri pikërisht kjo ndodh.
Nuk mund të marrësh dot punë në qoftë se nuk ke lidhje me krimin e organizuar, ku më shumë e ku më pak, pavarësisht nivelit të punës që ke. Edhe pastaj kalon te politika, edhe politikanët vetë kalojnë te krimi. Pra është një shkatërrim i cili jo vetëm na rrezikon shtetin, që është gjëja më e madhe, pra strukturën tonë shtetërore, të brendshmen tonë. E dyta na rrezikon fuqishëm në skenën e arenës ndërkombëtare, ku ne jemi vend anëtar i NATO-s, pra vend me pozita dhe me përgjegjësi të shtuara jo vetëm në rajon por në tregun e zhvillimeve globale.
Ne jemi një vend kyç në rajonin tonë, pra shumë i rëndësishëm, dhe që ky rajon hera-herës kujtojmë dy luftërat botërore, aktualisht me përplasjen e vazhdueshme që ka Rusia me Ukrainën,pra me Shtetet e Bashkuara Europiane, vendi jonë merr posaçërisht një rëndësi të veçantë. Dhe që të gjitha këto zbehen për shkak të mosbesueshmërisë të qartë të papastër të institucioneve tona shtetërore, në rastin konkret edhe të SHISH-it.
Dhe e treta që është për të ardhur keq, përveç manipulimit të opinionit publik, përveç përvetësimit dhe shkatërrimit të taksave të qytetarëve tanë, vjedhjes qartazi të tyre apo shpërdorimit qartazi të tyre, kemi dhe një dimension të dhimbshëm njerëzor. Ku vendi vazhdon të shpopullohet me ritme galopante. Kemi rreth të vlerësuar 1 milion njerëz që kanë ikur gjatë këtyre mandateve të qeverisjes së Partisë Socialiste me Edi Ramën. Dhe kemi vazhdimisht tendencën e njerëzve për të ikur, pse? Sepse rasti i fundit, pra skandali i fundit që ka dalë, jo se nuk ka qenë aty por së fundmi u bë publik.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
23 Shtator09:49
EMRI/ Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste lëndë narkotike në doza në Mamurras. Në pranga ësht&...
AKTUALITET
23 Shtator09:28
Prej orësh në luftë me flakët/ Zjarrfikësit në Gjirin e Lalëzit: Na falënderojnë, por vuajmë me pagën minimale
Një video e mbërritur në redaksinë e Piranjave News tregon zjarrfikësit teksa ndërhyjnë gjatë një zjarri në ...
AKTUALITET
23 Shtator08:42
Po transportonin 6 emigrantë drejt kufirit me Greqinë, arrestohen dy persona
Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi u kapën duke tentuar të transportonin kundrejt pagesës gjashtë emigrantë t&eu...
AKTUALITET
23 Shtator08:19
Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe "pezullimi nga detyra"/ Mediat ndërkombëtare jehonë, raportojnë për goditjen ndaj ish-shefes së SHISH
Masa e sigurisë "arrest në shtëpi" dhe pezullimi nga detyra i ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hy...
AKTUALITET
23 Shtator08:18
“Përgjimet në zyrën e Ergys Agasit…”/ BIRN: Akuzat ndaj shefes së SHISH vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare të Shqipërisë
Në faqen zyrtare të Shërbimit Informativ të Shtetit, institucionit kyç të arkitekturës së sigurisë kombëta...
AKTUALITET
23 Shtator08:11
Arrestimi i Vlora Hysenit/ Gazeta greke: Skandali më i fundit i korrupsionit godet qeverinë Rama
Ndalimit të ish-shefes së SHISH, i kanë bërë jehonë edhe mediat greke. Protothema shkruan se ky është skandali m&...
AKTUALITET
23 Shtator07:59
Krimi që tronditi Austrinë/ E mbyti dhe e goditi me thikë ish-partneren, dyshime nëse 32-vjeçarja ishte…
Detaje tronditëse po dalin nga hetimi për vdekjen e 32-vjeçares Stephanie Piper në Austri, e cila dyshohet se u vra nga ish-partneri i s...
AKTUALITET
23 Shtator07:32
Blerjet e valutës dhe kredia, rritja e ofertës së parasë shënoi rekord të ri në korrik
Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar nga kreditimi i shëndetshë...
AKTUALITET
23 Shtator07:28
Dhjetë vjet burg, shtatëmbëdhjetë vjet me Homerin: Letra prekëse e At Gjon Shllakut për Enver Hoxhën që të shpëtonte Iliadën
Në vitin 1958, në zyrën e Enver Hoxhës mbërriti një letër e pazakontë. Nuk ishte një kërkesë për f...
AKTUALITET
23 Shtator07:19
Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Sot vendi ynë do të ndikohet nga të njëjta kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin p...