Ndezi qëllimisht zjarrin në Petë të Vlorës, arrestohet 52-vjeçari
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Skender Hita zhvilloi një takim në Shkodër me strukturat e drejtorisë ve...
Gazetari Julian Hoxhaj ka reaguar pasi emri i tij dhe emisioni “Plug”, pjesë e Syri TV, janë përmendur në një audiopë...
Qytetarët e Fushë-Arrëzit u helmuan një javë më parë nga uji i pijshëm. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Shëndet...
39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e...
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...

39 deputetë të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike i janë drejtuar Kuvendit me kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, që do të verifikojë veprimtarinë e institucioneve shtetërore lidhur me parandalimin dhe kontrollin e trafikut ndërkombëtar të armëve.
Nisma vjen menjëherë pas materialeve audio dhe deklaratave të publikuara nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj më 7 shtator. Në kërkesë theksohet se pretendimet nuk konsiderohen fakte të provuara, por indicie që, sipas deputetëve, duhet të verifikohen përmes dokumenteve dhe kontrollit parlamentar.
Komisioni kërkohet të hetojë nëse institucionet shqiptare kanë pasur dijeni apo sinjalizime për veprimtari të dyshuara, nëse janë respektuar procedurat për importin, eksportin dhe tranzitin e armëve, si dhe nëse ka pasur përfshirje të strukturave apo pasurive shtetërore.
Në fokus do të jenë edhe kompanitë private që kanë marrëdhënie me shtetin, licencat dhe autorizimet, dokumentacioni doganor, transporti dhe çdo komunikim apo urdhër që mund të ketë ndikuar në trajtimin institucional të çështjes.
Sipas kërkesës, hetimi duhet të shtrihet nga 1 janari 2024 deri më 7 shtator 2026. Deputetët kërkojnë gjithashtu që në proces të përfshihen institucionet e mbrojtjes, strukturat e kontrollit të armëve, doganat, autoritetet kufitare, si dhe drejtues të institucioneve që mund të disponojnë informacion mbi çështjen.
Komisioni, sipas draftit, nuk do të zëvendësojë hetimin penal, por do të kontrollojë veprimtarinë e institucioneve dhe do të përcaktojë përgjegjësitë politike e institucionale që mund të rezultojnë.
Në një konferencë nga Kryesia e Kuvendit, Deputeti Tedi Blushi konferencë në kryesinë e Kuvendit ka deklaruar se skandali ‘Kayo’, është një alarm për sigurinë kombëtare
“Kërkoj ngritjen e një komisioni hetimor. Komisioni hetimor të zbardhë të gjitha faktet dhe të hetojë trafikun e armëve. Të verifikohen veprimtaritë e institucioneve”, u shpreh ai.
Ne, deputetët nënshkrues të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 25 të Rregullores së Kuvendit, si dhe ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar dhe të zbatueshëm, duke mbajtur në konsideratë jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese për të drejtën e kontrollit parlamentar dhe ngritjen e komisioneve hetimore, paraqesim kërkesën për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, me objektin, qëllimin, fushën dhe çështjet konkrete të përcaktuara më poshtë:
Çështja e veçantë që propozohet t’i nënshtrohet hetimit parlamentar është verifikimi i veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë në lidhje me parandalimin, kontrollin, zbulimin, autorizimin, mbikëqyrjen dhe trajtimin institucional të veprimtarive të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të armëve, të bëra publike më 7 shtator 2026 përmes deklarimeve dhe materialeve audio të publikuara nga ish-Zv/Kryeministri, Z. Arben Ahmetaj, si dhe verifikimi i çdo përgjegjësie politike, administrative ose institucionale që mund të rezultojë nga këto fakte.
Hetimi do të fokusohet veçanërisht në:
ç) nëse procedurat e importit, eksportit, tranzitit, transportit, magazinimit, paketimit, përpunimit ose transferimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake janë zhvilluar në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë;
ë) nëse ka pasur përdorim, keqpërdorim ose përfshirje të pasurive, strukturave, licencave, autorizimeve, dokumentacionit apo kapaciteteve shtetërore në funksion të veprimtarive të dyshuara;
Shkaku konkret dhe i drejtpërdrejtë për vënien në lëvizje të këtij hetimi parlamentar përbëhet nga deklarimet dhe materialet audio të bëra publike më 7 shtator 2026 nga z. Arben Ahmetaj.
Sipas raportimeve publike mbi materialet e publikuara, janë ngritur pretendime konkrete për ekzistencën e një veprimtarie të dyshuar të trafikut ndërkombëtar të armëve, përfshirjen e subjekteve private, përdorimin e territorit shqiptar dhe marrëdhënie të pretenduara me struktura apo funksionarë shtetërorë. Në këto raportime janë përmendur edhe pretendime për transport dhe qarkullim të armëve përmes Shqipërisë dhe lidhje me kompani që operojnë në sektorin e mbrojtjes.
Këto materiale dhe deklarime nuk konsiderohen nga kërkuesit si fakte të provuara, por si të dhëna dhe indicie konkrete që justifikojnë ushtrimin e funksionit kushtetues të kontrollit parlamentar
Pikërisht për këtë arsye, objekti i Komisionit nuk është të marrë të mirëqena akuzat e bëra publike, por t’i verifikojë ato nëpërmjet dokumenteve, dëshmive, të dhënave zyrtare dhe kontrollit të veprimtarisë së institucioneve shtetërore.
Hetimi parlamentar do të mbulojë periudhën:
1 janar 2024 deri më 7 shtator 2026, pa përjashtuar shqyrtimin e fakteve ose dokumenteve të mëparshme kur ato rezultojnë të domosdoshme për të kuptuar dhe verifikuar çështjen objekt të hetimit.
Kjo periudhë përcaktohet me qëllim që hetimi të ketë kufij të qartë kohorë, duke shmangur një objekt të papërcaktuar ose të pakufizuar në kohë.
Komisioni do të ketë për detyrë të përcaktojë:
Komisioni do të administrojë, në përputhje me ligjin, materialet audio të bëra publike më 7 shtator 2026, si dhe çdo dokument shoqërues të vënë në dispozicion.
Në mënyrë të veçantë, Komisioni do të kërkojë verifikimin e:
– origjinës së materialeve;
– datës dhe rrethanave të regjistrimit;
– integritetit teknik të regjistrimeve;
– identitetit të personave që rezultojnë në regjistrime;
– përputhshmërisë së përmbajtjes së regjistrimeve me dokumentet zyrtare;
– ekzistencës së dokumenteve, kontratave, autorizimeve, transfertave, të dhënave doganore ose dokumenteve të transportit që mund të konfirmojnë ose kundërshtojnë pretendimet e bëra publike.
Komisioni nuk do të marrë përsipër të përcaktojë vetë përgjegjësi penale mbi bazën e materialeve audio, por do të verifikojë nëse këto materiale përputhen me faktet, dokumentet dhe veprimtarinë e institucioneve publike.
Në varësi të kompetencave konkrete, Komisioni do të kërkojë informacion, dokumentacion dhe dëshmi nga:
– Kryeministri, Z. Edi Rama
– Ministri i Mbrojtjes, Z. Ermal Nufi
– Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant Arben Voke Kingji
– Drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, Znj. Vlora Hyseni
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Z. Skënder Hita
– Drejtorin e Përgjithshëm të KAYO, Z. Ardi Veliu
– institucionet dhe strukturat përgjegjëse për industrinë e mbrojtjes;
– strukturat përgjegjëse për kontrollin dhe autorizimin e tregtimit të armëve;
– autoritetet portuale dhe aeroportuale;
– strukturat e kontrollit kufitar;
– institucionet përgjegjëse për licencimin dhe mbikëqyrjen;
– institucionet e tjera publike që rezultojnë të kenë kompetencë mbi çështjen;
– çdo subjekt tjetër publik ose privat, në masën që informacioni i tij lidhet drejtpërdrejt me objektin e hetimit.
– Z. Arben Ahmetaj, si personi që ka bërë publike materialet dhe pretendimet;
VII. DOKUMENTACIONI QË DO TË KËRKOHET
Komisioni do të kërkojë, ndër të tjera:
Kur dokumentacioni përmban informacion të klasifikuar ose të mbrojtur me ligj, administrimi dhe trajtimi i tij do të kryhet në përputhje me legjislacionin përkatës.
VIII. DËGJIMET DHE ADMINISTRIMI I DËSHMIVE
Komisioni do të thërrasë për dëgjesë, sipas nevojës dhe kompetencës:
– titullarët dhe ish-titullarët e institucioneve përgjegjëse;
– funksionarë publikë që kanë pasur kompetencë mbi çështjen;
– drejtues të strukturave shtetërore përkatëse;
– përfaqësues të subjekteve private të lidhura me objektin;
– çdo person tjetër që disponon të dhëna të drejtpërdrejta mbi çështjen.
Dëshmitarët do të pyeten vetëm mbi fakte, rrethana dhe veprime që lidhen me objektin e përcaktuar të hetimit.
Ky Komision Hetimor nuk synon dhe nuk mund të zëvendësojë funksionet e Prokurorisë, gjykatave, Policisë Gjyqësore apo të çdo organi tjetër kushtetues.
