BOTA

Pse kompanitë nordike janë kaq të suksesshme? Anaiza e The Economist: Rruga e Vikingëve

M.B. Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 07:47

Pse kompanitë nordike janë kaq të suksesshme? Anaiza e The

EUROPA- Në “Carl’s Villa” në Kopenhagën, klientët e restorantit në katin e parë mund të shijojnë pamjet e një kopshti të bukur të stolisur me statuja klasike. Kjo ndërtesë e stilit art nouveau, u ndërtua në vitin 1892 nga Carl Jacobsen, djali i themeluesit të kompanisë Carlsberg. Që atëherë, kompania e prodhimit të birrës, e cila këto ditë e përdor ndërtesën për takime pune, është bërë një nga më të mëdhatë në botë. Jacob Aarup-Andersen, drejtuesi i tanishëm i kompanisë Carlsberg, e pranon se suksesi i kompanisë është pjesë e një enigme më të madhe në lidhje me firmat daneze.

Ai thotë se mbrëmë në darkë, dikush e pyeti se si një shtet kaq i vogël si Danimarka mund të nxjerrë kaq shumë kompani të mëdha. Ajo që është e vërtetë për Danimarkën, është e vërtetë edhe për Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë. Këto katër vende nordike përbëjnë rreth 1% të PBB-së së botës dhe 0.3% të popullsisë së saj. Megjithatë, kanë krijuar disa korporata gjigante mbresëlënëse. Për shembull, kompania Lego është prodhuesi më i madh i lodrave në planet për nga të ardhurat; IKEA është prodhuesi më i madh i mobilieve (dhe zinxhiri i gjashtë më i madh i restoranteve).

Vendet nordike janë shtëpia e prodhuesve kryesorë të gjithçkaje, duke filluar nga makineritë (Atlas Copco) dhe pajisjet e telekomunikacionit (Nokia dhe Ericsson), deri te rripat e sigurimit (Autoliv) dhe ashensorët (KONE). Rajoni ka nxjerrë gjithashtu kompaninë më të madhe në botë të transmetimit të muzikës (Spotify) dhe shërbimin më të madh “bli tani-paguaj më vonë” (Klarna). Novo Nordisk, një kompani daneze e barnave për humbje peshe, është kompania më e vlefshme në Europë, megjithëse aksionet e saj ranë në dhjetor pas rezultateve zhgënjyese të provës për një ilaç të ri.

Gjatë dekadës së fundit, kompanitë nordike kanë tejkaluar ato të pjesës tjetër të Europës. Në të katër këto shtete nordike, firmat jofinanciare të listuara kanë sjellë kthime më të mëdha fitimesh për aksionerët sesa mesatarja europiane gjatë dhjetë viteve të fundit (shih grafikun 1). Sot, kompanitë nordike përbëjnë rreth 13% të indeksit MSCI Europe, një tregues i kompanive më të vlefshme të kontinentit, nga 10% pesë vite më parë. Kjo tani është pothuajse e njëjta përqindje që zënë kompanitë gjermane.

Kompanitë nordike gjithashtu kanë një ecuri të mirë kundrejt rivalëve të tyre globalë në të njëjtët sektorë. Ne krahasuam 20 kompanitë më të vlefshme të listuara të rajonit, me rivalët e tyre kryesorë jashtë shtetit, në një sërë fushash. Mesatarisht, firmat nordike arrinin marzhe operative që ishin shtatë pikë përqindje më të larta se mesatarja e homologëve të tyre në vitin 2023, ndërsa kthimet e kapitalit të investuar ishin pesë pikë përqindje më të larta.

Borxhi në raport me fitimet operative (para zhvlerësimit dhe amortizimit), ishte më i ulët për 14 nga 20 kompanitë nordike që ne analizuam. Rritja vjetore e shitjeve ishte pothuajse e barabartë me konkurrentët. Sigurisht, jo çdo biznes nordik ka qenë i suksesshëm. Për shembull, Northvolt, një prodhues baterish, kohët e fundit falimentoi. Biznesi i celularëve Nokia, u shtyp nga iPhone. Edhe fati është një faktor në suksesin e nordikëve.

