Emri/ Vrau dhe zhduku Klevis Lleshin në Mamurras, ekstradohet “skenaristi” i atentateve
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...

Bashkim Zahaj, atëherë punonjës i Radio Televizionit Shqiptar dhe një prej firmëtarëve të PD-së, rikthen një dëshmi të rrallë mbi ditët që tronditën Tiranën e fundvitit 1990.
Zahaj përshkruan një qytet të heshtur, të zymtë, të mbushur me varfëri dhe frikë, por edhe me energjinë e një brezi studentësh që kërkonin liri. Skenografi Bashkim Zahaj flet për lëvizjen e dhjetorit, dhunën e ushtruar mbi studentët, ku civilët dhe ushtarët rrinin fshehur me gurë në duar për të qëlluar mbi ta, për përplasjen te Liceu, ndarjet brenda RTSH-së, infiltrimin e Sigurimit dhe sabotimin e mëvonshëm.
Bashkim Zahaj rrëfen prapaskenat e një periudhe kyçe të historisë shqiptare. Një dëshmi që zbardh edhe hije të panjohura, zhdukjen e kronikave origjinale, spastrimin e sindikalistëve dhe përpjekjet për të margjinalizuar zërat e pavarur të asaj kohe.
Z.Zahaj, si ishte dhjetori i ‘90-s në Tiranë?
Kujtoj një dhjetor të “heshtur”, të zymtë. Unë që prej ‘80-s isha punonjës i RTSH-së. Pavarësisht prejardhjes së familjes (babai anëtar partie) ishin vite të vështira për këdo. Njihesha si antikonformist në institucion dhe e vuaja padrejtësinë, pasi e hasja përditë megalomaninë e sistemit dhe kontingjentin që e përfaqësonte në institucion. Dhjetori ishte i trishtë edhe për arsye se unë e njihja jetën e konviktit dhe të gjitha problemet që kishin studentët.
Si u përfshitë në lëvizjen e studentëve?
Kisha jetuar vetë për një kohë. Pa drita, pa ngrohje, pa kushte jetësore dhe me një financë të kufizuar duke ngrënë vetëm dy lata, se të tretën e shisnim etj., etj., veshur keq, një xhaketë, bluzë dhe këpucë që fusnin ujë kur ndërkohe te Blloku shikonim përditë luks. I them këto sepse sapo dëgjova se “diçka” po ndodhte me studentët te konviktet nuk u përmbajta.
Si ishte ato ditë situata në RTSH, ku ju punonit në atë periudhë?
Në RTSH, disa si unë kishim po të njëjtat mendime edhe pse vinim nga familje komunistësh, sigurisht në ato momente mbaj mend vetëm dëshirën e revoltës, protestës kundër një sistemi që personalisht kisha shumë vërejtje dhe mendoja se nuk do prekesha nga biografia e mirë, kështu iu bashkova turmës atë nate.
Si e kujtoni momentin kur studentët kaluan para godinës së RTSH…?
Si punonjës i RTSH-së fillimisht iu ruajta kamerave. Dhe përpara se studentët të zbrisnin deri te Liceu, më kujtohet se munda të kaloja një postbllok me fletëhyrjen e institucionit dhe të vëzhgoja rrugën. Aty në anë të muzeut Lenin-Stalin (sot rezidenca italiane) ishte një fushë mbi rrugë nja 2 metër. Në errësirë dallova civilë dhe ushtarë të gatshëm me gurë nëpër duar. Kuptova se çfarë do ndodhte.
…Dhe realisht ndodhi përplasja mes Policisë dhe studentët, të cilët u qëlluan me shkopinj gome…
Përplasja ishte e fortë kur studentët arritën aty. “Liri” ishte thirrja që pushtoi të gjithë lagjen përreth. Civilët nga sipër kodrinës lëshuan një breshëri gurësh mbi studentët, pastaj u vërsulën policët. Duhet të ketë pasur shumë të plagosur pasi në errësirë munda të dalloja disa. Vetë u tërhoqa brenda institucionit dhe kam dalë vonë kur rrugët ishin mbushur me policë dhe ushtarë deri në bulevard. Pas disa postblloqeve, arrita natën vonë deri te “Tirana e Re” ku banoja.
Po dita e nesërme si ishte…?
Të nesërmen në RTSH kishte rënë “heshtja”. Më kujtohet se si u ndanë menjëherë gazetarët dhe operatorët në opinione të kundërta, ata që iu drejtuan studentëve dhe të tjerët që iu kundërvunë. U bëmë një grup brenda RTSH-së që menduam të shkonim t’i bashkoheshim lëvizjes për më tepër kurajë si nga një institucion më i rëndësishëm që ishte dhe në të vërtetë ashtu vepruam. Angazhimi im ishte aktiv në “Qytetin Studenti”, në foltoret e organizuara si brenda në mensë, edhe jashtë, po ashtu edhe në tubimet përpara stadiumit.
A besoni se Sigurimi i Shtetit kishte infiltruar njerëz brenda grupeve të studentëve?
Sigurisht, në të gjitha këto tubime pati njerëz të vendosur nga Sigurimi i Shtetit. Më kujtohet njëri syresh që me njihte nga RTSH-ja, që m’u afrua dhe më kërkoi që të largohesha duke treguar shkopin e gomës poshtë xhupit. Kam pasur bindjen e palëkundur që edhe në grupimin e dhjetorit ka qenë prezent Sigurimi i Shtetit. Pavarësisht se bëja pjesë në grupin e folësve, në të gjitha tubimet bashkë me 2-3 individë të tjerë të RTSH-së, vura re se “ne” filluan të na i “ngushtonin” të folurat para studentëve. Shumë nga ata të ditëve të para po “humbnin”. Tashmë një grupim tjetër ishte ngjitur.
Si e keni njohur Azem Hajdarin?
Azemin personalisht nuk e kam njohur, por kam rastisur të flas menjëherë pas tij në mensën e studentëve, në një rast gjatë atyre ditëve. I pari dhe i fundit që shkëmbyem nga një salutim. Kuptova menjëherë se një grup tjetër e kishte marrë situatën në dorë.
Protestës iu bashkuan edhe shumë artistë… Si ju pritën studentët?
Kam parë se si studentët ishin të dëshiruar të dëgjonin nga ne (RTSH, Kinostudio, Teatri, Opera, Akademia e Arteve) dhe në njëfarë mënyrë edhe ne u përkrahëm prej tyre.
Kush i merrte vendimet ato ditë të protestës? A kishin nisur përplasjet mes vetë organizatorëve apo spostimet e para pasi u shfaqën “pardesytë e bardha”…?
ërplasje ka pasur edhe midis vetë “organizatorëve”, por mbaj mend studentë shumë herë më elokuent dhe të qartë në mendime, të cilët u spostuan. Asnjë nuk kishte një platformë dhe ide mbi vazhdimin deri në ndërhyrjen e “pardesyve të bardha” (që dua të them se ishte dhe trendi i fundit në veshje).
Faktet treguan më vonë se sigurimi kishte njerëzit e vet (dhe i ka dhe sot) në çdo degëzim të asaj lëvizjeje.
Pas themelimit të Partisë Demokratike (ku jam firmëtar) unë mora pjesë në themelimin e sindikatës së pavarur të RTSH-së, ku bashkë me shumë punonjës besoj se arritëm diçka, mirëpo që edhe kjo u sabotua pikërisht nga Sigurimi i Shtetit. Kujtoj që gjatë një mbledhjeje të kolektivit, një punonjës që ishte dhe funksionar i sindikatës u vetëdekonspirua si agjent i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Shtangu salla. Pra, në çdo plan, çdo listë e çdo veprim që mendonim, përfundonte te Sigurimi. Dhe jo vetëm kaq, por arrita të provoj edhe një tjetër, që sot e shohim si analist nëpër studio tek i cili ne dërgonim korrespondencën tonë mbi veprimtarinë e radhës dhe habiteshim që na sabotohej. Me pak fjalë, kjo lëvizje për mua, kur mbledh faktet më del në mos e udhëhequr, e sabotuar nga Sigurimi i Shtetit (deri nga vitet 2000, RTSH u spastrua nga të gjithë ish-sindikalistët dhe pjesëtarët e lëvizjes së dhjetorit ‘90 me lista të sakta, madje në të gjitha regjistrimet e kohës, kronika ku unë jam pjesëtar me kolegë të tjerë janë fshirë ose asgjësuar nga institucioni).
Çfarë u diskutua në mbledhjet e para të PD-së ku ju ishit firmëtar?
Në takimet e para (ose i pari) u kërkua që ishanëtarët e Partisë së Punës të mos ishin në kryesi, këtë ma thotë një kolegu im skenograf, ku kishte marrë pjesë në mbledhje. Pas kësaj, kolegu im emigron brenda natës me urgjencë në Greqi. Pas disa viteve më thotë: “Unë, Edi dhe Azemi nuk pranuam ish-komunistë në Partinë Demokratike, mirëpo na kanë kërcënuar me jetë dhe u largova po atë ditë”. Kjo tezë qarkulloi shpesh dhe besoj se ka qenë e vërtetë. Unë hap pas hapi vura re se na mbanin larg, nuk dëshironin njerëz nga arti, kultura, Tirana. Personalisht më është thënë në sy nga funksionarë të ardhur nga rrethet që na shikonin plot urrejtje për atë çfarë përfaqësonim. Kështu, veprimtaria ime në skenografi dhe si artist vazhdoi. Atë dhjetor, dekori im ishte një qiell i errët që e çante një hapësirë e kaltër drite” ky ishte mesazhi im. “Shqipëria u hap, një agim i ri vjen”.
A erdhi vërtet një agim i ri për Shqipërinë?
Nuk di të them. Sidoqoftë, ishte një lëvizje e pastër e studentëve dhe kjo ka më shumë rëndësi, e cila duhet të ruhet në memorien kombëtare si tentativa e parë e virgjër për demokraci. Unë edhe sot vlerësoj vetëm këtë pjesë. Koha vërtetoi që shumë të tjerë që iu bashkuan, tashmë janë në krahun e kundërt të lëvizjes së dhjetorit… Studentët dhe ne të tjerët u shfrytëzuam për një koperturë sa më europiane dhe “demokratike”./Panorama
Një tentativë për vjedhje përfundoi me arrestim, shtrim në spital dhe një sulm të dhunshëm të premten e kaluar n&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit në sheshin “Demokracia”, në nder të 8 dhjetorit, ditës s&eum...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen me thikë në Vlorë. Konflikti për një dhomë...
Një grua 70-vjeçare që u gjet e pajetë në banesën e saj në Korçë, është identifikuar si Bajame Memeta...
Vetura e shqiptarit me banim në Wels të Austrisë, i cili rezulton i zhdukur për më shumë se një javë, u gjet të die...
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, ë...
"Kam kaluar tre vjet që nuk do t'ia uroja askujt”. Me këto fjalë, Sandro Mugnai rrëfen sprovën ligjore me të cilën u ...
Një aksident u regjistrua në rrugën “Bajram Curri” në Durrës, ku një shtetas ka përplasur me makinë një...
Dy persona janë përfshirë në një konflikt midis tyre mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës, ndërsa njëri ...
Një e moshuar që jetonte e vetme, u gjet e vdekur në banesën e saj në Korçë. Policia sqaroi se 70-vjeçarja jetonte n...