AKTUALITET

Parku i Karavastasë, kontrata klienteliste, qeveria i fal miliona euro kompanisë franceze

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Maj 2026, 22:17
Parku i Karavastasë, kontrata klienteliste, qeveria i fal miliona euro

E bëmë të gjithë këtë sqarim për të shpjeguar përcaktimet ligjore, dhe kushtëzimin e Bashkimit Europian. Por sot ka vetëm një koncension i cili ka dal jashtë ligjit dhe ky është Parku Fotovoltaik i Karavastasë. Kompania fituese e këtij Koncensioni është kompania franceze Voltalia dhe sot ka ndërtuar parkun më të madh fotovotaik në vend, pooor me disa kontrata e amendime që u kanë kushtuar shqiptarëve qinda milionë euro.

Një vit pas emërimit, të Belinda Ballukut si ministre, më datën 20 Janar 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, do të shpallte ankandin ndërkombëtar për parkun energjitik fotovoltaik prej 140 MË, në zonën e Karavastasë. Modaliteti dhe dokumentacioni i përdorur sipas vetë Minstres Balluku, ishte si ai i ankandit të Akernisë, ku fituesit të shpalluar i ishte anuluar kontrata.

Sipas publikimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë citohej se, kjo procedure prokurimi nuk do të ketë një fazë negocimi mes OSHEE-së dhe fituesit të garës së ankandit, pasi kontrata është pjesë e dokumentacionit të këtij ankandi dhe është e parandërtuar.  Ndërkohë që brenda kësaj pakete ndodhet “Leja e Zhvillimit”, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Afatet e procedurës së ankandit janë të mirëpërcaktuara dhe hapja e ofertave financiare të kompanive që do të kalojnë fazën e parë të kualifikimit, do të bëhet në datë 7 prill, në mënyrë të hapur për publikun, në një transmetim Live.

Ministrja theksonte në prezantimin e saj, se Parku i Karavastasë është parku më i madh fotovoltaik i planizuar për t’u ndërtuar në vend me 140 megavat. Ky është një kapacitet i ndarë në 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë, ndërkohë që 70 megavat do të jenë nën çmimin e rregulluar, ose ndryshe i njohur PPA. Çmimi i rregulluar do të zgjasë për 15 vite dhe sigurisht do të blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë”.

Në datën 27 maj të vitit 2020 shpallet fitues kompania Voltalia në një procedurë e cila është transmetuar live e ku pjesmarrës ishin Edi Rama, Belinda Balluku në cilësinë e ministers dhe Enea Karakaci në cilësin e kryetarit të komisionit të ofertave, që po sot janë po të njëjtit protagonistë por me role të ndryshuara.

Pamjet që do ritransmetojmë sot janë shumë të rëndësishme për të kuptuar aferën që vjen pas shfaqes publike. Fillimisht Enea Karakaci shpjegon të gjitha kriteret e vendosura për këtë procedurë konkurruese, gjithashtu sqaron se në këtë garë morën pjesë 5 kompani nga të cilat u skualifikuan 4 pasi nuk plotësuan kriteret teknike e tashmë sipas përcaktimeve ligjore pas fazës teknike kalohet në hapjen e ofertës financiare. Meqënëse vetëm 1 kompani plotësonte kriteret teknike, do të hapej vetëm oferta financiare e Voltalias. Rikujtojmë edhe njëherë se kriteri kryesor ishte që kompania fituese duhet ti shiste shtetit shqiptar 70 MË energji me një cmim më të ulët se cmimi tavan I vendosur në kriteret e tenderit 55 euro. Pra gjysmën e energjisë që do të prodhonte ky park fotovoltaik, për 15 vite kompania fituese duhet tja jepte shtetit me nje cmim me te ulet se 55 euro megavati.

Hapja e ofertës financiare bëhet live dhe në momentin që Karakaci e lexon në sallë shpërthejnë ovacionet pasi tashmë shteti do blejë energji me 24.89 euro për megavat. Situata bëhet edhe më qesharake kur Belinda Balluku vrapon drejt podiumit dhe fillon të mbaj fjalen e eksaltuar për këtë çmim record botëror.

Nëse kjo do të ishte e vërtëte, atëherë po, qytetarët shqiptarë përfituan një kontratë me leverdi, por në vijim do tju tregojmë se e vërteta nuk është kjo që u tha në këtë aktivitet propagadues, por çmimi në fund do të rezultojë shumë herë më i lartë, madje edhe më i lartë se sa mund të blihej në bursë në pikun e krizës. Po përse u përcaktua çmimi tavan 55 euro per megavat? Këtë e sqaron më së miri vetë Balluku ku shprehet se kanë kryer një studim të detajuar dhe se OSHEE në 3 vitet e fundit ka mblerë energjin në tregun vendas dhe import me një çmim mesatar 55 euro.

Kontrata midis Ministrisë së infrastrukturës dhe Energjisë dhe Shoqërisë "Karavasta Solar" shpk si zhvillues dhe "Voltalia SA" si ofertues, u firmos në datë 31 Korrik 2020. Sipas kontratës që në hyrje të saj përcaktohet:

Konteksti:

Ofertuesi paraqiti një ofertë detyruese për Projektin me kapacitet të instaluar prej shtatëdhiet MËp kapacitet të mbështetur me masa mbështetëse dhe kapacitet tregtar prej 70 MËp. Zhvilluesi do të lidhë Marrëveshjen e Blerjes së Energjisë me një subjekt të caktuar nga Autoriteti Kontraktues duke rregulluar shitjen  dhe blerjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro për një kapacitet 70 MËp dhe do të operojë pjesën tjetër të kapacitetit të projektit si tregtar në tregun e lirë.

Pra e thënë më thjeshtë sipas kontratës gjysmën e prodhimit të parkut do e blej shteti me çmimin 24.89 euro dhe gjysmën tjetër Voltalia duhet ta shes në tregun e lirë me çmimin e bursës ku ajo të gjej treg. E përsërisim këtë fakt pasi është pjesa më e rëndësishme e kontratës dhe kriteri kryesor në tenderin e hapur nga qeveria.

Tashmë procedura e ankandit ishte përmbyllur dhe nis procedura e dhënies së lejes së ndërtimit për ndërtimin e këtij parku. Leje të cilën fillimisht në janar 2020 është miratuar me zhvillues Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë e më pas i është transferuar subjektit që ka lidhur kontratën Karavasta Solar shpk.

Transferimi Lejes Zhvillimore të marrë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me vendim të KKT Nr.3 datë 13.01.2020, është realizuar nëpërmjet  vendimit të KKT-së Nr. 6, datë 13.07.2021, për miratimin e lejes për ndërtimin e Pakut Fotovoltaik të Karavastasë 140 MË, me subjekt zhvillues Karavasta Solar shpk.  Këtu fillojnë edhe shenjat e para që nuk bëhet fjalë vetëm për një ankand ku disa kompani shfaqin interesin e njëra prej tyre me ofertën më të ulët fitoi, e qeveria shqiptare do të duhej deri në fund të vepronte në interes të qytetarëve që e kanë mandatura për mbrojtjen e interasave të tyre. Por jo, gjithçka nis të zbatohet në anashkalim, në mos shkelje të ligjit, çka tregon se palët, si kompania franceze dhe zyrtarët shqiptarë nuk kishin si qëllim respektimin e ligjit, por zbatimin e kësaj kontrate sipas interesave të tyre.

Kjo leje nuk rezulton e zbardhur në portalin zyrtar të publikimit të lejeve nga AZHT. Mungesa e  transparencës mund të lidhet me hyrjen në fuqi të saj shumë më vonë se fillimi punimeve në realitet, ose dhe me një konflikt interesi por i mbetet SPAK të konfirmojë apo rrëzojë këto dyshime.

Ajo çfarë qartazi nuk përputhet është periudha e  Miratimit të Nismës për Rishikimin e Planit të Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare mes Lagunës së Karavastasë dhe Lumit Seman, Miraruar me Vendim të KKT Nr.3, datë 26.07.2018, si hapi parë që do të lejonte ndërtimin dhe zhvillimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

Ky vendim mban  datën 28.07 2020 dhe është miratuar shumë më vonë se leja e zhvillimit të Ministrisë së Energjisë, miratuar në 13 Janar 2020. Pra është ndryshuar Plani i Detajuar për Zonën e Rëndësisë Kombëtare të Lagunës së Karavastasë, pasi është miratuar leja e zhvillimit dhe ajo e ndërtimit. PLUG ka arritur të gjej dokumentin e plotë të Nismës për vendimin e 2018 por nuk kemi arrritur të gjejmë dokumentin e plotë të vendimit të rishikuar në korrik 2020, por veç vendimin./PLUG

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?