AKTUALITET

Nga firmat piramidale te kriptomonedhat, mashtrimet financiare marrin formë të re

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2025, 10:07

Nga firmat piramidale te kriptomonedhat, mashtrimet financiare marrin formë

Duket sikur akoma nuk kemi nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me “mbjelljen” e firmave piramidale, “lulëzimin” e tyre gati në të gjithë vendin dhe “vyshkjen” që nuk ishte proces aq i thjeshtë si lulet në vjeshtë. Skemat piramidale, të njohura si skema Ponzi, nisën veprimtarinë e tyre në vendin tonë në vitin 1991 dhe degjeneruan pas gjashtë vjetësh në një rebelim gati kombëtar. Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës që kishin grumbulluar ishte rreth 1.2 miliardë dollarë.

Le t’i kthehemi aktualitetit.

Konferenca e përbashkët për shtyp e datës 14 shtator 2025 mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online na sjell reminishenca të atyre viteve të largëta ku pakujdesia e shtetit degradoi në një tragjedi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Pak rreshta, çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si sillen qytetarët e Europës ku ne jemi nisur të shkojmë, me kursimet dhe depozitat e tyre.

Bëhet fjalë për një skemë të dyshuar mashtruese piramidale, që funksiononte nëpërmjet platformave online, përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, e cila ishte shtrirë në disa qytete të vendit.

Kriptomonedhat janë forma digjitale të parave që përdorin kriptografinë për të siguruar transaksionet dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja.

Individë të painformuar mashtroheshin të investonin me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk është rastësor, ato “përzgjidhen” për arsye të vështirësive që kanë në gjurmim, si dhe shfrytëzohet perceptimi i gabuar, i marketuar në mënyrë të qëllimtë duke i konsideruar si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

Lidhur me ngjarjen dhe kujdesin në vazhdim, agjencitë ligjzbatuese bëjnë thirrje, – mos besoni në “investime të sigurta” jashtë institucioneve financiare, – mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni t’ju shtyjë të bëheni pjesë e këtyre skemave që janë mashtrime të strukturuara të sofistikuara ku në fund gjithmonë humbasin të pambrojturit.

Si veprojnë qytetarët europianë me kursimet dhe depozitat?

Shumë mendojnë se prirja për të kursyer është një tipar që karakterizon kryesisht ekonomitë më të pasura, por realiteti tregon dallime befasuese mes vendeve të ndryshme.

Të dhënat më të fundit tregojnë se depozitat bankare të familjeve, një nga treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik privat, ndryshojnë ndjeshëm në varësi të faktorëve kulturorë, institucionalë, strukturorë dhe të sigurisë.

Analiza e pasurisë familjare të depozituar në banka nuk pasqyron vetëm pasurinë, por edhe nivelin e besimit ndaj sistemeve financiare, institucioneve ekonomiko-financiare të shtetit, aksesin në mundësi investimi dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale.

Franca dominon renditjen europiane si vendi me zakonet më të forta të kursimit, falë një tradite të gjatë të kujdesit financiar dhe një sistemi të zhvilluar të mirëqenies që nxit akumulimin e pasurive private.

Sipas të dhënave të fundit të vitit 2023, francezët janë gjithmonë të kujdesshëm në kufizimin e shpenzimeve të panevojshme duke rritur vit pas viti kursimet e tyre bankare. Pasojnë nga larg Gjermania, Zvicra, Holanda dhe Norvegjia, ku strategjitë e konsoliduara të investimeve dhe menaxhimi i pasurisë janë norma.

Këto shtete dallohen për:

• Nivele të larta të pasurisë mesatare për familje
• Sisteme të përparuara të mirëqenies dhe pensioneve
• Besim të madh ndaj sistemit bankar dhe sigurisë së vendit

Le t’u referohemi disa të dhënave:

Në Gjermani, familjet mbajnë rreth 3 mijë miliardë euro në llogaritë e tyre bankare, shumë më tepër se shumica e vendeve të tjera të BE-së. Në Francë, janë mbi 1.900 miliardë euro në depozita bankare familjare.

Në këto vende, familjet janë më të prira drejt stabilitetit dhe kursimit sesa investimeve të rrezikshme spekulative, siç ishte edhe rasti i fundit në vendin tonë.
Jashtë Europës, disa ekonomi aziatike spikasin për aftësinë e lartë të kursimit familjar.

Në vende si Japonia, kultura tradicionale e kursimit dhe frika për të ardhmen ekonomike çojnë qytetarët të zgjedhin depozitat bankare përpara investimeve më të rrezikshme.

Edhe në ekonomi dinamike si Kina dhe Koreja e Jugut, kursimi mbetet një vlerë themelore familjare dhe sociale, shpesh kursehet një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave duke tejkaluar me lehtësi përqindjet e ekonomive perëndimore më të zhvilluara.

Forcimi i klasës së mesme dhe mungesa e rrjeteve të fuqishme të mirëqenies shtetërore i shtyn familjet drejt vetëmbrojtjes financiare përmes kursimeve.

Megjithatë, sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, disa vende të vogla ndonjëherë në mënyrë befasuese, kryesojnë për pasurinë mesatare dhe kursimet bankare.

Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda udhëheqin renditjen botërore për PBB për frymë dhe pasuri mesatare, duke treguar se pasuria e një vendi mund të jetë shumë më e përqendruar dhe e shpërndarë ndryshe, referuar thjesht numrit të popullsisë.

Sisteme efikase financiare, tatime të ulëta dhe politika tërheqëse për kapitalin e madh luajnë rol kyç në këtë rezultat.

Italia fqinje dallohet për një “shkëlqim” me ndërprerje, kursime të larta por me dallime rajonale që ka arsye të analizohen. Familjet italiane zotërojnë mbi 2.200 miliardë euro kursime, nga të cilat 1.131 miliardë euro janë të depozituara në banka.

Kjo përkthehet në mesatarisht 37.525 euro për person, një shumë domethënëse edhe pse më e ulët se në disa vende të tjera të mëdha europiane.

Arsyet qëndrojnë në kujdesin e natyrshëm të familjeve italiane, të prira historikisht për të kursyer dhe për të shmangur investimet e ndërlikuara dhe të rrezikshme.

Megjithatë, dallimet rajonale janë të theksuara; qytete si Bolzano, Milano dhe Piacenza kanë pasuri familjare shumë më të larta se mesatarja, ndërsa provinca si Siracusa dhe Trapani janë nën nivelin kombëtar. Shpërndarja e të ardhurave, mundësitë për punësim dhe niveli i zhvillimit ekonomik lokal ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetin për të kursyer.

Italianët, edhe pse ndër më kursimtarët në Europë, janë ende të kujdesshëm ndaj instrumenteve të investimit të ri, duke parapëlqyer likuiditetin e sigurt dhe të menjëhershëm, duke shmangur aventurat dhe mashtrimet digjitale.

Në fund të renditjes gjenden disa vende të Lindjes dhe Jugut të Europës. Vende si Polonia, Spanja dhe Greqia shënojnë nivele shumë më të ulëta kursimesh bankare, për shkak të të ardhurave dhe një kulture më të orientuar drejt shpenzimeve të menjëhershme.

Ndikim kanë edhe:

• Nivelet mesatare të pagave dhe shpërndarja e pasurisë
• Njohuritë financiare dhe edukimi ekonomik
• Sistemet tatimore dhe stimujt për kursim
• Kostoja e jetesës dhe çmimet e mallrave bazë

Një rast i veçantë është Belgjika, ku pagat mesatare të larta dhe një sistem tatimor i favorshëm kanë bërë të mundur që familjet të kursejnë rreth 5% të të ardhurave mujore, duke krijuar një shoqëri më të qëndrueshme ekonomikisht dhe më të kujdesshme ndaj shpenzimeve.

Të dhënat e fundit konfirmojnë se kursimi mbetet përparësi për shumë familje në Europë; stoku total i kursimeve në BE tejkalon 9.5 trilionë euro, me një normë mesatare prej rreth 15% të të ardhurave vjetore, shumë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku prirja ndaj konsumit është më e lartë.

Kjo tregon sa shumë ndikojnë historia financiare, politikat shtetërore dhe ndjenja e sigurisë sociale në zgjedhjet e miliona qytetarëve për të administruar të ardhurat e tyre që janë të lidhura me mirëqenien, me jetesën e qetë dhe normale pa nxitime dhe hapa të gabuara.

Renditja e vendeve ku familjet mbajnë më shumë kursime në banka dhe shkallëzimi i tyre pasqyron diversitetin kulturor, ekonomik dhe institucional të kontinentit dhe më gjerë.

Vende si Zvicra, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu udhëheqin renditjen falë modeleve të suksesshme të administrimit personal dhe publik, por duhet kuptuar se çdo komb ka veçoritë e veta që ndikojnë jo vetëm në shifra, por edhe në mënyrat se si kursehet 1.

Si përfundim, shumë e rëndësishme të sillet përsëri në vëmendje se historia e firmave piramidale në Shqipëri nuk është thjesht një kujtesë dhe plagë dhimbshme, por një sirenë, një paralajmërim i qartë se pa institucione të forta, pa përgjegjësi politike, pa kulturë ekonomike dhe besim në sistemin bankar, mashtrimi mund të kthehet gjithmonë duke marrë forma të reja, por duke lënë të njëjtat dhimbje mbi qytetarët.

/ MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë, Monitor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan