Drejtoria Rajonale për Arsimin Parauniversitar Tiranë ka reaguar zyrtarisht për rastin e mësuesit të anglishtes Dritan Zaimi. Mësuesi në vend që të zhvillonte lëndën e anglishtes, u fliste nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Gustav Majer” për fenë e Jehovait.
DRAP bën me dije se prej datës 3 shkurt, mësuesi Dritan Zaimi është larguar nga puna dhe nuk ka dhënë më mësim në shkollën “Gustav Majer”.
Reagimi i plotë:
Në vijim të ankesës së paraqitur nga dy prindër më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” ka kryer menjëherë verifikimet përkatëse, në bashkëpunim me shërbimin psikosocial të institucionit. Në kuadër të këtij procesi, drejtoria dhe shërbimi psikosocial kanë hyrë në orën e mësimit të zhvilluar nga mësuesi dhe kanë administruar materialet përkatëse të përdorura gjatë procesit mësimor.
Bazuar në gjetjet e verifikimit, ndaj mësuesit z. Dritan Zaimi janë ndjekur procedurat ligjore dhe institucionale në fuqi. Konkretisht:
• Më datë 02.02.2026, Drejtoria e shkollës i ka përcjellë rastin Komisionit të Etikës (shkresa nr. 29 prot.), i cili u mblodh në të njëjtën datë.
• Me shkresën nr. 30 prot., Komisioni i Etikës ka referuar çështjen për shqyrtim në Komisionin e Disiplinës.
• Më datë 03.02.2026, Komisioni i Disiplinës u mblodh dhe, me votim të fshehtë, vendosi me 7 vota pro masën disiplinore “largim nga puna”.
Në zbatim të legjislacionit në fuqi, përfshirë Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë, ligjin nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, rregulloren për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare dhe Kodin e Etikës së Mësuesit, Drejtoria e shkollës ka nisur procedurën për zgjidhjen e njëanshme të kontratës së punës. Në respektim të afateve dhe të drejtës për t’u dëgjuar, mësuesi është njoftuar për t’u paraqitur më datë 09.02.2026, me qëllim parashtrimin e qëndrimit të tij lidhur me vendimin e marrë.
Që prej datës 03.02.2026, z. Zaimi nuk ka zhvilluar më orë mësimore në shkollën 9-vjeçare “Gustav Mayer”.
Institucionet arsimore mbeten të angazhuara për respektimin e standardeve profesionale, etikës dhe sigurisë së nxënësve, duke vepruar në përputhje të plotë me ligjin dhe procedurat përkatëse.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
6 Shkurt18:40
Qeveria leje 49-vjeçare për parkun fotovoltaik në Fier. Zbardhet vendimi
Një park i ri fotovoltaik është miratuar nga qeveria në mbledhjen e kësaj të premteje. Parku me kontratë plot 49 vite, ë...
AKTUALITET
6 Shkurt18:21
“Kurthi i mjaltit”/ Si turistë edhe nga Shqipëria përfunduan në rrjetin e zhvatësve në Madrid
Policia Kombëtare spanjolle ka shkatërruar një organizatë kriminale në Madrid të dedikuar për mashtrimin e turistëve t&e...
AKTUALITET
6 Shkurt18:30
Pse përmbytet Shqipëria sa herë bie shi dhe pse rrugët miliona euro shemben brenda një dite?
Brenda vetëm dy muajve, disa nga akset rrugore më të kushtueshme në Shqipëri kanë pësuar shembje, rrëshqitje dherash d...
AKTUALITET
6 Shkurt18:20
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Që prej datës 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se është rrë...
AKTUALITET
6 Shkurt18:07
Mbetjet toksike të Kurum, Gjykata e Durrësit vendos për 20 prej të akuzuarve
Në Gjykatën e Durrësit u zhvillua sot seanca për të akuzuarit për importin e mbetjeve të rrezikshme të Kurum. Më ko...
AKTUALITET
6 Shkurt17:40
Ndërtuan shtëpi bari, tre shqiptarë rrezikojnë deri në 4 vite burg në Belgjikë. Detaje nga operacioni
Tre shtetas shqiptarë rrezikojnë dënime nga një deri në katër vite burg në Belgjikë, pasi akuzohen se janë për...
AKTUALITET
6 Shkurt17:56
Ekzekutimi i snajperistit, flet nga burgu shqiptari i ekstraduar nga Brukseli. Çfarë thotë ai
Një burrë shqiptar është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e një burri tjetër, i cili u qëllua në kokë ng...
AKTUALITET
6 Shkurt17:45
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash në zonën e “Qafës së Vishës”, bllokohet njëri krah i rrugës
Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut orët e fundit, kanë kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në zonën &ldquo...
AKTUALITET
6 Shkurt17:38
Nga efektivët e Gardës, tek Burgjet, AMP dhe punonjësit e Shëndetësisë, ja sa do rriten pagat
Qeveria ka vendosur indeksimin e pagave për disa nga strukturat e vendit, duke përfshirë Gardën e Republikës, punonjësit e Policis...
AKTUALITET
6 Shkurt17:23
Aksident zinxhir në autostradën Tiranë-Elbasan, 4 automjete të dëmtuara
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan, ku 4 automjete janë përplasur me njëri-tjetr...