Rajoni është i bekuar me burime të pasura natyrore, duke përfshirë lëndën drusore, mineralin e hekurit dhe naftën dhe gazin, të pranishëm sidomos në Norvegji. Sidoqoftë, performanca e lartë e kompanive nordike është mbresëlënëse. Si shpjegohet ajo? Një arsye është se biznesmenët nordikë, ashtu si paraardhësit e tyre vikingë, janë aventurierë të mëdhenj. “Vogëlsia jonë është edhe një bekim, në kuptimin që ajo e bën të detyrueshme perspektivën ndërkombëtare”, thotë zoti Aarup-Andersen.

Ndër dhjetë kompanitë më të vlefshme të vendeve nordike për të cilat disponohen të dhëna, pjesa mesatare e të ardhurave të krijuara në vend është vetëm 2%, krahasuar me 12% për homologët në pjesën tjetër të Europës dhe 46% për ato në Amerikë. Anders Boyer, drejtuesi financiar i kompanisë Pandora, prodhuesi më i madh i bizhuterive në botë, thotë se në shtatë ose tetë vjet, firma e tij kaloi nga një dyqan i vetëm në Kopenhagën, në një operacion global. Sot, Danimarka zë vetëm 1% të shitjeve të kompanisë.

Një faktor i dytë është se kompanitë nordike kanë qenë prej kohësh të dhëna pas teknologjisë më të fundit. Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, themeluesi i kompanisë Lego ndryshoi materialin e zgjedhur për prodhimin e lodrave, duke zëvendësuar drurin me plastikën, pasi eksperimentoi me një makinë të re të prodhimit të plastikës (e cila kushtoi sa shitjet e një viti). Kjo frymë risie vazhdon edhe sot.

Sipas të dhënave nga agjencia statistikore Eurostat, 45% e kompanive në Bashkimin Europian që punësojnë më shumë se dhjetë persona, paguajnë për shërbimet kompjuterike cloud. Mesatarja në katër vendet nordike, të cilat kryesojnë renditjen, është 73% (shih grafikun 2). Dëshira e nordikëve për teknologjinë është e dukshme edhe në skenën e firmave startup.

Nga qytetet europiane, vetëm Londra, Parisi dhe Berlini tërheqin më shumë financime të kapitalit sipërmarrës sesa Stokholmi, i cili ka shumë më pak banorë. Helsinki është i mbushur me firma që krijojnë aplikacione lojërash, si Rovio, krijuesi i lojës “Angry Birds” dhe Supercell, krijuesi i lojës “Clash of the Clans”.

Për sipërmarrësit nordikë, ndërmarrja e rreziqeve tashmë është më pak e frikshme, duke e ditur se në qoftë se dështojnë, do të përfitojnë ndihma bujare të papunësisë dhe kanë qasje në sisteme shumë të mira të kujdesit shëndetësor dhe arsimor publik. Faktori i tretë janë politikat qeveritare që mbështesin suksesin e firmave nordike. Edhe pse normat e larta tatimore financojnë sisteme bujare të ndihmës për të gjithë nordikët, norma e fitimeve të kompanive është pothuajse e njëjtë si në Amerikë.

Çdo vit, Heritage Foundation, një indeks konservator në Uashington, përpilon një tregues të lirisë ekonomike të vendeve të ndryshme, i cili studion për shembull, se sa të hapur janë tregjet, duke përdorur matje si tarifat, apo studion sa lirisht mund të veprojnë bizneset, duke matur rregulloret. Danimarka, Norvegjia dhe Suedia janë të gjitha në dhjetëshen e parë. Në Danimarkë, punësimi dhe shkarkimi i punëtorëve është më i lehtë se kudo në Europë. Përqafimi i dixhitalizimit nga qeveria daneze e ka bërë gjithashtu më të lehtë kryerjen e biznesit.