Objekti i hetimit parlamentar është kontrolli i veprimtarisë së institucioneve publike dhe efektivitetit të tyre në zbatimin e ligjit, si dhe përcaktimi i përgjegjësive politike dhe institucionale.
Në rast se një pjesë e fakteve objekt të hetimit është ose bëhet objekt i një procedimi penal, Komisioni do të shmangë çdo veprim që do të përbënte dublim ose zëvendësim të hetimit penal dhe do ta kufizojë veprimtarinë e tij në aspektin e kontrollit parlamentar.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi jurisprudenca kushtetuese ka përcaktuar se ekzistenca e një hetimi penal nuk përbën vetvetiu pengesë për një hetim parlamentar, por Kuvendi duhet të respektojë kufijtë e kompetencave të organeve të tjera.
Veprimtaria e Komisionit do të jetë, si rregull, publike.
Përjashtim do të bëhet vetëm kur kjo kërkohet për mbrojtjen e të drejtave themelore të individit, informacionit të klasifikuar, sekretit hetimor, sekretit tregtar ose interesave të tjera të mbrojtura shprehimisht nga ligji.
Në çdo rast, kufizimi i transparencës do të jetë i arsyetuar, proporcional dhe i kufizuar vetëm në pjesën e nevojshme.
Në përfundim të veprimtarisë së tij, Komisioni do t’i paraqesë Kuvendit raportin përfundimtar, i cili do të përmbajë:
ç) përgjegjësitë politike dhe institucionale që rezultojnë;
XII. BAZA KUSHTETUESE DHE LIGJORE
– nenin 7 të Kushtetutës, mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve;
– nenin 23 të Kushtetutës, mbi të drejtën e informimit;
– nenin 77 të Kushtetutës, mbi komisionet hetimore;
– nenin 78 të Kushtetutës, mbi organizimin dhe funksionimin e Kuvendit;
– ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar dhe të zbatueshëm;
– Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht nenin 25;
– jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese mbi natyrën, objektin, kufijtë dhe efektivitetin e hetimit parlamentar.
XIII. KËRKESA PËR NGRITJEN E KOMISIONIT
Për sa më sipër, në mbështetje të nenit 77 të Kushtetutës dhe dispozitave përkatëse të legjislacionit në fuqi, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë:
Në rast se gjatë shqyrtimit parlamentar vlerësohet se ndonjë pjesë e formulimit të propozuar të objektit nuk përputhet plotësisht me standardet kushtetuese, kërkojmë që kjo të mos sjellë rrëzimin e kërkesës në tërësi.
Në përputhje me të drejtën kushtetuese të pakicës parlamentare dhe jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, kërkojmë që, nëse konsiderohet e nevojshme, të propozohet një formulim alternativ i kufizuar dhe kushtetues i objektit, duke ruajtur thelbin e çështjes së veçantë për të cilën kërkohet kontrolli parlamentar.
Kjo kërkesë bëhet me qëllim garantimin e efektivitetit të nenit 77 të Kushtetutës dhe shmangien e një refuzimi formal për arsye të formulimit.
Pretendimet dhe materialet e bëra publike më 7 shtator 2026 kanë ngritur një çështje me rëndësi të veçantë publike dhe shtetërore lidhur me funksionimin e mekanizmave të kontrollit të shtetit shqiptar mbi qarkullimin ndërkombëtar të armëve.
Rëndësia e çështjes nuk qëndron në marrjen e mirëqenë të akuzave të bëra publike, por në nevojën për të përcaktuar, mbi bazën e dokumenteve dhe fakteve të verifikueshme nëse institucionet shtetërore kanë përmbushur detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese për parandalimin, kontrollin dhe zbulimin e veprimtarive të paligjshme të lidhura me trafikun ndërkombëtar të armëve.
Për shkak të natyrës së çështjes, implikimeve të mundshme për sigurinë kombëtare, integritetin institucional, kontrollin e kufijve dhe detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, vlerësojmë se ekzistojnë kushtet kushtetuese dhe ligjore për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Për sa më sipër, kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.
Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Turistja holandeze 34-vjeçareje i shpëton përdhunimit në ishullin grek Kos Artikulli i plotë Telegraaf Një grua holande...
Vatrat e zjarrit janë riaktivizuar në zonën e Lezhës, duke rikthyer ndërhyrjen e forcave në terren. Situata është shf...
Dy grabitje janë shënuar gjatë 10 ditëve të fundit në qarkun e Beratit, ku dy biznesmenë janë bërë pre ...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Një sherr midis disa personave ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në një beach bar në zonën e Lungomares. Shkak i k...
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar të dhënate fundit sa i përket situaës me zjarre në Vend. Njoftohet se gjatë 24 orëve t&...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...
Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën ...
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit...