Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Pas një viti hetimesh, Prokuroria e Posaçme në Shqipëri (SPAK), ka goditur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të kokainës nga Amerikës Latine që shpërndahej në tregun evropian. Shtatë shtetas shqiptarë dhe tre latino-amerikan nga Kolumbia dhe Venezuela janë arrestuar.
Gjithashtu, gjatë këtij aksioni është sekuestruar një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës, në një fshat të Fushë Krujës, afër aeroportit të Rinasit, por edhe portit të Durrësit. Autoritetet shqiptare kanë zbuluar edhe dy ambiente ndihmëse të laboratorit, njëri në Tiranë dhe tjetri në Durrës.
Në njoftimin e SPAK-ut theksohet se u sekuestrua material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihej lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor.
Gjithashtu është sekuestruar rreth 6 kilogramë kokainë si një sasi e konsiderueshme parash, euro, lekë dhe peso kolumbiane. Policia shqiptare ka gjetur edhe 89.5 kilogramë përzierës të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës.
"Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelasit, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin ‘ekspertët’ që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si ‘lëkurat e bagëtive’ e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian", thuhet në njoftimin e SPAK-ut.
Prokuroria thotë se laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare.
"Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimikë, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare", thotë SPAK-u.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, e konsideron këtë operacion si një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai theksoi se suksesi i këtij hetimi ka treguar se bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ekspertiza e brendshme janë çelësi për rezultate konkrete.
Kjo nuk është hera e parë që në Shqipëri arrestohen shtetas nga Amerika Latine, të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Në 2015 u arrestuan dy shtetas kolumbianë në operacionin "XIbraka" në Elbasan, ku u zbulua një sasi prej rreth 100 kilogramësh kokainë. Dhe në atë kohë u ndoq thuajse e njëjta teknikë, kokaina hynte në Shqipëri e tretur në rroba dhe më pas shtetasit e huaj e ndanin dhe e përpunonin./REL
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Tiranës njoftoi të shtunën, më 16 nëntor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin ...
Foto ilustruese ELBASAN- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës...
Droga MAL I ZI- Oficerët Kufitare të Malit të Zi kanë vënë në pranga ditën e sotme një person. Mësohet se...
Huqi TIRANË- Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një operacion antidroge në Tiranë dhe Fushë Kurjë nd...
Banori DURRËS- Pas mbërritjes së mbetjeve toksike në Portin e Durrësit pasi u refuzuan nga autoritetet Tajlandeze, këto ...
Diber DIBËR- Si një nga prodhuesit më të mëdhenj të mollës në vendin tonë, Dibra po vijon të përball...
Dumani TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani ka reaguar në lidhje me operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e djeshme te Kod...
Foto ilustruese PORTUGALI- Një 54-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë. Mësohet se plagosja ka ndodhur gjatë nj&e...
zjarr VLORË- Një zjarr ka rënë në mbetjet urbane të qytetit të Vlorës. Mësohet se një tym i madh i z...
operacioni antidroge TIRANË- 10 persona u arrestuan në kuadër të operacionit antidrogë me urdhër të SPAK. Burime pr...