Rreziku më i madh i aviacionit ndodhet në xhepat tuaj!
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...
Credins bank kurorëzohet me çmimin më të rëndësishëm të vitit “Best Bank for Corporate Responsibility 2026&rdq...
Një sulm i ri me dronë ukrainas ka goditur gjatë orëve të para të së mërkurës objekte logjistike të gjiganti...
Flakët në malin me mbetje në fshatin Halil, Fushë-Krujë, janë shuar nga reshjet e shiut, por zjarri vijon të jetë akti...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e fundit, Shqipëria mbetet një ekonomi ku një pjesë shumë e madh...
Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Himarë, ku një punonjës ...
Pothuajse dy muaj pas fillimit të protestave, Kryeministri i Shqipërisë është rikthyer për të kundërshtuar mobilizimin...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe dosjet e bujshme që ajo mban në duar, po kthehen në një dilemë të madhe politike jo vetëm për opozitën, por edhe për vetë maxhorancën qeverisëse.
I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, gazetari Basir Çollaku thekson se kryeministri Rama ndodhet përballë një zgjedhjeje të vështirë: ose të bëjë një "paqe të pjesshme" me figura të rëndësishme të kabinetit të tij, si Balluku apo Veliaj, për të ndërmarrë një sulm të përbashkët ndaj SPAK, ose të përballet me pasojat e hetimeve në vazhdim.
Gjatë debatit në studio u vu theksi te disa dosje me ndikim të lartë publik, të cilat janë rikthyer në vëmendje edhe nga investigime të mediave ndërkombëtare. Një prej tyre është çështja e laboratorit të kokainës në Xibrakë dhe përfshirja e dyshuar e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit.
Çollaku kritikon faktin se kjo çështje u "amnistua" nga SPAK dhe se veprimet e munguara hetimore kanë rënë mbi Prokurorinë e Përgjithshme, duke lënë shumë pikëpyetje pa përgjigje.
Një tjetër figurë kyçe nën akuzat e vazhdueshme të opozitës është ministri Taulant Balla. Për të janë përmendur ekzistenca e përgjimeve me trafikantë droge, si dhe lidhjet me ngjarje të rënda kriminale në Elbasan, si ajo e familjes Çapja, ku një gjyqtare dyshohet se urdhëroi asgjësimin e provave..
Këto raste, të cilat më parë ishin vetëm denoncime të opozitës, tani po marrin formën e dosjeve të mirëfillta, të mbështetura edhe nga investigime ndërkombëtare. Kjo situatë konsiderohet si një test madhor për drejtësinë e re dhe një mundësi për opozitën që të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke argumentuar se kanë një kauzë të përbashkët kundër korrupsionit dhe lidhjeve të politikës me krimin.
Më kujton më herët le të them edhe para zgjedhjeve parlamentare frontin e rezistencës, por një organizim i Partisë Demokratike, ku zoti Berisha takoi shumë grupe interesi dhe njerëz që ishin ë edhe në distancë nga PD edhe jashtë PD. Por ajo çfarë unë mendoj që Partia Demokratike duhet të riformatojë është ekuacioni i zgjimit të besimit.
Pra, nëse do të përcjellësh përtej vetvetes, përtej strukturës, përtej Partisë Demokratike dhe ta bësh shoqërinë, qytetarin opozitar që investon në aksionet e besueshmërisë tek ti, duhet që, le të themi, në gjykimin tim, dozat e sinqeritetit dhe të raporteve të krijuara gjatë, gjatë betejës të shërbejnë edhe në fund të saj. Nuk mund të ketë, le të themi, thotë Napoleoni një ushtari i thotë, e kishte emrin Napoleon, që para betejës. I dashur thotë, edhe gjatë luftës Napoleon ta kesh emrin pra, mos harro. Duhet dhe unë mendoj, tek heshtja e përkohshme ditore e Ballukut dhe e Ramës e ditës së sotme, do ta lidhja edhe me takimin që zonja Balluku pati me sekretarin amerikan të energjisë në Greqi.
Sigurisht u pranua shumë, por Rama prej muajsh nuk ka asnjë takim, ka vetëm takime me shoqata si UFO-sh, apo këto racionet darka-dreka të Sorosit dhe këtu është në një dilemë të madhe. Tani duhet, mendoj unë, Ramës të bëjë një paqe të pjesshme me Ballukun dhe me Velinë që bashkarisht të sulmojnë SPAK-un, ku dhe opozita duhet të diversifikojë dhe të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj kësaj strukture, nëse mazhoranca futet në këtë binar. Pra nuk duhet të jetë në të njëjtën linjë.
Unë e shoh, e shoh një këndvështrim diçka edhe më tutje. Tani janë disa çështje të cilat po i investojnë partnerët dhe i sjellin në Shqipëri, të cilët janë konform me interesat e shoqërisë shqiptare por edhe të opozitës. Janë denoncimet e saj të hershme, tani të bëra edhe dosje. Unë sjell në vëmendje këtu para tre-katër ditësh dhe nuk e kam parë opozitën të ndalë te ky fakt i rëndë dhe i rëndësishëm, të cilin ajo e kishte bërë padi, kur media, një rrjedhë investigative europiane me qendër në Holandë edhe media franceze, holandeze... po pra, ndiq paranë. Se ky është gjithë thelbi i munguar në Shqipëri. Pra tha, konkretisht gjëra që janë përmendur këtu, por tani vijnë edhe nga një skaj tjetër ku opozita thellon dhe bashkëpunimin me partnerët, me ndërkombëtarët në këtë kontekst, duke qenë se këto prova, këto fakte vijnë prej tyre, edhe opozita është në të njëjtën linjë. Ne kemi një gjë të përbashkët.
A duhet t'ju themi këtyre burrave dhe grave te treni atje, te godina e xhamit, t'i shkojmë. Dhe ata thanë, ne e kemi të dokumentuar, të provuar se Olsi Rama, që i bie të jetë vëllai i kryeministrit, për ata që s'e njohin, se nuk e njohin as prokurorët dhe gjyqtarët tanë, se ky është problemi i madh. Ka një foto, o i nderuar Dumani, Xholi, Braho, Musabelliu, po përmend emra të kandidatëve dhe Braho. A ka mundësi ju që kandidoni të bëni një gjest paraprak para garës? Këto fotografitë që nuk e njihni ju Olsin, edhe ju s'i njihni gjithë shqiptarët. Patjetër. Nuk e njihni. Na e tregoni ne mos e njohim ne. Dhe pra këta, këta kolegët tanë atje kishin theksuar që e kanë dokumentuar që është Olsi Rama shoferi i trafikantëve të drogës. Kjo u amnistua nga SPAK-u, siç thonë dhe ata, dhe u rikthye për veprime dhe veprimet e munguara të kësaj çështje janë Prokuroria e Përgjithshme dhe një prokuror i strukturës së posaçme. Dhe tjetra prapë një denoncim serioz, një denoncim fort serioz është që Taulant Balla, opozita ka përmendur pafund herë, ka përgjime të Taulant Ballës me trafikanëtë të drogës.
Këtu është edhe përgjimi i Taulant Ballës kur u vranë pjesëtarë të familjes Çapja dhe gjyqtarja që ishte pjesë e grupit të Suel Çelës urdhëroi asgjësimin e përgjimeve sepse dyshohej që po fliste me të dyshuarit e veprës penale. Po këtu edhe denoncimi tjetër, pra këta janë kryesorët dhe zyrtarë, i ish-oficerit të infiltruar Emiliano Nuhu, çështje me të cilën jam marrë vetë, ku theksonte se në bisedën e përgjuar të Taulant Ballës me Suel Çelën për zgjedhjet e vitit 2017 në Elbasan, Boçi e di shumë mirë historitë e këtij qyteti, ku i kishin dhënë 3 milionë euro për zgjedhjet dhe i kërkonin pas zgjedhjeve, që i fituan, t'i hiqnin 11 oficerë të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit se këta po u pengonin punët e tyre. Pra këta gjëra tash i thua këtyre ambasadorëve, përfaqësuesve, një ambasador është i blerë, dy janë të blerë, tre janë të blerë, njëri s'ka arritur ndoshta t'i marri paratë akoma dhe e dëgjon. Patjetër. Pra kjo është një linjë komunikimi edhe me ndërkombëtarët edhe me SPAK-un.
I ftuar në studion e Task Force’ në Syri Tv, gazetari Julian Hoxhaj tregon planin tronditës të qeverisë për shfarosjen e fsh...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve në pesë bashki të vendit, duke falën...
Pas mbledhjesë së grupit parlamentar demokrat, kreu i PD-së Sali Berisha foli me gazetarët në selinë blu. Edhe një herë...
Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Beoti. Vlerësoh...
Në ditët e fundit, udhëtarët që e kishin planifikuar fluturimin me Wizz Air nga Aeroporti i Memingenit në Gjermani po përba...
Banorët e një lagjeje në Fushë-Mamurras të Kurbinit që jetojnë prej më shumë se tre dekadash, tregojnë vë...
Shkrimtari Ben Blushi ka bërë një shpjegim për romanin e tij të ri ”Jam Mysliman”. Kjo vepër nuk është kun...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të pikës kufitare në Han të Hotit, pasi dyshohet se kanë...
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të pesë bashkitë, ku ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet e pjesshm...
Detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku 3 persona janë arrestuar dhe 3 të tjer&e...