Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Poeti dhe tekstshkruesi i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ai pësoi të shtunën e 22 qershorit hemorragji celebrale dhe prej disa ditësh ndodhej në reanimacion.
Doçi ishte autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Pas ndarjes së tij nga jeta kanë reaguar edhe disa persona nga sfera të ndryshme duke nisur nga politika si dhe arti.
Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku shprehet se artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë.
“Zemra e Agim Doçit, poetit të talentuar, autorit të teksteve të shumë e shumë këngëve të ndjera kushtuar Shqipërisë dhe Kosovës, të dhjetra çmimeve të fituara në festivale, që i këndoi pa pushim jetës, atdheut, lirisë, dashurisë dhe njerëzve, pushoi së rrahuri. Por artisti i poezisë do të jetojë në këngët, të cilave u dha jetë. U prehsh në paqe, Mjeshtër.”
Një tjetër figurë politike, Lulzim Basha tha për Doçin se ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore. Basha shprehu ngushëllimet për të afërmit, miqtë dhe kolegët e poetit të ndjerë.
“I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi! Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore. Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët! Le të prehet në paqen e merituar!”
Kantautori i njohur Elton Deda e ka cilësuar poetin si të shtrenjtë, duke thënë se ka lënë shumë për tu kujtuar.
“Lamtumirë, Gim i shtrenjtë. Ke lënë plot për tu kujtuar. Ngushëllime familjarëve.”
Kompozitori shqiptar dhe miku i poetit Agim Doçi, Edmond Zhulali u shpreh se vargjet e arta të poetit do të jetojnë gjithmonë mes nesh, madje ka vënë theksin tek dashuria e Doçit për Kosovën. Zhulali thotë se vargjet e Doçit janë një gjerdan i çmuar në piedestalin e lirisë.
“Lamtumire AGIM DOÇI poeti i shquar i artit shqiptar, miku im i paharruar bashkepunetori,im me i ngushte e me i suksesshem,krijues i kengeve pafund me sa e sa kompozitore e kengetare nga gjithe trevat shqiptare. Sot u ndave nga ne per te mos u larguar kurre me vargjet e tua te arta qe do te jetojne pergjithmone mes nesh. Inxhinier, poet, njeri publik,antikonformist,gazetar,publicist,njeri me kurajo e humor te gjitha ne nje talent te rralle njerezor. Ti e doje aq shume Kosoven e vargjet tua te arta jane nje gjerdan i cmuar ne piedestalin e lirise se saj e per kete u perjetesove e u njehsove si nje luftetar i UÇK me titullin “Veteran” i luftes se Kosoves. Mirenjohje per kontrubutin tend te madh.”
Shkrimtarja dhe politikania e njohur Flutura Açka e cilësoi Doçin në reagimin e saj si një poet të rafinuar dhe të mbindjeshëm.
“Askush nuk bëri sarkazëm me veten, sa ai. “Unë jam tekstshkrues”, thoshte, por ishte poet i rafinuar, i mbindjeshëm. Pusho në paqe, Agim Doçi. Ngushëllime tē thella familjes e të njohurve e miqve!”
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në reagimin e tij tha se Doçi ishte mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza. Gjithashtu Meta thot se kujtimi i artistit të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar.
“Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të poetit tonë të madh Agim Doçi është ende i pabesueshëm për mua dhe për të gjithë ata, që patën fatin ta njohin nga afër, të ndanin miqësi me të, të lexonin poezitë e jashtëzakonshme emocionuese apo të dëgjonin tekstet e këngëve frymëzuese të shkruara prej tij. Mjeshtër i penës, i vargut të papërsëritshëm poetik dhe i këngëve që do të këndohen në breza, ai trokiti çdo zemër artdashësi për t'u përjetësuar me krijimtarinë e pasur artistike që na la trashëgim. Me karakter dhe personalitet të fortë si bir i denjë i Mirditës fisnike, besnik i vlerave të Lirisë, mendje e ndritur dhe kritike, patriot frymëzues, që aq shumë e deshi Shqipërinë e Kosovën, kujtimi i këtij artisti të madh e shumëdimensional do të mbetet i paharruar. "Marshi i UÇK" i Agim Doçit do të jetë gjithmonë frymëzim i përpjekjet tona për mbrojtjen e vlerave të Lirisë dhe kombit shqiptar! Ngushëllimet më të ndjera për familjen e dashur Doçi, bashkëpunëtorët, komunitetin e nderuar të artistëve dhe të gjithë të apasionuarit pas letërsisë e këngës! Të prehet në paqen e merituar!”
foto ilustruese TIRANË- Janë publikuar tezat e provimit të fundit të maturës, lendët me zgjedhje. Siç ka ...
Foto ilustruese TIRANA- Një 38-vjeçar me inicialet A. F., është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italis...
Agim Doçi TIRANA- Poeti i mirënjohur shqiptar Agim Doçi është ndarë nga jeta. Ai pësoi të shtunë...
Foto ilustruese TIRANA- Të dhënat e UNICIF për varfërinë ushqimore të fëmijëve në Shqipëri janë alar...
Foto ilustruese TIRANA- Për këtë javë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht t&e...
AMP TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar dot në flagrancë një oficer policie, pasi akuzohet për shpërdor...
trafiku TIRANË- Policia Rrugore ka lajmëruar se ka një fluks të madh të lëvizjes nga zonat bregdetare drejt Tiranës...
bresheri ERSEKË- I nxehti afrikan duket se ka nisur të largohet nga vendi, pasi Erseka dhe rrethinat e saj pak më herët janë p&eum...
trafiku SHËNGJIN- Rrruga dalëse nga Shëngjini drejt Kurbinit është bllokuar për shkak të fluksit të madh të tu...
foto ilustruese TIRANË- Në Shqipëri, megjithëse kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rrëzimi i sistemit komunist, i ...