Siç thekson Vincent Clerc, shefi i kompanisë Maersk, një gjigant danez i transportit detar: “Ju mund të merrni një numër TVSH-je brenda një dite”. Një faktor i katërt në performancën më të mirë nordike janë aksionerët e duruar. Sipas firmës këshillimore McKinsey, katër të pestat e kompanive të mëdha nordike kanë pronësi afatgjatë, krahasuar me tre të pestat në Europë dhe vetëm një të pestën në Amerikë.

Dinastitë e biznesit luajnë një rol të rëndësishëm në rajon. Kompanitë Maersk dhe Lego kontrollohen ende nga familjet themeluese Moller dhe Kristiansen, megjithëse të dyja firmat drejtohen çdo ditë nga të huaj. Në Suedi, familja Wallenberg, pasuria e së cilës e ka origjinën nga bankat, zotëron aksione të mëdha në kompani të ndryshme, duke përfshirë Atlas Copco dhe Ericsson. Kompani të tjera të mëdha nordike, duke përfshirë Carlsberg dhe Novo Nordisk, kontrollohen nga fondacione jofitimprurëse.

Marrëveshje të tilla i kanë penguar kompanitë e huaja që të blejnë kompani nordike, duke u dhënë atyre më shumë kohë që të rriten. Ato gjithashtu e kanë bërë më të lehtë që kompanitë të investojnë në suksesin afatgjatë. Firma McKinsey llogarit se katër të pestat e kompanive nordike të listuara shpenzojnë më shumë për kërkimin dhe zhvillimin sesa rivalët e tyre në Perëndim. Lars Fruergaard Jorgensen, drejtuesi i kompanisë Novo Nordisk, ka thënë se shqetësimi i tij kryesor është se si do të duket kompania pas 10 deri në 20 vjetësh.

Sidoqoftë, modeli nordik i biznesit mund të tendoset në vitet në vijim. Duke pasur parasysh varësinë e tyre nga operacionet jashtë vendit, kompanitë nordike janë veçanërisht të cenuara nga ujërat e trazuara gjeopolitike. Disa janë prekur tashmë. Në vitin 2023, biznesi i kompanisë Carlsberg në Rusi u konfiskua nga qeveria e vendit dhe u vendos nën “menaxhim të përkohshëm”. Në dhjetor, prodhuesi i birrës u pajtua që t’ia shiste operacionin e tij dy punonjësve vendas, me një zbritje të madhe.

Disa anije dhe terminale kontejnerësh të kompanisë Maersk u goditën nga raketat Houthi në Detin e Kuq, duke i detyruar anijet e saj që të shmangnin Kanalin e Suezit, duke shtuar kështu kohë dhe shpenzime. Kryerja e biznesit jashtë vendit, do të bëhet edhe më e vështirë gjatë mandatit të dytë të Donald Trump. Gjatë fushatës, presidenti i zgjedhur kërcënoi se do të vendosë një tarifë prej 10% për importet nga të gjitha shtetet. Kërcënimi mund të mos bëhet realitet, sepse Trump duket se e ka përqendruar zemërimin e tij në Meksikë, Kanada dhe Kinë, por skepticizmi ndaj tregtisë do të mbizotërojë politikën amerikane në vitet në vijim. Ky mund të jetë një problem, sepse një e treta e shitjeve të dhjetë kompanive më të vlefshme nordike nxirren në Amerikë.

Për të përballuar këtë problem, kompanitë nordike duhet të shfrytëzojnë një tjetër nga pikat e tyre të forta: “luftën për mbijetesë”. Niels Christiansen, drejtuesi i kompanisë Lego, përdor teorinë e evolucionit të Charles Darwin-it për të shpjeguar pse firmat nordike janë kaq të suksesshme.

“Nuk është domosdoshmërisht më i forti ai që mbijeton”, por “ai që do t’u përshtatet ndryshimeve”.

Ndërsa bizneset globale po përgatiten për kthimin e Trump në Shtëpinë e Bardhë, këto fjalë tingëllojnë më të mençura se kurrë./ Monitor

europa

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan