“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
SHKODËR- Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën dhe mbarë vendin nga vendimi tragjik i nënës për tu hedhur me tre fëmijët e saj në lumin Buna. Ndërkohë është zbardhur dëshmia tronditëse e babait të Alma Arrëzit, nëna e cila i dha fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna së bashku me tre fëmijët.
Teksa rrëfente për Voxnews.al mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Bushati Arrëzi, Azem Bushati, sjell në vëmendje edhe detaje tronëditëse dhe prekëse.
“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq”, shprehet ai.
Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.
“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, theksoi ai.
Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar padiskutim edhe trauma tek të vegjlit.
“Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe ku e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma e shikonte në sy (ja kështu, në kokërr të syrit). Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Booooo çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime,” tha ai.
Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjetur edhe trupi i fëmijës së dytë të pajetë. Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë. Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e Bunës në lumë. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke.
Nga ana tjetër, policia nuk ka një orë se kur mund të ketë ndodhur ngjarja, por mendohet se akti i rëndë ka ndodhur në mbrëmje. Lidhur me ngjarjen, mësohet se kërkimet kanë nisur edhe në Malin e Zi. Vajza 9-vjeçare, Ergesa Arrazi, u gjet e pajetë në lumin Buna pasi dyshohet se u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë. Vogëlushja u përcoll sot për në banesën fundit ndërsa vijon kërkimi për nënën dhe vëllain e saj 3-vjeçar.
Enton Abilekaj Taulant Balla vendosi të kapte pak protagonizëm nga tragjedia, kur doli të njoftonte për gjetjen e vajzes së dyt&eu...
Foto ilustruese SARANDË-Një 44-vjeçar është shpallur në kërkim diteën e sotme pasi ka goditur me sende të fo...
Balla SHKODËR- Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka udhëtuar ditën e sotme drejt Shkodrës për te parë ...
Nëna me tre fëmijët SHKODËR- Pas kërkimeve të zhvilluara në lumin e Bunës është gjrtur edhe trupi i ...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Autoritetet dyshojnë se nëna dhe 3 fëmijët e saj janë hedhur pikërisht nga ura e...
Shkodra SHKODËR- Në ditën që njihet si dita e luleve në Shkodër, qytetarë të Shkodrës janë bashkuar ...
Eftiqia Mastora DROPULL- Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të dyshuar të krimit në Dropull, i cili vrau çiftin e të moshuar...
Harta TIRANA- Veriu i Shqipërisë është zona më e varfër sipas statistikave zyrtare, por tendenca është krejt e kund...
foto ilustruese TIRANË- Arrestohen tre persona, procedohen tre dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Tiranë pë...
Nëna me fëmijët SHKODRA- Familjarët e Ergys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e...