AKTUALITET

“Na vranë të gjithë”, si u shfaros në banesë familja e Nel Çamit! Rrëfimi i motrës

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 22:33
“Na vranë të gjithë”, si u shfaros në

Kjo thirrje përmes një zëri që tregonte betejë me vdekjen dhe tronditje të rëndë psikologjike, ishte alarmi që morën të afërmit e familjes Mahmuti duke gdhirë mëngjesi i datës 19 Mars 2011.

“Ka qenë bashkëshortja e vëllait tim që ngeli e plagosur nga tragjedia, masakra, edhe ajo merr në telefon çunin e xhajes sime i thotë: Hajde se ne na kanë vrarë..” u shpreh Silvana Omeri,  motra e Zenel Mahmutit.
Nusja e shtëpisë, Myzejenia, me plagë arme në trup, gjeti forca sa për të bërë njoftimin e tmerrshëm, e më pas, në banesën e familjes në lagjen “Syrja Dylgjeri”, mbërriti policia…

Skena ishte e tmerrshme. Një familje e shuar plotësisht. Babai Emin Mahmuti 62-vjeç, djemtë Xhelali 36-vjeç dhe Pëllumbi 42-vjeç, të 3 të vdekur në vend me plagë pistolete. Nusja e shtëpisë 42-vjeçarja, Myzejen Qosja, partnere e Pëllumbi u gjet në gjendje të rëndë, por fatmirësisht arriti të mbijetojë.

Në njërën prej dhomave u gjetën të vdekur me plumb pas koke Emini 62-vjeçar dhe i biri Xhelali 36-vjeçar. Në dhomën tjetër u gjet pajetë sërish me plumb në kokë djali tjetër Pëllumbi. Pas vrasjes së këtij të fundit, është goditur edhe partnerja e tij që u rrëzua pa ndjenja, duke u menduar e vdekur nga autori i krimit brutal.

“Hynë brenda në shtëpi e i vranë të 3, kjo është, kur na morën në telefon i thanë burrit tim ca të themi, e tmerrshme,kmasakër, si nuk më morën mua orgnet kompetente më bën çudi”, u shpreh Silvana Omeri,  motra e Zenel Mahmutit

Viktimat, ishin familja e ngushtë e Zenel alias Andon Mahmutit, i njohur me nofkën “Nel Çami”. Asnjë prej personave të vdekur nuk kishte precedent penal. Ngjarja nuk është zbardhur sot e kësaj dite edhe pse hetimi u fokusua menjëherë në konfliktin e nisur në Spanjë me familjen Çaka. Autorët e krimit, duke qenë se nuk arrinin të gjenin Nelin, u hakmorën duke i shuar të gjithë familjen brenda në banesë. 

“Tani, ne këtë gjë e dinim se i bënin shumë presion vëllait tim të vogël, Lalit, e Lali më thoshte motër do na vrasin, dhe babi ishte i frikësuar, i kalonin me makinë te këmbët e i thonin: Rro edhe ca ditë.. Everest Caka dhe Arjan Spahiu, ditët e fundit vëllait tim i futën tmerrin. Ta kemi prerë kostumin çam, edhe ca ditë edhe buzëkuqin..”, u shpreh Silvana Omeri,  motra e Zenel Mahmutit.

Ndër veprimet e para që kreu policia në atë kohë, ishte shoqërimi dhe marrja në pyetje e disa personave të konsideruar si të afërm me kundërshtarët e Nel Çamit. Në atë drejtim ishin edhe dyshimet e grupit hetimor. Vetë motra e viktimave, jep për herë të parë detaje konkrete duke folur edhe me emra…

“Everest Cakën, atë akuzoj, se atij iu vra vëllai në Spanjë edhe ai tha që nga familja e Nel Camit nuk do lë njeri dhe Lencin sat ë dalë nga burgu do e vras, ai e ka deklaruar atë”.

“Everesti ishte poshtë te shkallët, kur kaluan viktimat aty që i morën, edhe unë në katin e dytë që më pyetën, dhashë deklaratë, e kur zbres më thotë djali xhajes: E pe atë ai është Everesti,kokëmadh ashtu rrinte dridhej..” u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Në çdo rast organet e drejtësisë, hetimit, policia ka detyrimin të verifikojë mundësinë e përmendjes emrave të mundshëm që mund kenë lidhje me ngjarjen, të vërtetojë nëse emrat lidhen me ngjarjen, ka prova që I lidhin dhe kur bindet që nuk lidhen dëshmitë me dyshimet me autorët konkretë që rezultojnë nga dëshmitë e familjarëve duhet ta vërtetojë këtë me prova të forta”, u shpreh Florian Bonjaku, ish-prokuror.

Motra e Nel Çamit: I penduari i drejtësisë ka fshehur masakrën në familjen time, tentuan të më rrëmbejnë fëmijën…

Pas ngjarjes makabër ku u eliminua familja e Nel Camit, grupi hetimor arriti të sigurojë disa gjurme biologjike në vendngjarje, por nuk dihet nëse u arrit të përftohej një profil i plotë gjenetik i autorit apo autorëve të krimit. Kjo bëri që edhe personat e shoqëruar si të dyshuar potencial nga familjet rivale Çaka dhe Spahiu të liroheshin shpejt.

“I shoqëroi as 3 ditë nuk i mbajti brenda, i shoqëroi se fola unë për Cakën, për Everestin, më kë e ka vëllai i thashë koka muhabetit është këtu, me këta. Më kanë thirrur në polici e më kanë thënë nëse ke kushkon moj motër shko se ti nuk merresh dot me ta, nëse nuk kapet vëllai yt nuk e zgjidhim dot çështjen”, u shpreh Silvana Omeri,  motra e Zenel Mahmutit.

“Ti sapo i ke dhënë sinjalin që kanë qenë në hetim dhe i nxit ata të fshehin provat e ti largohen drejtësisë, mendoj që goditja për arrest duhet të jetë vendim jo i nxituar që duhet bërë në momentin që je i sigurt me sa sinë dhe cilësinë e provave në të kundërt rrezikon shumë".

Duke qenë objektivi kryesor i rivalëve, Zenel Mahmuti nuk u shfaq në Elbasan për ceremoninë mortore të familjes. E vetmja që ka mbetur në Elbasan nga brezi i parë i familjes Mahmuti është vajza e familjes Silvana. Ajo, bën apel për drejtësi teksa flet me emra konkretë autorësh që sipas saj nuk i ndalën kërcënimet edhe me vdekjen e familjes…

“Masakra e familjes sime është vetëm nga vëllai Cakës, u vra ai në Spanjë edhe ata erdhën vranë familjen, hakmarrje, vetëm nga Caka që u vra, kaq. Unë kam hequr një tmerr të madh pas ngjarjes, kam jetuar me frikë. burri a punën, çunin e kam të sëmurë, se nuk e mblodhëm se s’duhej ta merrje me vete, që atëherë se kam mirë fare.. Everesti përherë kalonte te lagja madje njëherë I ka thënë gocave të mija, “mbesat e Lalit ëë, të dyjave, oj ma kaloi një cun e na tha mbesat e Lalit..”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Do ishte mirë që këto deklarata publike të shqoërohen edhe me ndonjë provë, se edhe sikur ka dëshirën prokuroria, i duhet patjetër që deklaratat ti mbështesë në provë para gjykatës”, Ermal Yzeiri, avokat.

Familja Mahmuti ka drejtuar gishtin edhe tek Arjan alias Ardit Spahiu. Duke qenë se Spahiu tashmë i ka marrë me vete në varr ato histori, Silvana ka një thirrje për SPAK, që ka dëshmitar të mbrojtur të pandehurin Erjon Alibej, një prej njerëzve më të afërt të Spahiut…

“Po ato kanë qenë një trup bashkë, gjithçka bashkë, Caka, Erjoni dhe ai Spahiu. Unë kërkoj vetëm se ai është në dijeni për gjithçka çfarë ka ndodhur në familjen time, është kryesor se ishin një grup”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.
“Bashkëpunëtori ka detyrimin që brenda 30 ditësh nga lidhja e marrëveshjes të deklarojë çdo gjë për aktivitetin kriminal aty ku ka qenë pjesëmarrës apo aty ku ka informacion. Dhe nëse ka kaluar, afati, po ti rrimë strikt nenit 37 A, të Kodit Procedurës Penale atij duhet ti revokohet marrëveshja e bashkëpunimit dhe të humbasë përfitimet nga ajo”, tha Florian Bonjaku, ish Prokuror.

Teksa përmend emrin e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alibej, Silvana shkon edhe më tej duke bërë një akuzë të fortë publike. Ajo ngre dyshime se ka pasur tentative pengmarrje ndaj vajzës së saj.

Në këtë drejtim, ekspertët e hetimit penal ngulin këmbë se organet hetimore duhet të verifikojnë nëse i penduari i ka treguar të gjitha veprat penale për të cilat ka dijeni apo ka qenë i përfshirë.…

“Pastaj edhe universitetin kur nisi goca e vogël e la me mesatare 9 se Everesti rrinte te dera shkollës e i tha edhe pse e rritur të njoh që je mbesa e Nel Camit, edhe Erjoni Alibej, më ka ardhur nga mbrapa për të më rrëmbyer fëmijën dhe vitin e fundit i lashë vaksinën gocës se.. se këto janë grup, bashkë...grup”, u shpreh Silvana Omeri, motra e Zenel Mahmutit.

“Duhet të jetë prokuroria dhe gjykata që duhet vlerësojë nëse këto dëshmi janë të vërteta, të sinqerta dhe gjithë seti informacioneve që ky person, dhe nëse këto dëshmi bazohen apo jo me të dhëna të tjera”, u shpreh Florian Bonjaku, ish Prokuror.

Vrasja e 3-fishtë në gjumë e babait me dy djemtë e familjes Mahmuti përbën një prej masakrave më të rënda në vend ndër dekada e cila ka mbetur ende e pazbardhur. Plaga e shuarjes së një familje ka mbetur ende e hapur për sa kohë, drejtësia nuk ka arritur sot e kësaj dite të bëjë drejtësi…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan