AKTUALITET

Nga banda e "Diabolikut" në pranga në Dubai/ Merr fund arratia për "mbretin e narkotikëve", Dorian Petokun, ishte në kërkim nga Italia

r.ll Përditësimi i fundit 2 Gusht 2024, 09:04
Nga banda e "Diabolikut" në pranga në Dubai/ Merr fund
dorian petoku

DUBAI- Ka marrë fund arratia për "mbretin e narkotikëve", shqiptarin Dorian Petoku. 35-vjeçari është vënë në pranga në Dubai, pas një bashkëpunimi të Guardia di Finanza dhe policisë së Emirateve. Petoku është një nga emrat e famshëm të kleneve mafioze shqiptare. Ai u bë edhe më i famshëm kur në dhjetor të 2024 arrit të arratisej nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. Petoku ka thyer byzylykun elektronik duke shkaktuar alarmin e lidhur me policinë. Pavarësisht mbërritjes thuajse të menjëhershme të policëve, shqiptari asokohe kishte humbur çdo gjurmë. Pas arratisjes ai e gjeti strehimin në Dubai. 

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Aty ai ju bashkua radhëve të bandës së famshme kriminale shqiptare, drejtuesi i së cilës ishte "Diaboliku", Fabrizio Piscitelli. Petoku, me Diabolikun në krye, qëndronte përkrah bashkatdhetarëve të tij Elvis Demçe, Kolaj Orial, Bardhi Petrit, Yuri Shelever dhe kushëriri i parë, Arben Zogu. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogut, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. 

Por e gjithë kjo nuk mjafton për të kuptuar kalibrin kriminal që ka arritur shqiptari tridhjetë e pesë vjeçar. Për të kuptuar lartësitë që ai arriti, duhet treguar se ai ishte i përfshirë në projektin për importimin e sasisë më të madhe të kokainës të organizuar ndonjëherë në Romë në bashkëpunim me Casamonicas. Shtatë tonë në një avion që duhej të ulej në Ciampino vinte nga Amerika e Jugut dhe duhej të fshihej një pjesë e drogës në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve larg në Itali.

Përveçse dinte të sillej me kartelet më të fuqishme kolumbiane, Petoku, ashtu si bashkatdhetari dhe miku i tij Elvis Demce, kishte studiuar metoda për të mos përfunduar pas hekurave. Të dy kishin ndjekur shembullin e shefit të Kamorrës romake, Michele Senese: duke prodhuar të gjitha llojet e certifikatave, si ato për varësinë nga droga, në mënyrë të tillë që ato të shmangnin edhe paraburgimin, shkruan La Repubblica. 

Arratisja e Petokut në vitin 2023 ishte e lidhur me zbulimet e të penduarit Fabrizio Capogna, i cili filloi të bashkëpunonte me prokurorët romakë duke zbuluar detaje vendimtare mbi strukturën kriminale. Ajo strukturë kriminale romake, shtyllë e së cilës ishte Petoku dhe që tani po shembet. Kapja e tij shënon një goditje të re të fuqishme kundër krimit të organizuar në qytet. Autoritetet italiane nuk e kishin pushuar asnjëherë kërkimin e tij. Përpjekjet e përbashkëta të Gico-s të njësisë së policisë financiare të Policisë Ekonomike dhe Financiare të Romës dhe të prokurorëve të DDA Edoardo De Santis, Giovanni Musarò, Mario Palazzi dhe Francesco Cascini çuan në arrestimin e tij.

dorian petoku dubai itali

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan