“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...
Një banor i lagjes Ali Demi, në Tiranë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për amortizimin e rrugës n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbr...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga qyteti i Krujës, ku pretendohet se punonjës të institucioneve publ...
Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku aset...
Edi Rama e ka treguar shpesh herë që është i paqëndrueshëm në politikat fiskale të qeverisë së tij, e rrjedhimisht dhe vendit.
Vendimet që sjellin gjithmonë pasoja ekonomike mbi qytetarët, Edi Rama i merr sa herë i ofrohet ndonjë mik i tij, apo ja jep ndonjë kompanie që i ka premtuar ndonjë lobim në vende të caktuara.
Kështu pritet të ndodhë edhe me koncesionin e markimit të karburanteve që do të duhej të parandalonte kontrabandën e tyre.
Në gusht të vitit 2024, koncesioni i markimit do të përfundonte dhe ky proces do të shtetëzohej dhe pagesat për këtë shërbim do të mbuloheshin nga shteti.
‘Në gusht të këtij viti, pra muajin tjetër, përfundon koncesioni i markimit të karburanteve dhe shërbimi kalon tek Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Në momentin që ky koncesion do të përfundojë, ne kemi vendosur që edhe tarifa e aplikuar nga koncesionari të hiqet. Pra, nuk do të ketë vazhdim të aplikimit të tarifës së markimit tek qytetarët dhe bizneset. Kostot e vazhdimit të shërbimit do të përballohen nga buxheti i shtetit, njoftoi për herë të parë Ministri,’ do të deklaronte ministri i atëhershëm i Financave, Ervin Mete.
Por kur ka kaluar vetëm 1 vit e gjysëm, Edi Rama ka vendosur ta rikthejë këtë koncesion në kohën më të keqe, në mes të krizës së karburanteve për shkak të luftës në Iran.
Sot Edi Rama iu rikthye sërish krizës së naftës, këtë herë nga njësia numër 4, duke njoftuar rikthimin e koncesionit të famshëm të markimit të karburanteve, ku shteti do të jetë partner me një kompani nga Emiratet. Sipas Ramës, këtë herë markimi do ta ketë bojën më të mirë se sa koncesioni i mëparshëm.
‘Ishte një koncesion i trashëguar, ne u përpoqëm ta rregullonim, por ajo ishte bojë që hollohej kollaj. Tani bashkë me kompaninë publike që kemi krijuar, kemi krijuar një tjetër kompani publike bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara, ne do të nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm. Do të ndihmojë shumë kjo për të formalizuar deri në fund tregun e naftës. Sepse ka një sasi nafte që është jashtë radarëve të shtetit,’ tha Rama.
Kryeministri ndoshta nuk është i informuar mirë për detajet teknike. Por koncesioni i markimit nuk është ngjyrosje dhe nuk ka bojë. Ai është thjesht shënjim që bëhet përmes një molekule, formula e së cilës mbahet sekret nga kompania koncesionare. Kjo pasi nafta nuk mund të ngjyroset.
Por këto janë detaje teknike, që shefit të qeverisë nuk i interesojnë hiç, sepse qëllimi justifikon mjetin dhe në këtë rast, qëllimi është rikthimi i një koncesioni grabitqar. Madje jo vetëm një. Paralelisht kryeministri paralajmëroi edhe një tjetër koncesion, atë të gjurmimit të naftës tranzit.
‘Tjetra që ndodh me naftën është e ashtuquajtura naftë tranzit, që hyn në Shqipëri për të shkuar në vendet që janë në kufij tokësorë me Shqipërinë dhe pastaj ngelet në Shqipëri në mënyrë ilegale. Edhe për këtë kemi një produkt me po të njëjtën kompani, ku shteti shqiptar ka shumicën e aksioneve, për të ndjekur gjithë naftën tranzit që deri më sot është ndjekur me makina. Këto do të kenë impaktin e tyre pozitiv,’ shtoi kryeministri.
Nuk dihet se çfarë do të bëjë saktësisht kompania shtetërore-arabe për gjurmimin. Me ligj ndërkombëtar, mallrat tranzit nuk lejohet të preken nga vendet në të cilat ato kalojnë, pasi janë produkte të vendeve të tjera. I vetmi kontroll që bën vendi tranzit është ai i verifikimit të vulave.
Por pavarësisht kësaj, si markimi ashtu edhe gjurmimi do të shtojnë dy tarifa të reja mbi malin e madh të taksave që shqiptarët paguajnë mbi karburantet. Dhe në një kohë kur qytetarët kërkojnë uljen e taksave, qeveria i qeras me dy taksa të reja. Ndërkohë që është në horizont edhe një e tretë, ajo e krijimit të rezervës strategjike, e cila ka një faturë 300 milionë euro dhe që nuk dihet se si do të menaxhohet, pasi rezervat mbahen në naftë bruto, por rafineria në Shqipëri shkoi për skrap.
Administrata Tatimore publikoi listën e pagave indikative për punonjësit e sektorit mjekësor dhe atij të kujdesit personal. Lista, e c...
Kreu i një rrjeti të madh kokaine u arrestua në pistën e aeroportit Stansted pasi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, duke i ...
Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Arrestimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ai kur ...
Në kuzhinën e një shtëpie të zakonshme në një rrugë të zakonshme në qendër të Aberdeen-it, një ...
Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e 2026 për bashkësitë fetare. “V ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka zgjedhur të bëjë një postim aspak të gjetur në kuadrin e 1 Prillit, ditës s&eum...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi, thekson se grupe të lidhura me Iran...
Jo vetëm në ndërtim, pastrimi i parave po bëhet në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare. Madje vetë shteti &eu...
Ervis Matodashaj, i njohur si “Çoke qorri”, rezulton në kërkim nga SPAK si person i lidhur ngushtë me Inez Hajrullën, i i...
I vënë përpara presionit publik për çmimin rekord të naftës dhe barrën e rëndë të taksave që qever...