Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më 31 janar se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin mund të bisedojnë shumë shpejt dhe të bëjnë të ditur diçka të rëndësishme drejt dhënies fund të konfliktit në Ukrainë.
“Ne do të flasim, dhe mendoj që do të bëjmë diçka të rëndësishme”, ka thënë Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Ne duam t’i japim fund asaj lufte”.
Sipas Trump, administrata e tij veçse ka pasur “diskutime shumë serioze për luftën në fjalë”, dhe për tentimet për t’i dhënë fund saj.
“Është një situatë pa asnjë kuptim dhe duhet të marrë fund”.
Trump nuk ka treguar se kush prej administratës së tij ka qenë në kontakt me rusët, mirëpo ka insistuar se dy palët “veçse po flasin”. Ai nuk ka treguar nëse personalisht është përfshirë në diskutime. Trump ka thënë javën e kaluar se do të dëshironte të takohet me Putinin sa më shpejt për t’i dhënë fund luftës. Ai ka thënë se në bazë të asaj që ka dëgjuar, edhe Putin do të dëshironte ta takonte.
“Secilën ditë që nuk takohemi, ushtarët po vriten në fushëbetejë”, ka thënë ai më 23 janar.
Keith Kellogg, gjeneral i pensionuar amerikan, i angazhuar për t’i udhëhequr bisedimet për dhënie fund të luftës, ka thënë në një konferencë për media më 7 janar se janë duke u bërë parapërgatitje për bisedimet mes Trumpit dhe Putinit. Ai ka thënë se ka mundësi që Trump do të arrijë të bisedojë me Putinin dhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump ka thënë në fushatën zgjedhore se do t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve të marrjes së detyrës. Tani shpreson që t’i japë fund luftës brenda gjashtë muajsh.
Përgjatë fushatës, Trump ka thënë se Rusia nuk do ta pushtonte kurrë Ukrainën, nëse ai do të ishte president, ndërsa këtë pretendim e ka përsëritur edhe më 31 janar. Trump është kritik i ndihmës që i ka dërguar Uashingtoni Kievit, dhe ka thënë se Ukraina do të duhej të bënte koncesione para nisjes së luftës, gati tre vjet më parë. Në një intervistë të realizuar së fundmi për një televizion shtetëror rus, Putin e ka lavdëruar Trumpin si “burrë të mençur dhe pragmatik”, i cili është i fokusuar në interesat amerikane.
“Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të stilit biznesor, pragmatik, por edhe në mirëbesim, me presidentin aktual amerikan”, ka thënë Putin.
Presidenti rus e ka hedhur poshtë mundësinë e bisedimeve direkte për paqe me Zelenskyn. Putin ka thënë se nuk e konsideron Zelenskyn lider legjitim të Ukrainës. Zgjedhjet në Ukrainë do të duhej të mbaheshin më 31 mars 2024, mirëpo janë shtyrë sepse shteti është ende nën gjendje të luftës, për shkak të konfliktit./ REL
TIRANA- Dy perosna janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se grabisnin banesa dhe biznese. Bëhet me dije se në pranga kanë ...
LINDJE E MESEM- Grupi militant i Hamasi njoftoi dhe Izraeli e konfirmoi identitetin e tre pengjeve që do të lirohen të shtunën bazuar n&eu...
EUROPA- Fjalët “komuniteti i pensionistëve” të sjellin ndër mend imazhe të njerëzve të ulur nëpër kar...
VENEZUELA- I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell dhe Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro patën një diskutim të re...
SHBA- Një avion transporti u rrëzua në Filadelfia të premten rreth 30 sekonda pasi u ngrit, duke dëmtuar disa shtëpi në nj&...
EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e parë mund të shijojnë pam...
SHBA- Astronautja e NASA-s, Suni Williams, ka vendosur një rekord si gruaja me më shumë orë qëndrimi jashtë anijes kozmike ...
Grendell, Maduro VENEZUELË - I dërguari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, do të takohet të premten në Venezuelë me...
SHBA- Selena Gomez ka humbur rreth 800,000 ndjekës në Instagram në muajin e fundit. Kjo vjen pas reagimeve të ashpra për videon e saj...
BRITANI E MADHE- Agjencia britanike e sigurisë shëndetësore (UKHSA) njoftoi këtë të premten se një rast tjetër i ...