
Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me tritol në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë. Pas identifikimit të tre vëllezërve Alla si autorë të dyshuar, janë zbardhur edhe detaje mbi motivin që dyshohet se fshihet pas ngjarjes. Ervis Alla, Altin Alla dhe Maksim Alla, të cilët kanë një mobileri në Fushë-Krujë, dyshohet se kishin një konflikt financiar me djalin e 72-vjeçarit, në banesën e të cilit u vendos lënda plasëse.
Sipas të dhënave paraprake, djali i 72-vjeçarit kishte bërë një porosi për disa mobilje në mobilerinë e tre vëllezërve, por nuk kishte kryer pagesën. Prej disa ditësh, vëllezërit Alla dyshohet se e kishin kërkuar dhe kërcënuar për shlyerjen e borxhit, por nuk kishin mundur të merrnin paratë. Në këto kushte, dyshohet se kanë vendosur t’i japin një “mesazh” me tritol, duke e vendosur lëndën plasëse në derën e banesës ku jetonte babai i tij.
Tre vëllezërit dyshohet se kanë udhëtuar me një automjet drejt Tufinës, kanë vendosur lëndën plasëse në derën e banesës dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Shpërthimi ndodhi rreth orës 00:30 dhe shkaktoi vetëm dëme të pakta materiale. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar.
Tashmë, një nga pistat kryesore të hetimit është gjurmimi i automjetit me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët. Policia po analizon pamjet e kamerave të sigurisë përgjatë itinerarit, me qëllim dokumentimin e lëvizjeve të tyre dhe sigurimin e provave të tjera. Tre vëllezërit Alla janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim. Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
8 Gusht15:04
Shpërthimi me eksploziv në derën e një banese në Tufinë, 3 vëllezër në kërkim
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 8 gushtit në lagjen “Tufinë” në Tira...
AKTUALITET
8 Gusht14:55
Tjetër atentat ndaj Noizyt? I vendoset eksploziv biznesit të reperit në Durrës
Një tjetër episod është regjistruar pranë një prej bizneseve të reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy. Nj&...
AKTUALITET
8 Gusht14:22
Tentoi të vriste me kallashnikov 38-vjeçarin në Spille, arrestohet i riu
Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri në Spille të Rrogozhinës. Një 31-vjeçar u...
AKTUALITET
8 Gusht14:19
“Kthehu në Shqipëri”/ Sulm ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare: Je mysafir këtu, nuk duhet të flasësh!
Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi pu...
AKTUALITET
8 Gusht14:09
Shqipëria shpenzon 28.94% të PBB-së, më pak se vendet e rajonit dhe Evropa
Shqipëria renditet në vendin e 83-të në botë për shpenzimet e përgjithshme të qeverisë në raport me Prodhimi...
AKTUALITET
8 Gusht13:29
Pas disa ditësh betejë me flakët, fiken zjarret në Mallakastër
Pas disa ditësh përballje me flakët, vatrat e zjarrit në Mallakastër janë shuar. Ndërkohë, në zonën e Drenie...
AKTUALITET
8 Gusht12:29
Sherri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, një nga të plagosurit anëtari i grupit të Bajrajve
Zbardhen detaje nga konflikti mes disa të burgosurve i regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier, gjatë orarit t&eu...
AKTUALITET
8 Gusht11:51
Sherr në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital
Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier në dhomën e aj...
AKTUALITET
8 Gusht11:25
Theu arrestin në shtëpi për të trafikuar 28 sudanezë/ Finalizohet operacioni “Route” në Korçë, arrestohen 2 persona! Sekuestrohen 6500 euro
Shërbimet e Policisë Kufitare të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kanë finalizuar operacionin e ...
AKTUALITET
8 Gusht10:19
Pronat për banim të konfiskuara, 75% ndodhen në Tiranë
Rreth 50 milionë euro është vlera totale e pasurive të paluajtshme për banim të konfiskuara që administrohen nga Agjencia e...