Gazeta amerikane: SHBA-të dhe Izraeli planifikojnë sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mes mandatit
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
TIRANA- Me nisjen sot të turneut më të madh europian të futbollit “Euro 2024”, në Tiranë janë ngritur disa “Fanzone”, si në sheshin “Skënderbej” apo te Stadiumi “Selman Stermasi”, ku sportdashësit, mund të ndjekin ndeshjet e këtij kampionati. Por ndjekje e ndeshjeve sportive në këto hapësira, ku hyrja do të jetë e lirë për të gjithë qytetarët, të cilët do të mund të shijojnë jo vetëm ndeshjet, por edhe birrën, apo ushqime, pritet të mos jetë avantazhuese për shtim të shitjeve, për prodhuesit e vegjël të birrës vendase.
Xhim Begeja, Kryetari i Shoqatës së Mikrobirrave ngre shqetësimin se prodhuesve të vegjël artizanalë nuk iu është dhënë mundësia të jenë të pranishëm me shitjen e birrës në hapësira dedikuar këtij eventi, për shkak të tarifave të larta. Për rrjedhojë ato janë të përballueshme vetëm nga importuesit.
“Në zonat kryesore në Tiranë ku do të ndiqen ndeshjet sportive, prioritet do të jetë shitja e birrës së importit. Ndërsa birrat vendase do të penalizohen nga pamundësia për të përballuar tarifat e lartë, për të qenë të pranishëm në zona sportive.
Duhet të ishin marrë masa për krijimin e zonave dedikuar tifozëve të sportit në sheshe të vogla, ku mund të përballoheshin nga prodhuesit artizanalë. Pasi mbajtja e këtij eventi të rëndësishëm sportiv, do të ndihmonte shumë në promovimin e prodhimit shqiptar, turizmit, por edhe shtim të konsumit nga turistët e huaj”.
Situata është e ngjashme edhe nga prodhues industrial të birrës vendas. Përfaqësues të Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase pohuan për Monitor se tarifat prej 30 deri 40 mijë euro për 1 muaj kampionat, janë të papërballueshëm për të qenë të pranishëm me shitjen e produktit të tyre në këto zona.
“Prania me dyqane për shitjen e birrës, në zonat më të mëdha, dikuar tifozëve, do të shërbente vetëm për marketing dhe jo për fitim, nisur nga kostot që duhet të paguash. Kjo kosto përballohet vetëm nga importuesit”, pohoi një nga prodhuesit e birrës vendase.
Prodhimi vendas të birrës prej gati 1 viti gjenden në vështirësi kostoje pas dyfishimit të akcizës që nisi zbatimin nga 1 janari 2023. Shtimi i kostove për prodhuesit vendas ka rritur peshën e birrës së importit në tregun shqiptar. Sakaq për shkak të çmimeve të ulëta të shitjes, birra e importit vijon të zgjerojë peshën në tregun shqiptar. Për janar-mars 2024 u prodhuan 6,8 milionë litra birrë, kundrejt 9,6 milionë litrave birrë të importuar. Në konsum për 3 muajt e parë të vitit pesha e birrës së importit ishte 59%, kundrejt peshës prej 55% që pati në 3 mujorin e parë të 2022-it.
Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artizanale për 1 litër birrë të prodhuar, po paguajnë 110% më tepër akcizë se më parë. Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues. Për të mbijetuar birraritë e vogla, sipas Kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare Xhim Begeja kanë rritur çmimet, por njëkohësisht kanë ulur sasinë e prodhimit për shkak të konkurrencës së birrave të importit.
Sakaq Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive Shqiptare kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e ligjit “Për akcizat” që unifikoi akcizën te prodhuesit vendas nga 1 janari 2023. Seanca e parë në Gjykatën Kushtetuese u zhvillua më 16 Maj dhe një tjetër për dëgjimin e konkluzioneve më 28 Maj. Ndërsa pritet dhënia e vendimit brenda këtij muaji. / Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të Kontratave Koncesionare, por për disa objekte si inceneratori i ...
Foto ilustruese TIRANË- Investimi i Deutsche Lufthansa AG prej 325 milionë euro në operatorin ajror ITA Airways të Italisë pritet ...
Moti TIRANË- Ditën e Premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshm...
pamje nga arrestimi HIMARË- Agjencia e Mbikqyrjes Policore në rajonin e Vlorës kanë arrestuaR një punonjës policie të Ko...
sokol mengjesi GREQI- Ka dalë nga intubimi, avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga tre persona 15 ditë më parë. S...
makina TIRANË- Një makinë në lëvizje ka marrë flakë pasditen e sotme në zonën e quajtur "Ish-shqiponja" në...
protesta TIRANË- Para Gjykatës Kushtetuese po zhvillohet protesta kundër tatimit të profesioneve të lira. Qytetarët me pankar...
TIRANË- Para Gjykatës Kushtetuese po zhvillohet protesta e qytetarëve kundër tatimit të profesionistëve të lirë. P&eum...
protesta TIRANË- Ka nisur protesta para Gjykatës Kushtetuese kundër tatimit të profesioneve të lira. Qytetarët kërkojn&e...
ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet me dije se 41-vjeçarit shqipta...