Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug! Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me një anektodë të kohës së komunizmit shqetësimit të ngritur nga kryeprokurori Olsian Çela për krizën e infrastrukturës në Prokurorinë e Tiranës dhe Gjykatën e Apelit.
“Përsa u përket këtyre problematikave tani aktuale që ju keni, se 5 vjet nuk janë pak, do bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë siç themi, se nuk kemi se çfarë bëjmë tjetër, se është si historia e vdekjes së Mao Ce Dunit,” tha Rama, duke iu referuar një ngjarjeje të supozuar të ndodhur në Kombinatin Metalurgik me punonjësit nga Kina.
Shkëmbimi ndodhi të enjten, kur qeveria mblodhi në një takim drejtues të institucioneve të drejtësisë të vendosura në Tiranë dhe prezantoi një plan paraprak për të ashtuquajturin kampus të drejtësisë, në të cilin sipas prezantimit do të vendosen 8 institucione, përfshi Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Ndërtimi i këtij kampusi, siç prezantoi kryeministri, do marrë në rastin më të mirë 5 vjet dhe do të kushtojë 100 milionë euro.
Projekti, ende në faza paraprake, u prezantua nga drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT), Adelina Greca, dhe parashikohet të zërë një sipërfaqe rreth 7 hektarë aty ku ndodhet tashmë Poli i Drejtësisë, ku janë zyrat e Këshillit të Lartë Gjyqësor, atij të Prokurorisë dhe Shkolla e Magjistraturës. Sipas prezantimit, në këtë korpus do të vendosen Gjykata e Tiranës, Prokuroria e Tiranës, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Prokuroria e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatat e Posaçme të Apelit dhe Shkallës së Parë, Gjykata Administrative dhe Gjykata Administrative e Apelit, si dhe Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë.
Rama e cilësoi atë si një prej investimeve dhe projekteve më të mëdha administrative në vend. “Këtu flasim për një shifër afër 100 milionë euro, kështu që është një operacion që nuk është bërë asnjëherë në Shqipëri”, tha ai. Rama premtoi se kampusi apo “Qendra e Drejtësisë” do ishte “një vend ku çdo prokuror dhe çdo gjykatës kur të hyjë të ndjehet njeriu më i nderuar i kësaj Republike edhe kur sheh muret”.
Nga ana e tyre, drejtues të institucioneve të drejtësisë lanë të kuptohej se ajo nuk zgjidhte problemet emergjente të gjyqësorit dhe po ashtu linte jashtë planet e vjetra të dakordësuara.
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, tha në takim se prej tre vjetësh ishte rënë dakord që godina e kësaj gjykate të vendosej në zonën e Bulevardit të Ri. Sadushi tha se për këtë kishte dakordësi të Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ai po ashtu theksoi se për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese ishte mirë të mos ishin pjesë e kampusit dhe të funksiononin si godina më vete. Rama pranoi planin e vjetër, por tha se ky plan i ri ishte një alternativë. Megjithatë, ai la të hapur mundësinë që kjo të ndryshohej.
Rama u përgjigj po ashtu me batutë kërkesave për më shumë staf, duke thënë se në 5 vjet ndihmësi ligjor do të zëvendësohej nga Inteligjenca Artificiale. Ai u kërkoi institucioneve të kurseheshin në staf dhe tha se asnjë ministri nuk kishte organigramë të plotësuar.
Prezantimi i planit në dukje luksoz për godina gjykate e prokurorie vjen në një kohë kur një pjesë e mirë e këtyre institucioneve janë në situatë krize për hapësira dhe personel. Mungesa e hapësirave dhe sallave të gjyqit dhe sigurisë është një prej shqetësimeve të ngritura prej vitesh nga vetë institucionet, por edhe KLGJ e KLP që i përfaqësojnë. /Birn/
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët këtë të enjte. Ngjarja është shënuar n&eu...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më të rrezikshme t&e...
Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. D&eum...
Ekspertët thonë se prodhimi tani po kthehet në nivele më normale pas goditjes nga valët e të nxehtit dhe thatësirat. Ç...
Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policis&e...
Trita Hospital kërkon të sqarojë opinionin publik mbi ngjarjet e lidhura me rastin e shtetasit italian Massimo Ferro, i cili ndërroi jet&eum...
40-vjeçarja Elona Bregu, punonjëse e një firme pastrimi në Kuçovë, e cila kërcënoi se do hidhej nga vin&ccedi...
Afrim Qendro do të jetë kryetar i ri i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Bëhet me dije se ai do të prezantohet si d...
Policia ka arrestuar ditën e sotme 2 shtetase të huaja që ushtronin prostitucion në një banesë në Fier, që e kishin...
Policia e Durrësit ka vënë në pranga 37-vjeçarin Xhulio Golgota, Inspektor i Autoritetit Portual Durrës, i cili isht...