Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Dashi Do të ndiheni shumë të vendosur, sidomos në punë, dhe kjo do t’ju ndihmojë të zgjidhni disa mosmarrëveshj...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Heqja e gardhit në Kakome është komentuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë, ku një prej protestuesve...
Për të 20-ën ditë me radhë, qindra qytetarë shqiptarë kanë dalë në protestë kundër qeverisë, ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
16 zyrtarë të Bashkisë Ersekës dhe ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë dërguar për gjykim nga ana e Pro...
Vetëm pak ditë pasi Bashkimi Evropian miratoi një rregullore që hap rrugën për krijimin e qendrave të emigrantëve n&eu...
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier–Lushnjë, shtetasi Armando Selmanllari ., 34 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet s...

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit e Bashkisë Tiranë nuk merret me transportin urban, me tregjet publike, me cilësinë e ushqimit, me mashtrimet që u bëhen qytetarëve nga kompanitë e shërbimeve dhe tregtare, me koshat e plehrave që nuk tërhiqen në kohë!
Drejtoresha e Agjencisë, Blerta Bime, ka zgjedhur një rrugë tjetër, në vend që t’i hapë punë vetes. Nëse hedhim një sy në faqen zyrtare dhe në atë personale në Instagram, shihet se drejtoresha shpalos një pasion për kujdesin ndaj kafshëve, kujdesi i kthyer edhe në biznes.
Blerta xhiron qindra milionë lekë medikamente mjekësore për trajtimin e këtyre kafshëve. Duket e pabesueshme, por po ju paraqesim më poshtë tenderat e Blertës.
Prokurim fiktiv i medikamenteve!
Sapo e mori detyrën nga Erion Veliaj, në tetor 2024, Blerta Bime futi duart në tenderin me objekt “Blerje te medikamenteve dhe materialeve mjekësore veterinare”. Tenderi e kishte organizuar paraardhësi i saj, ndërsa Blerta e anuloi derisa të “ftillohej” pazari. Dhe nuk ishin pak lekë! Fondi limit i caktuar për ilacet dhe pajisjet e strehëzës për kafshët ishtë 10 220 147,00 lekë pa TVSH.

Për arsye se tenderi ishte anuluar dy herë, Open Data Albania e shënoi këtë procedurë me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.
Tenderi është mbajtur më 1 nëntor 2024 dhe ka pasur vetëm dy pjesëmarrës.
Njëra është kompania “MILIFAR” SHPK me pronar Albert Metanin, një klient i vjetër i tenderave korruptivë të Erion Veliajt. Kjo kompania ka bërë ofertën me vlerë sa 99% e fondit limit: 9 917 840,00 lekë pa TVSH. Duhet të ketë bërë marrëvesje me drejtoreshën qysh më parë, që bën një ofertë të tillë.
Pjesëmarrësja tjetër është firma “Aquarius Medical”, e cila është aty vetëm sa për t’u regjistruar në momentin e parë, që tenderi mos të klasifikohet me një pjesëmarrës. Kjo kompani nuk ka bërë ofertë.

Dhe vetëm një ditë pas mbajtjes së tenderit, pa respektuar as afatin për ankesa, më 12 nëntor 2024, Blerta ka shpallur fituesin.
Albert Metani merr të gjitha paratë për kafshët!
Biznesmeni i mësipërm, që favorizohet në këto tendera korruptivë, paralelisht ka marrë nga Blerta Bime (Dardha) edhe tenderin për ushqimin e kafshëve.
Duke shkelur rregullat që dikton ligji për prokurimet, Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit më datë 6 nëntor 2024, publikoi kontratën me fitues firmën METANI, në pronësi të Albert Metanit. Tenderi mban “Flamuj të kuq” të vendosur nga Open Data Albania, për të treguar riskun e korrupsionit.
Në krah të flamurit është vendosur përshkrimi “Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit”.
Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “ Blerje ushqim për Kafshët Endacake”. Për këtë është vënë në dispozicion fondi me vlerë 105 milionë lekë. Ndërsa paratë që do të merren nga buxhetet e dy viteve të ardhshme. Me këto fond që shërben për furnizimin me 1 vit, do të bliheshin dy lloje ushqimesh kokërr.

Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë deri më datë 24 tetor, ku tregohet se kanë shfaqur interes 3 kompani.
Gjithsesi Agjencia e Mbrojtjes nga konsumatori duket se ka vepruar sipas direktivave të kryetarit, i cili nuk i ka qejf garat. Pra, çdo gjë ishte vendosur më parë dhe fituesi i piketuar ishte “METANI” shpk. Ndërsa ofertat e dy firmave “AGRO-KORANI” Shpk dhe Pet Eat” shpk janë skualifikuar që në fazën e parë me argumentin se nuk përmbushin kriteret e veçantë të tenderit. Të dy firmat kishin oferta më të ulëta me vlera 79 dhe 87 milionë lekë. Por, kursimi i fondit limit nuk ishte prioritet i këtij tenderi.
Një vit më pas, Blerta e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit ka rritur me 50% fondin për medikamente.
Tenderi me objekt “Blerje medikamente dhe materiale mjekësore veterinare”, i mbajtur më 14 tetor 2025 e ka fondin limit 15 087 833,00 le kë pa TVSH.

Agjencia i keqtrajton dhe i helmon qentë endacak
Sikur e cekëm pak në fillimm, çdo gjë është propagandë virtuale, sepse në terren ndodh e kundërta me qentë endacakë. Kujtojmë se një vit më parë Shoqata Animal Resurce Albania, ka treguar me pamje gjendjen që lë për të dëshiruar, në të cilën ndodhen qentë në strehën e Bashkisë Tiranë.
Sipas ARSalbania, në këtë vend, veterinerët e Bashkisë Tiranë po i vrasin qentë e kryeqytetit duke i lënë pa ushqim, pa kujdes mjekësor e duke i lënë të ngordhin të mbuluar nga feçet e tyre nën shoqërinë e mizave që i hanë të gjallë.

Kjo ndodhte vitin e kaluar, por këtë vit situata është kriminale, sipas shoqatave të mbrojtjes së kafshëve. Qentë po helmohen masivisht nga punonjësit e Agjencisë së Blertës.
“Jemi tronditur dhe jashtëzakonisht të indinjuar nga ngjarja e fundit në Tiranë, ku një qen i rrugës është helmuar qëllimisht nga Drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit dhe dy punonjës të tjerë”. Këto gjetje janë publikuar nga organizata joqeveritare “ARSA”, e cila përmes filmimeve ka konfirmuar se tre punonjës të AMK-së kanë shkuar në lagjen përkatëse me qëllim të helmimit të qenit, i cili shihej qartë se i përshëndeste me mirësi duke lëkundur bishtin. Sipas ARSA-s, qeni ishte 13 vjeç.
https://www.facebook.com/share/v/1GbEceYPo9/
Prej vitesh, organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri kanë ngritur dyshime serioze për vrasje institucionale të qenve të rrugës, të koordinuara nga Bashkia e Tiranës dhe AMK. Janë organizuar protesta, debate publike, reagime ligjore dhe sensibilizime të shumta për të kërkuar ndalimin e praktikave mizore dhe adoptimin e një qasjeje humane e të qëndrueshme të menaxhimit të këtyre qenieve. Agjencia publikisht distancohet nga këto veprime, por faktet e helmimeve nëpër rrugë dhe tenderat korruptiv tregojnë të kundërtën.
Prokuroria e Posaçme mori të pandehur kryebashkiakuan e Shkodrës, Benet Beci, duke i komunikuar akuzën, që rëndon mbi të. ...
Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka ndarë një njoftim për takimin me Altin Dumanin, ish-kreun e SPAK-ut Shqipëri. Bazuar ...
Mjegulla e dendur ka përfshirë segmentin rrugor Kukës–Krumë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve. N...
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Prokurorisë së Posaç...
Tre persona që dyshohen për kontrabandë nëpërmjet kufirit shqiptaro-maqedonas dhe prerje të paligjshme pyjesh janë procedua...
Dalin të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Nga komunikimet e zv/kryeministres me drejtorin e ARRSH, Evis Berberi, flitet p&eu...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është marrë i...
Këshilli i Mandateve vendos që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘Balluku’. Ndërsa vijon disk...
Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish-zv.kryministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit po hetohet për dosjen ...
Peshku luan, një nga speciet invazive më të rrezikshme për ekosistemin detar, po kapet gjithnjë e më shpesh në ujërat ...