AKTUALITET

Skandali/ Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call Centerat

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Prill 2026, 14:46

Skandali/ Kompania ONE ALBANIA pengoi policinë të zbulojë Call

Në kuadër të operacionit të koduar “Ghost Call”, i finalizuar nga Policia e Shtetit pas një hetimi 2-vjeçar në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me mbështetjen e Europol, janë zbuluar dhe goditur disa baza të dyshuara për mashtrim kompjuterik përmes call centerave në Tiranë.

Sipas vendimit të siguruar nga weblajm.com, tre prej këtyre bazave rezultojnë të kenë qenë objekt hetimi të veçantë, ndërsa në dokumentet e gjykatës përmendet edhe një element që lidhet me bashkëpunimin e operatorëve të komunikimeve elektronike.

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës thuhet se kompania One Albania nuk ka bashkëpunuar në mënyrë të plotë me autoritetet ligjzbatuese, duke mos vënë në dispozicion të dhënat për përdoruesit e adresave IP që dyshohej se përdoreshin për aktivitetin e paligjshëm. Sipas të njëjtit dokument, policia i ka dërguar disa kërkesa zyrtare kompanisë, duke i kujtuar edhe përgjegjësinë penale në rast mosbashkëpunimi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjatë periudhës disa mujore, në të cilën mungoi përgjigjja nga kompania, aktiviteti i dyshuar i call centerave ka vijuar. Ndryshe nga operatorë të tjerë, të cilët sipas vendimit kanë vënë në dispozicion listat e klientëve për autoritetet, One Albania rezulton të ketë refuzuar një veprim të tillë.

Ndërkohë, nga operacioni “Ghost Call” janë zbuluar në total 12 ambiente të përshtatura për këtë veprimtari, janë arrestuar 10 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim. Po ashtu janë sekuestruar mbi 891 mijë euro, qindra pajisje elektronike dhe prova të tjera që dyshohet se lidhen me skemën e mashtrimit.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Pjesë nga përmbajtia e vendimit të Plotë siguruar nga WebLajm.com ku Policia parlajmëroi ONE ALBANIA pë Përgjegjësi PENALE

Në vijim, theksohet se për shkak të përgjigjes së paplotë nga kompania ONE Albania, autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion shtesë nga autoritetet austriake, të cilat më pas i janë përcjellë ONE Albania për të ndihmuar hetimin.

Megjithatë, në një përgjigje të datës 19.12.2024, ONE Albania ka deklaruar se adresat IP në fjalë janë publike dhe se nuk disponon kapacitete për identifikimin konkret të përdoruesve pa pasur adresat IP fundore.

Për këtë arsye, më 10.12.2024, autoritetet i kanë dërguar një tjetër shkresë kompanisë, duke e paralajmëruar për pasojat penale në rast vonesash apo dhënieje të pasaktë të informacionit.

Gjithashtu, përmendet se më 3-4 dhjetor 2024 është zhvilluar një takim mes autoriteteve shqiptare dhe austriake, ku është vendosur ngritja e një grupi të përbashkët hetimor. Në këtë kuadër janë vënë në dispozicion jo vetëm adresat IP që lidhen me ONE Albania, por edhe 3 adresa të tjera që i përkasin kompanive ABCOM, StarNet dhe Selcom.

 




Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan