Me urdhër të Ramës, Mali i Zi bllokon emigrantët shqiptarë në kufi, protestuesit marshojnë drejt ambasadës
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Protestuesit po nisin marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit me thirrjet: Jep dorëheqjen! Rama në burg. Ata pritet të marshojnë...
Për më shumë se njëqind ditë, mijëra shqiptarë protestojnë çdo mbrëmje në Tiranë dhe gjetkë. ...
Një prej shqiptarëve të diasporës, që po udhëton nga Anglia drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës...
Policia greke prej 48 orësh po mban të fshehtë identitetet e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Lulet e s...
Në një përpjekje marketingu për të siguruar klientë të rregullt, një shpërndarës droge në Minesota u ofro...
“Nuk është një dënim i përshtatshëm, sepse nuk janë marrë parasysh shumë gjëra”. Me një z&...
Hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35 vjeç, shqiptarit me banim në Mirano, po përqendrohen në botën e trafikut të drog&...
Një hetim i hapur së fundi nga prokuroria e Tiranës, ka vënë në qëndër të vëmëndjes disa persona që ...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e efektivëve të policisë dhe drejtuesve të ndryshëm në episode të rënda kriminale. Sipas Softës, kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në uljen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit.
Duke iu referuar plagosjes së efektivit në Tiranë, Softa tha për programin e drekës në News24 se hetimet duhet të sqarojnë nëse janë përdorur armë nga të dyja palët dhe në çfarë rrethanash ndodhej polici në vendngjarje. Ai shtoi se në rast se efektivi kishte dijeni për persona me precedent penal apo për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka njoftuar strukturat përkatëse, atëherë bëhet fjalë për mosveprim institucional.
Softa theksoi gjithashtu rëndësinë e verifikimit nëse arma është përdorur në vetëmbrojtje, ndërsa kërkoi analizimin e pamjeve filmike nga zona e ngjarjes. “Në shumë ngjarje shfaqen dhe efektivë politike, por dhe drejtues, që përfshihen në ngjarje kriminale. Ndaj dhe zbehet besimi te policia. Presim që të ketë hetim nga policia, dhe nëse janë përdorur armët nga të dy krahët. Ishte afër polici me shënjestrën? Apo ka qenë rastësisht aty? Duhet hetim i thelluar.
Nëse ai ka qenë në shërbim, apo jashtë shërbimi, është punonjës policie. Punonjësi i policisë nuk është se s’ka pasur informacion, se thonë që janë shokë. Punonjësi i policisë ka pasur dijeni dhe nuk ka ndihmuar strukturën për mosveprim. Flitet për person me precedent, për armëmbajtje pa leje. Por a u përdor arma e zjarrit në vetëmbrojtje, duhet parë kjo çështje. Duhen pamjet filmike nga vendngjarja, është çështje kohë. Por mund të vonohet dhe arrestimi i tyre. Problematike është se si qarkullojnë armët. Se si disponohen ato.”, tha ai.
Eksperti ngriti shqetësime edhe për qarkullimin e armëve dhe përdorimin e motorëve me targa të vjedhura në atentate dhe grabitje.
Softa përmendi edhe ngjarje të tjera të pazbardhura, si vrasja e postierit në Kamëz dhe grabitjet e argjendarive, si në rastin e së shtunës, duke kërkuar masa më të forta sigurie për bizneset. Sipas tij, subjektet që operojnë me vlera të larta duhet të pajisen me kamera me rezolucion të lartë, dyer të blinduara dhe fasada antiplumb për të parandaluar sulme të ngjashme kriminale.
“Një tjetër ngjarje e pazbardhur është dhe vrasja e postierit në Kamëz, apo grabitja e argjendarisë. Ka grabitje, ka ngjarje kriminale, ndaj duhet të ketë masa shtesë. Këto biznese, argjendaria, duhet të ketë masa më të shtuara, të ketë fasada antiplumb, me dyert të blinduara, se nuk është rastësi që ata persona shkuan atje me motor. Targat kryesisht janë të vjedhura. Në rastin në fjalë është përdorur motori dhe skafandrat. Në shumë vende skafandrat e errëta janë të ndaluara. Pas xhamit të zi, fshihen fytyra që mund të përdoren dhe për të kryer atentate. Ajo zonë është e njohur. Edhe kur vranë Santon, në ato zona u fsheh motori. Kallashnikov, në një ambient publik, në një nga zonat më të frekuentuara të Kamzës, bëhet grabitje. Subjektet duhet të marrin masa parandaluese, siç janë kamerat me rezolucion të lartë.”, tha ai.
Nisja sot nga puna të platformës e-Albania me teknologji dhe standarde moderne për aksesim, nuk ka rritur të zgjidhë problematikat me...
Një banore e fshatit Dritas në Tapiz, i është drejtuar redaksisë së Piranjat News për problemin në tokën e saj. ...
Forcat ushtarake të Izraelit kanë ndaluar një flotilje anijesh aktivistësh që po përpiqeshin të thyenin bllokadën deta...
Dy fjalë për hyrje, Sigurimi i Shtetit fillimisht u krijua me të ashtuquajturin “Batalioni i Sigurimit”, i cili drejtohej nga Kadri H...
Në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua sot një seancë dëgjimore me artistë dhe pedagogë t&...
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi sot një takim pune me bashkëkryetarët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami dhe Ize...
Fotoja tregon automjetin e Kejdi Spajas, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonë...
Kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa është paraqitur mesditën e sotme...
Është shtyrë seanca paraprake ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë, pasi nuk ë...
Tregtarët e qytetit të Vlorës kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi bashkia po u mbyll tregun ku ata punonin prej ...