Zjarri në landfillin e mbetjeve në Fushë-Krujë, tymi toksik mbulon zonën nga Kruja deri në Kamëz
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...

SHBA- Manjati i teknologjisë Elon Musk u akuzua për ndërhyrje në punët e brendshme të Italisë. Deklarata e gjigandit të teknologjisë se këta gjyqtarë duhet të largohen, u përhapur në të gjitha faqet e para të Italisë. Kjo erdhi në mes të tensionit në rritje midis koalicionit qeverisës të Italisë dhe gjyqësorit pasi një panel gjyqtarësh të Romës vuri në dyshim ligjshmërinë e një nisme qeveritare për të ndaluar azilkërkuesit në Shqipëri. Gjithashtu Musk nxiti një deklaratë shumë të pazakontë nga presidenti italian Sergio Mattarella, i cili i tha atij të mos përzihej në çështjet italiane.
“Italia është një vend i madh demokratik dhe… di të kujdeset për veten. Çdokush, veçanërisht nëse, siç u njoftua, ai do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e tij dhe nuk mund të marrë përsipër të nxjerrë udhëzime," tha Mattarella.
Musk, i cili zotëron Tesla dhe X, është zgjedhur së fundmi nga Donald Trump për të drejtuar Departamentin e ri të planifikuar të Efikasitetit të Qeverisë. Ai gjithashtu ka zhvilluar lidhje të ngushta me Giorgia Melonin që kur ajo u zgjodh mbi dy vjet më parë me premtimin për të goditur emigracionin ilegal. Dy qendra përpunimi në Shqipëri, të ndërtuara dhe të menaxhuara nga qeveria italiane për të ndihmuar në menaxhimin e fluksit të emigrantëve në Mesdhe drejt Italisë, u bënë shpejt simboli i qëndrimit të saj të ashpër ndaj migracionit.
Por vonesat në projekt, pengesat ligjore dhe shqetësimet për të drejtat e njeriut, si dhe dyshimet për kosto-efektivitetin, kanë minuar suksesin e tij deri më tani. Javën e kaluar një gjykatë në Romë urdhëroi transferimin e shtatë azilkërkuesve egjiptianë dhe nga Bangladeshi nga njëra prej dy qendrave në Itali. Gjykata kishte vendosur tashmë muajin e kaluar kundër ndalimit të emigrantëve të tjerë nga të njëjtat vende në Shqipëri, një vendim që kryeministri italian e kishte etiketuar si paragjykues.
Dy qendrat janë aktualisht bosh dhe autoritetet italiane po zvogëlojnë numrin e stafit në terren. Që atëherë, debati në Itali është bërë gjithnjë e më i ndezur, me Meloni dhe anëtarë të tjerë të qeverisë së saj që sulmojnë rregullisht gjyqësorin e vendit. Debati ligjor sillet rreth një vendimi të tetorit nga Gjykata e Drejtësisë e BE-së, duke deklaruar se asnjë vend i origjinës nuk mund të konsiderohet i sigurt nëse ndonjë pjesë e tij është e rrezikshme.
Gjykata e Romës i ka ndaluar këto veprime në pritje të sqarimeve të mëtejshme nga Gyjatës Evropiane të Drejtësisë. Projekti ka tërhequr vëmendjen e disa liderëve, duke përfshirë kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, të cilët vetë po kërkojnë të frenojnë migrimin e paligjshëm. Gjatë një vizite zyrtare shtatorin e kaluar, Starmer vlerësoi përparimin e jashtëzakonshëm të Melonit në trajtimin e mbërritjeve të parregullta nga deti, ndërsa Meloni tha se homologu i saj tregoi interes të madh për marrëveshjen e vendit të saj me Shqipërinë.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për eksplorimin e qendërve të kthimit jashtë BE-së. Në një letër drejtuar liderëve evropianë për migracionin e parregullt, ajo përmendi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë si një model të mundshëm. Megjithatë, disa vëzhgues kanë ngritur shqetësime lidhur me ndikimin aktual të këtyre qendrave, nëse ato do të fillojnë ndonjëherë të funksionojnë me kapacitet të plotë.
“Përveç vonesave në zbatimin e operacionit, unë e shoh projektin si një shpërqendrim nga çështjet më të ngutshme që duhet të jenë në axhendë, si shpërndarja më e mirë e fondeve dhe krijimi i një sistemi funksional të azilit në përgjithësi. Pavarësisht nëse funksionon apo jo, kjo është vetëm një pikë në oqean," tha Alberto- Horst Neidhardt, një analist i lartë i politikave në Qendrën e Politikave Evropiane në Bruksel.
Partneri i koalicionit të Melonit, Matteo Salvini, u bëri jehonë fjalëve të tij duke thënë se gjyqtarët që shtrembëruan ligjet e Italisë duhet të japin dorëheqjen dhe të shkojnë në politikë me komunistët e rithemeluar. Sipas raporteve italiane, Meloni dhe Musk që atëherë kanë folur për polemika. Musk thuhet se ka shprehur respektin e tij për kryeministren e Italisë, një raport i konfirmuar nga Andrea Stroppa, një i besuar i ngushtë i Musk në Itali.
Stroppa, megjithatë, shtoi se Musk gjithashtu thekson se liria e fjalës mbrohet nga Amendamenti i Parë dhe vetë kushtetuta italiane; prandaj si qytetar do të vazhdojë të shprehë lirisht mendimet e tij.
Darjel Sina TIRANË- Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se...
KAMËZ- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit. Mësohet se shp&...
KORÇË- Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për transport të lënd&...
MALIQ- Një aksident masiv ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Maliq. Mësohet se një furgon është përplasur me nj...
TIRANË- Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Ce...
TIRANË- Fuqia blerëse e pensionistëve po gërryhet më tej nga thellimi i diferencës ndërmjet pagave dhe pensioneve dhe nga r...
TIRANË- Ditët e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti pritet të jetë i k...
Foto TIRANË- Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar t&...
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën, më 16 nëntor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin ...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës...