Lëvizja e fundit e Koresë së Veriut po shqetëson botën
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...
Një avokat britanik për të drejtat e njeriut thotë se ish-bashkëshortja e nipit të sundimtarit të Dubait është zh...
Një person është plagosur me thikë në Sarandë në rrethana të paqarta. Albert Çobani 51 vjeç, ësht&...
Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit Enea Meçollari dhe plagosjes së kolegut Edison Adri më 4 qershor në Maliq,...
Gjatë emisionit televiziv Top Story, analisti Arjan Curri ka bërë një koment ironik në lidhje me deputetin Erion Braçe, duke shk...
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, aktualisht kreu i Hekurudhave, Ergys Verdho, është paraqitur këtë të premte në Proku...
Dosja hetimore ndaj ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku duket se po thellohet, ndërsa paralajmërohen zhvillime të forta nga Pro...
Deputeti socialist Erion Braçe ka bërë një postim të pazakontë mbrëmjen e kësaj të enjte, duke sulmuar analisti...
Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes s&...

Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka përjashtuar nga gara të gjitha kompanitë shqiptare për tenderin prej 2.6 milionë euro të fotografimin ajror.
Skema e Dritan Agollit, ka qenë perfekte, duke larguar nga gara të gjitha kompanitë vendase, duke ia përshtatur ato totalisht firmës turke, e cila në fund u shpall fituese, por vetëm pas përjashtimit të të gjitha kompanive në garë.
Duket se, sa herë që turqit futen në garë në ndonjë tender në Shqipëri, fituesi dihet. Njësoj siç ka ndodhur me tenderin e majmë të Tunelit të Llogarasë apo edhe me Aeroportin e Vlorës, dy vepra të rëndësisë së veçantë, të cilat janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, për abuzime të rënda. Për Tunelin ka akuzë konkrete, madje edhe ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërkohë që vijojnë hetimet për Aeroportin.

Nga dokumentet e tenderit të fotografimit ajror, pas dështimit për ngritjen e dy satelitëve, të dhënat flasin se e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar.
Agolli i FSHZH-së ka krijuar një skemë të mirëfilltë, duke ia përshtatur dokumentet vetëm turqve, ndërsa të gjitha kompanitë e tjera u skualifikuan. Një tjetër dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi e gjithë procedura ka qenë e paracaktuar, me dokumente standarde që iu përshtatën vetëm një kompanie, asaj fituese!

Ditët e fundit është finalizuar tenderi për ndërhyrje pë përditësimin e sistemit kombëtar të të dhënave gjeohapësinore. Bëhet fjalë për fotografimin ajror, dixhital të territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe prodhimi i imazheve ajrore. Fondi limit ka qenë 260 milionë lekë, ose rreth 2.6 milionë euro, me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.
Ofertë ka dhënë kompania “Mescio?lu Mühendislik ve Mü?avirlik A.?”, një kompani turke, me një vlerë prej 221 milionë lekë. Kompania Sintegra me verë 233 milionë, HP-Surveying me vlerë 209 milionë dhe Top Geo nga Beogradi me vlerë 220 milionë. Ndërkohë, në garë kanë qenë edhe dy kompani shqiptare, Gjeokonsult & Co me vlerë 231 milionë lekë dhe “Alb-Matrix Group” me vlerë 228 milionë lekë.

Në garë ka pasur kompani që ofruan më pak ose më shumë sesa firma fituese turke. Por, pavarësisht ofertave apo vlerave, ajo që vjen erë në gjithë këtë histori është arsyeja e skualifikimit të kompanive në garë.
Firma “HP-Surveying” u skualifikua për shkak të përvojës së suksesshme në realizimin e shërbimeve të ngjashme. Nuk ka “...dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës”. E njëjta arsye skualifikimi edhe për kompaninë serbe “Top Geo”.

Në garë kanë qenë dy kompani shqiptare, “Gjeokonsult & Co” dhe “Alb Matrix Group”. Të dyja u skualifikuan për shkak të “përvojës së suksesshme në realizimin e shërbimeve të ngjashme”. Të dyja nuk paraqitën dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme të kryera gjatë 3 (tre) viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në vlerën jo më të vogël se 40% e vlerës së përllogaritur të kontratës”.
Një skemë e mirëfilltë e Tan Agollit, apo të atyre që e urdhëruan FSHZH-në të hap tenderin, duke qenë se gjatë 3 viteve të fundit, në Shqipëri s’është hapur asnjë tender i ngjashëm. Ku t’a gjenin përvojën e ngjashme këto kompani?
VoxNews ka mësuar se procedura e ngjashme ka qenë pothuajse 8 viteve më parë, ajo e fotografimit të qyteteve Tiranë dhe Durrës. Më pas, 0 lekë të akorduara për fotografimin ajror. Agolli ka pasur dijeni të plotë se asnjë kompani shqiptare, megjithëse i plotësojnë të gjitha kriteret e tjera me pajisje, personel e aparate të mirëfillta, nuk do t’a plotësonte këtë kriter.
Nëse nuk e plotësonin, përse nuk e bënë tenderin me subjekte mbështetëse dhe këto subjekte të merrnin përvojën në “punë të ngjashme”?! E gjithë procedura duket një “qepje” e pastër e dokumenteve për turqit, ndoshta ndonjë premtim i bërë nga krerët e shtetit tonë me ata turq, ka sjellë gjithë këtë procedurë. Por nëse tenderi ka qenë i destinuar të shkojë atje ku shkoi, përse FSHZH-ja harxhoi kohë dhe mundim të bëjë letra? Përse nuk e bëri me negocim?

Pika 2.3 “përjashtoi” të gjithë nga konkurrimi. Në këtë pikë detajohet arsyeja e skualifikimit, atë për shërbime të mëparshme të ngjashme të krera gjatë 3 viteve të fundit.
E gjithë procedura ishte e dyshimtë në momentin e hapjes nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, kjo për të mbuluar procedurën e 3 viteve më parë me vlerë 6.7 milionë euro për satelitët. Tenderi i satelitëve dështoi fillimisht, teksa më pas me procedura që ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar, satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” u ngritën në fillim të vitit 2023.
Ende sot e kësaj dite nuk janë publikuar detaje për firmën fituese, a janë zbatuar procedurat apo çfarë është filmuar. Institucionet shtetërore ende s’kanë në dorë filmimet e këtyre satelitëve, nëse janë apo jo efektive për erozionin, zjarret, ndërtimet pa leje apo edhe prerjen e pyjeve.
Sipas dokumenteve, FSHZH ka kaluar nga satelitët e famshëm që nuk vlejtën te avionët. Janë avionë specifikë që filmojnë territorin nga lartësia dhe prodhojnë fotografi të të gjithë zonës. Të njëjtë si avionët që kontrollonin Shqipërinë për drogë.
Dy krerët e shtetit, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, ...
Një nga plazhet e njohura të qytetit të Durrësit po përballet me një rrezik serioz zhdukjeje për shkak të erozionit deta...
Gjermania do të mbështesë rreth 1800 persona (400 familje) të prekur nga përmbytjet në Shqipëri. Lajmin e ka bër&e...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gra...
Kodi i ri Penal dhe një mori me ndryshimesh që priten të miratohen ka qarkulluar prej verës 2025 dhe tashmë priten miratimet në ...
Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar në emisionin ‘SYRI DIGJITAL’ me Bled Markun në SYRI TV, ka publikuar dokumente që sipas saj vër...
Një shtetas shqiptar 24-vjeçar u kap në flagrancë ndërsa po shiste kokainë në makinën e tij dhe u arrestua nga oficer&...
Në vitin 2020, njëra nga kompanitë e biznesmenit Besnik Sulaj, që shfrytëzonte ARMO-n dorëzoi një ankesë në Autor...
Një operacion antidroge ka goditur një rrjet të trafikut të narkotikëve në kryeqytetin e Greqisë. Sipas mediave gr...
Rreth 10 mijë banorë të Shushicës, në Elbasan, vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së k...