Apeli i SHP: Kufizoni daljet në orët e pikut, konsumoni sa më shumë ujë
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Temperaturat e larta të verës paraqesin rrezik të shtuar për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmi...
Grupi politik Partia Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës në intervistën e tij për Financial Times, ku shau...
Momente tensioni janë shënuar gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar këtë të mërkurë, ku ish-Presidenti I...
Në dosjen hetimore të SPAK, me goditjen e rrjetit kriminal të grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Paca...
Gjykata e Durrësit, ka caktuar këtë të mërkurë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për 27-vje&cce...
Një banor i lagjes Ali Demi, në Tiranë i është drejtuar redaksisë së Piranjat News, për amortizimin e rrugës n&eu...
Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar kryetarët e bashkive, pasi siç tha ai ka marrë ankesa nga qytetarë se disa prej tyre lë...
Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, ku mbr...
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut që morën pjesë në protestë, pë...
Sërish situata paraqitet e tensionuar në hyrjet e kantierit të Aeroportit të Vlorës edhe gjatë ditës së sotme. Sipas i...
I vënë përpara presionit publik për çmimin rekord të naftës dhe barrën e rëndë të taksave që qeveria ka ngarkuar mbi të, kryeministri Edi Rama rinxorri nga arkiva një përrallë të hershme, të cilën ka vite që ja u tregon shqiptarëve. Atë se taksat e naftës janë të larta, pasi qeveria i ka lehtësuar qytetarët nga taksat e automjeteve.
"Ne e kemi bërë llogarinë, nëse ne e heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës, çmimi do të bjerë, por ama të gjithë ata që kanë një automjet, do të duhet të paguajnë 4-fishin e asaj që u bie sot, mesatarisht. Në vend që ti ngarkojmë me 4-fishin të gjithë, ne e kemi menduar që më mirë, kush shpenzon më shumë naftë, paguan më shumë. Në njëfarë mënyre, ata që djegin më shumë karburant, janë më ndotës," deklaroi Rama në Asamblenë e njësisë 7 në Tiranë.
Zakonisht kryeministri e ka inatin me gjysmë të vërtetat. Por kjo kënga e taksave të naftës, që ai e këndon sa herë kërcen çmimi i karburanteve është më pak edhe se një çerek e vërtetë. E vërteta e plotë është si më poshtë.
Në vitin 2011, qeveria e kohës riformatoi tërësisht paketën e taksave që vilte nga automjetet duke hequr tre taksa. Ato ishin taksa e shitjes së mjeteve brenda vendit, taksa e qarkullimit dhe taksa e regjistrimit.
E para llogaritej sipas një formule që bazohej në vjetërsinë e mjetit, cilindratat dhe llojin e karburantit. Taksa e qarkullimit ishte 10 mijë lekë në vit për makinat e naftës dhe 7500 lekë në vit për makinat e benzinës. Kurse taksa e tretë, ajo e regjistrimit ishte 2400 lekë në vit.
Për të kompesuar të ardhurat që humbisnin nga heqja e këtyre tre taksave, qeveria e zhvendosi barrën e taksimit pjesërisht tek karburanti dhe pjesërisht tek regjistrimi i përvitshëm i mjeteve. Më konkretisht Ridvan Bode prezantoi një taksë qarkullimi në masën 7 lekë për litër për naftën dhe 5 lekë litri për benzinën. Kurse taksa e regjistrimit u zëvendësua me taksën vjetore të automjeteve të përdorura, e cila po ashtu llogaritet mbi bazën e vjetërsisë, fuqisë motorike dhe llojit të karburantit që përdor makina.
Për shembull për një automjet me naftë dhe motor 1900 cc, i prodhuar në vitin 2016, taksa vjetore sot është 6650 lekë.
Riformatimi i paketës së taksave që qeveria bëri në vitin 2011 ishte neutral në buxhet. Tre taksat që u hoqën sillnin rreth 80 milionë euro në vit. Të rejat që u vunë sillnin po aq. Por çfarë ndodhi më vonë?
Në vitin 2014, Edi Rama bëri paketën e tij të parë fiskale si kryeministër i Shqipërisë. Nën preteksin se qeveria e mëparshme kishte lënë pas tokën e djegur tek financat e shtetit dhe me borxhin publik të rritur, qeveria fillimisht e rriti taksën e qarkullimit nga 7 lekë për litër në 17 lekë për litër duke e barazuar edhe benzinën në këtë nivel. Sikur të mos mjaftonte kjo, një vit më vonë taksa u rrit sërish nga 17 në 27 lekë për litër dhe bashkë me efektin ad valorem të tvsh-së, ajo shkon 32.4 lekë për litër.
Pra rritja e taksës së qarkullimit, nuk ishte as zhvendosje barre apo as zëvendësim i ndonjë takse të hequr diku tjetër. Ajo ishte një rritje e pastër taksash nga xhepi i kryeministrit dhe qeverisë. Dhe rritja nga 7 lekë në 27 lekë për litër, u merr qytetarëve shqiptare plot 200 milionë euro në vit taksa. Sërish për xhepin e kryeministrit.
Kjo është pjesa e parë e të pavërtetës që thotë Edi Rama. Pjesa e dytë është pretendimi se vendet e tjera përqark e kanë taksën e qarkullimit tek automjeti. Kjo është një e pavërtetë edhe më e madhe. Dhe në kohën e inteligjencës artificiale dhe avancimit masiv të Teknologjisë së Informacionit, që kryeministri e ka aq shumë përzemër, çdo qytetar mund ta verifikojë lehtësisht.
Mjafton vetëm një pyetje; cila është fatura mesatare vjetore e taksave të një automjeti për x vend në ChatGPT? Rezultatet janë këto;
Maqedoni e Veriut 200 euro
Kosovë 250-350 euro
Shqiperi 245-345 euro
Serbi 250-450 euro
Por me teknologjinë e informacionit kryeministri ka disa kohë që i del pak keq raporti me të vërtetën. Sidomos kur bën hallexhinj të pastrehë vartësit e tij, të cilët tani zihen me njëri tjetrin kujt t'i ngecin vilat, që u kap SPAK-u në çdo resort. /Kapitali
Kush priste që qeveria të ndërhynte realisht për të ulur çmimin e naftës, në një moment kur tregjet ndërkomb...
Pas shtyrjes së shtatë seancave, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 1 prill, &ccedi...
Policia e Lushnjës ka ndaluar një person pas kallëzimit të bërë nga një e mitur për ngacmim seksual. I arrestuari ë...
Një sasi prej 600 copë gotash qelqi, u ndalua para hedhjes së tyre në treg për përdorim nga konsumatorët, falë ndër...
Në një kohë kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë, është futur në vorbullën e skandalit seksual me anëtarin,...
Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me 25 vite burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është Y...
Ish-Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj është emëruar në postin e zv.Guvernatores së parë të Bankë...
Gugash Kamberi, aktivisti i Partisë Socialiste në Tiranë, është ndarë nga jeta ditën e sotme për shkak të sëmu...
Policia ka arrestuar ditën e sotme tre familjarë në Malësi të Madhe dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. A...
Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 38-vjeçar nga Përmeti, i dyshuar se gjatë viteve 2019-2025, kur punonte si arkëtar n&eum...